Me iniciativë të ministrit grek të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias më 4 dhe 5 tetor në Selanik do të mbahet takim i shefave të diplomacive të Greqisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë, publikuan mediat greke. Ky do të jetë takimi i dytë i një formati të këtillë në kuadër të përpjekjeve të diplomacisë greke për përforcim të stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit transkufitar midis vendeve fqinje nga pjesa jugore e Ballkanit. Ngjarja do të jetë me rend dite më të gjerë dhe paraqet vazhdim të kontakteve të paradokohshme të Koxiasit me kolegët e tij nga këto tre vende gjatë Asamblesë së Përgjithshme të KB-së nga 18 deri më 22 shtator në Nju-Jork. Qëllimi i takimit diplomatik është që të konfirmohet bashkëpunimi institucional midis katër vendeve, të cilat duhet të zgjidhin çështje të sigurisë dhe të luftojnë kundër ekstremizmit, terrorizmit dhe radikalizimit. Njëkohësisht, këto vende u ballafaquan edhe me krizë të madhe të refugjatëve dhe emigrantëve, pasojat e së cilës i ndjejnë akoma. Për këtë arsye, ministrat e punëve të jashtme do t’i shqyrtojnë mundësitë për përgatitjen e pozitës së përbashkët gjatë zgjidhjes së këtyre çështjeve në bazë të vlerave evropiane dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
Data 28.08.2026
Aktuale
- MPJ konfirmon aksidentin në Slloveni: Kanë ndërruar jetë dy të mitur dhe një i rritur
- LSDM: Të hetohet si hyjnë mediat serbe në Maqedoni
- MPJ konfirmon aksidentin në Slloveni: Kanë ndërruar jetë dy të mitur dhe një i rritur
- Gjermania regjistron rritje të numrit të të papunëve në mbi 3 milionë në gusht
- VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në për përhapje të frikës lidhur me qendrat e të dhënave
- VMRO‑DPMNE: Filipçe shpërndan panikë sa herë që ka mundësi të re për Maqedoninë
- Iseni: Interesimi i shqiptarëve për Shkollën e Policisë “7 Maji” ka qenë i ulët
- Iseni: Shqiptarët nuk janë përjashtuar nga Akademia Policore, të flasim me fakte dhe jo me propagandë


