Kandidati për kryetar komune i Tetovës nga Lëvizja BESA, Bilal Kasami, i cili është edhe kryetari i kësaj partie, para banorëve të Reçicës së Vogël e paraqiti projektin për ndërtimin e shkollës në këtë vend.
Ai theksoi se ka projekte konkrete me të cilat do të përmirësojë jetën e qytetarëve dhe u obligua se përmes parqeve teknologjike dhe inkubatorëve ekonomikë do ta zhvillojë ekonominë e komunës. Inkubatorët ekonomikë, tha ai, nënkuptojnë se ata që kanë ide, veçanërisht rritësit e bletëve, do të vijnë këtu, ndërsa të gjitha procedurat administrative dhe juridike do t’ia mbarojnë njerëzit e angazhuar në komuna. Mjafton që ata të vijnë me idetë e tyre.
Do të kenë zyra të garantuara. Do të kenë procedura të garantuara. Mjafton që ata të vazhdojnë me zhvillimin e biznesit të tyre, sqaroi Kasami duke shtuar se volitshmëritë e tilla do të vazhdojnë për periudhën prej tre viteve me shpresë së më pas bizneset e hapura do të jenë të suksesshme dhe nuk do të kenë nevojë që të përkrahen nga komuna.
Data 28.08.2026
Aktuale
- MPJ konfirmon aksidentin në Slloveni: Kanë ndërruar jetë dy të mitur dhe një i rritur
- LSDM: Të hetohet si hyjnë mediat serbe në Maqedoni
- MPJ konfirmon aksidentin në Slloveni: Kanë ndërruar jetë dy të mitur dhe një i rritur
- Gjermania regjistron rritje të numrit të të papunëve në mbi 3 milionë në gusht
- VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në për përhapje të frikës lidhur me qendrat e të dhënave
- VMRO‑DPMNE: Filipçe shpërndan panikë sa herë që ka mundësi të re për Maqedoninë
- Iseni: Interesimi i shqiptarëve për Shkollën e Policisë “7 Maji” ka qenë i ulët
- Iseni: Shqiptarët nuk janë përjashtuar nga Akademia Policore, të flasim me fakte dhe jo me propagandë


