Author: Rilinda

Partia Demokratike Shqiptare mbajti tubimin e saj në Sllatinë, ku para një numri të madh të anëtarëve dhe simpatizantëve të PDSH-së folën, Ilmiasan Hasipi – kandidati për këshilltar nga Sllatina dhe kandidati për kryetar të komunës së Tearcës, Ruhan Iljazi, të cilët e shpalosën programin dhe ofertën e PDSH-së për këtë komunë. Iljazi theksoi se prioritetet e tij dhe ekipit të tij do të jenë programet zhvillimore, investimet në infrastrukturë, si dhe mbrojtjen e ambientit jetësor në komunën e Tearcës. Të pranishmëve në këtë tubim iu drejtua edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili mes të tjerash theksoi se…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar komune i Tetovës nga Lëvizja BESA, Bilal Kasami, i cili është edhe kryetari i kësaj partie, para banorëve të Reçicës së Vogël e paraqiti projektin për ndërtimin e shkollës në këtë vend. Ai theksoi se ka projekte konkrete me të cilat do të përmirësojë jetën e qytetarëve dhe u obligua se përmes parqeve teknologjike dhe inkubatorëve ekonomikë do ta zhvillojë ekonominë e komunës. Inkubatorët ekonomikë, tha ai, nënkuptojnë se ata që kanë ide, veçanërisht rritësit e bletëve, do të vijnë këtu, ndërsa të gjitha procedurat administrative dhe juridike do t’ia mbarojnë njerëzit e angazhuar në komuna. Mjafton…

Lexo më Shumë

Nën organizim të rrjetit nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare nëntë kandidat për kryetar komunash në komunat që gravitojnë në Pollog, kanë nënshkruar një marrëveshje të angazhimit publik, me këtë rrjet që nënkupton se nëse kandidatët e mundshëm për kryetarë komunash zgjidhen për kryetarë komune, ata obligohen që të angazhohen në drejtim të përmirësimit të shërbimeve për mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës familjare por edhe dhunës në përgjithësi. “Janë ftuar për të nënshkruar të gjithë kandidatët dhe kandidatet për kryetarë komunash në komunat e rajonit të Pollogut nga të gjitha partitë politike, të cilëve në…

Lexo më Shumë

Zv/ndihmës sekretari Amerikan i Shtetit Hojt Ji ka theksuar se është tejet e rëndësishme që Maqedonia të kundërshtojë ndikimin rus. Në një intervistë për emisionin “360 gradë” të Alsat M Ji theksoi se Maqedonia duhet të punojë në drejtim të forcimit të mediave të pavrura dhe t’i shmanget dezinformatave nga Rusia. “Shohim se Rusia po përpiqet të dekurajojë pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE. Është e rëndësishme që Maqedonia, duke punuar me ne, me BE-në dhe me partnerët në rajon, të vazhdojë të kundërshtojë ndikimet malinje nga çdo burim që do të vijë, të vazhdojë të…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 30-të, në të cilën do të shqyrtohet informacioni për gjendjet dhe progresin në procesin e integrimit evropian në pjesën e dinamikës së plotësimit të obligimeve të Planit 3-6-9. Para ministrave qeveritarë sot do të gjendet edhe informacioni për takimin e 13-të të Nënkomitetit për transport, mjedis jetësor, energjetikë dhe zhvillim rajonal midis Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë i cili e vlerëson progresin e vendit tonë në procesin e përafrimit të standardeve ndaj atyre të BE-së në këto sfera. Në seancën e sotme do të vihet në shqyrtim edhe…

Lexo më Shumë

Disa persona të panjohur dje rreth orës 17:30 në stacionin e autobusit në bul.”Kërste Misirkov” në Shkup, e kanë sulmuar fizikisht M.S. (20) dhe B.S. (19) që të dy nga fshati Mirkovc, pas së cilës janë larguar nga vendi i ngjarjes. Të lënduarve, informoi MPB, u është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku u janë konstatuar lëndime trupore. Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Sot në mengjes policia e Kumanovës me urdhër të inspektoriatit të Komunës ka marrë një akcion për prishjen e një shtëpie në lagjen e Trimave në Kumanovë. Ky gjest me prapavi poltike, ka revoltuar banorët e shumte, të cilët kanë tentuar te ndalojnë policinë. Asnjëherë më pare gjatë fushates zgjedhore nuk ka ndodh një gjë e tillë, kjo bëhet sipas gjitha gjasave për të krijuar frigë dhe presion ndaj votuesve shqiptare. Shtrohet pyetja a eshte kjo LSDM e bashkejeteses, a mundohet tju siguroje jete banoreve te Kumanoves duke tentuar te lë pa prag te shtëpise dhe pa kulm mbi kokë?…

