Sipas informacioneve të deritanishme të përfaqësive diplomatikokonsullare në SHBA, nuk ka denoncime për qytetarë të vdekur ose të lënduar të Republikës së Maqedonisë në sulmin në Las Vegas, informojnë nga MPJ e Maqedonisë. Për nevojën eventuale, ndihmë ose informacione, shtetasit e Maqedonisë mund të paraqiten në telefonin kujdestar në Ambasadën e Maqedonisë në Uashington: +1 102 66 70501.
Policia në Las Vegas kumtoi se të paktën 59 persona kanë humbur jetën, ndërsa 527 janë lënduar në sulmin e kryer dje në festivalin muzikor në Las Vegas. Personi i dyshuar për sulmin është identifikuar si Stiven Pedok (64) nga Nevada. Pedok u vetëvra para se policia të futet në dhomën e hotelit prej ku ka shtënë ndaj personave të pranishëm në koncert.

