Partia Demokratike Shqiptare mbajti tubimin e saj në Sllatinë, ku para një numri të madh të anëtarëve dhe simpatizantëve të PDSH-së folën, Ilmiasan Hasipi – kandidati për këshilltar nga Sllatina dhe kandidati për kryetar të komunës së Tearcës, Ruhan Iljazi, të cilët e shpalosën programin dhe ofertën e PDSH-së për këtë komunë. Iljazi theksoi se prioritetet e tij dhe ekipit të tij do të jenë programet zhvillimore, investimet në infrastrukturë, si dhe mbrojtjen e ambientit jetësor në komunën e Tearcës.
Të pranishmëve në këtë tubim iu drejtua edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili mes të tjerash theksoi se mbështetjen që e kërkojmë ne si PDSH nuk do të kishte kuptim pa e dënuar pushtetin e deritashëm. Thaçi më tej premtoi se PDSH nëpërmjet kandidaturave të forta do të sigurojë donacione të jashtme që do të stimulojnë një zhvillim real ekonomik në vendbanimet shqiptare.
Data 28.08.2026
Aktuale
- MPJ konfirmon aksidentin në Slloveni: Kanë ndërruar jetë dy të mitur dhe një i rritur
- LSDM: Të hetohet si hyjnë mediat serbe në Maqedoni
- MPJ konfirmon aksidentin në Slloveni: Kanë ndërruar jetë dy të mitur dhe një i rritur
- Gjermania regjistron rritje të numrit të të papunëve në mbi 3 milionë në gusht
- VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në për përhapje të frikës lidhur me qendrat e të dhënave
- VMRO‑DPMNE: Filipçe shpërndan panikë sa herë që ka mundësi të re për Maqedoninë
- Iseni: Interesimi i shqiptarëve për Shkollën e Policisë “7 Maji” ka qenë i ulët
- Iseni: Shqiptarët nuk janë përjashtuar nga Akademia Policore, të flasim me fakte dhe jo me propagandë