Lexo më Shumë

Investimet e huaja të drejtpërdrejta në Maqedoni në gjashtë muajt e parë të vitit arrijnë 2.86 milionë euro. Me këto të dhëna, Greqia u gjend në vendin e shtatë mes investuesve të huaj në vend, publikoi Naftemboriki. Gazeta thekson se të dhënat i ka siguruar Byroja për lidhje dhe Byroja për çështje tregtaro-ekonomike të Greqisë në Republikën e Maqedonisë. Në shkrim theksohet se investimet greke në Maqedoni në gjysmën e parë të vitit 2017 janë më të mëdha në krahasim me vitin e kaluar. Në vitin 2016 shuma e përgjithshme e investimeve ka qenë 0,96 milionë euro. Në vend të…

Lexo më Shumë

Një eksploviz ishte aktivizuar mbrëmë gjysëm ore para mesnate në Saraj, prej nga u dëmtuan një pjesë e shtëpisë dhe vetura e pronarit. Fatmirësisht, në incidentin e mbrëmshëm nuk pati persona të lënduar. Sipas informacioneve nga MPB për AIM, lajmërimin në polici e bëri pronari i shtëpisë M.D nga fshati Saraj në orën 23:40. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer SPB Shkup si dhe sektori për antiterrorizëm. Deri tani nuk ka informacion se kush dhe përse e ka hudhur eksplovizin në oborr por policia është duke hetuar rastin në tërësi.

Lexo më Shumë

Kandidati i LSDM-së për Komunën e Kumanovës Maksim Dimitrievski, në takim me banorët e Lagjës së Trimave, tha se duhet të hiqet “hendeku” në mes qytetit që ka ndarë në dysh shqiptarët dhe maqedonasit si nga mentaliteti ashtu edhe nga kushtet ku jetojnë. Ai tha se deri më tani brenda qytetit të Kumanovës dallimi është i dukshëm në mes shqiptarëve, të cilët jetojnë sikur në Azi dhe maqedonasve, të cilët jetojnë sikur në Evropë. Por, Dimitrievski kërkon votën edhe të shqiptarëve, që përveç marrjes së fronit të komunës të kenë shumicën edhe në asamblenë komunale, që sipas tij, ndryshimet t’i…

Lexo më Shumë

Edhe pse fabrika e prodhimit të ujit mineral është mu në qendër të fshatit, hapësira e cila u takon banorëve të fshatit, në të nuk ka punësuar asnjë shqiptarë, edhe pse të gjithë janë të papunë! Edhe burimet, edhe fabrika për eksploatimin dhe përpunimin e ujit mineral “Pelisterka” i njohur në tregun të vendit dhe jashtë tij, gjendet mu në qendër të fshatit shqiptarë Mexhitli, fshat ky vetëm pesëqind metra larg kufirit dhe pikë-kalimit kufitar me Greqinë fqinje, shkruan gazeta KOHA. Eksploatimi i kësaj pasurie natyrore ka filluar diku në vitet e largëta të gjashtëdhjeta, fillimisht me teknologji primitive, pastaj…

Lexo më Shumë

Për të gjashtën herë me radhë, sot edhe një herë do të rifillojë festivali i filmit në Tetovë, i organizuar nga grupi artistik ODA. ”Tetova International Film Festival-2017” do të fillojë sot dhe do të vazhdojë deri më 7 tetor. Ceremonia e hapjes do të jetë sonte nga ora 20:00 me filmin ”Hunting Files” e Izer Aliut, producent nga Maqedonia që vepron në Norvegji. Ky film është realizuar në Maqedoni me kastën e aktorëve prej Norvegjia dhe gjithandej.

Lexo më Shumë