“Ali Ahmeti meriton çdo respekt për gjithë atë kontribut që ka dhënë për 40 vjet. E ka dëshmu se është kryeplak, vetëm ai dhe nuk e meritojnë tjerët. E meriton këtë fjalë dhe mendojë se ky epitet është ndoshta i vogël.”, theksoi Vesel Memedi, kreu i RDK-së në intervistën e tij të fundit në emisionin “Zig zag”. https://m.facebook.com/story.phpstory_fbid=1962992547294100&id=1491069824486377&refsrc=https%3A%2F%2Fm.facebook.com%2Fplugins%2Fvideo.php&_rdr
Author: Rilinda
Ushtruesi i detyrës kryetar i Gjykatës Themelore Shkup 1, Stojançe Ribarev ka konfirmuar se janë arrestuar disa persona, të cilët për momentin gjenden në gjykatë. Ai nuk ka konfirmuar zyrtarisht, por mediumet kanë shkruar se bëhet fjalë për dyshime për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare gjaët ndarjes së subvencioneve bujqësore. Sipas Ribarev, arrestimet kanë filluar ora 9 të mëngjesit, duke shtuar se nuk e din se sa është numri i saktë i personave të arrestuar dhe deri kur do të ketë arrestime. Sipas informatave të fundit të “sudstvo.mk”, numri më i madh i të arrestuarve janë nga Shkupi, por…
Gjykatës i Gjykatës Themelore Shkupi 1, Vlladimir Tufegxhiq, i cili ka udhëhequr hetimet për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës, i njohur si “Monstra” ka zbuluar se lënda i është dhënë atij 20 ditë pas kësaj masakre të përgjakshme që ndodhi më 12 prill 2012. Pasi që prokurorja Liljana Spasovska ditë më pare në Gjykatën Supreme në mënyrë të papritur kërkoi që të anulohen masat e dënimit për rastin “Monstra” dhe që lënda të rikthehet në fazën e pare në Gjykatën Themelore Shkupi 1, tanimë Tufegxhiq ka thënë për sdk.mk se dyshon se çfarë lënde dhe çfarë dëshmishë i…
Me rastin e Ditës ndërkombëtare të mësimdhënësve, 5 tetori, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska u dërgoi urim punonjësve të arsimit, ku cek se ata janë vegla thelbësore në procesin edukativo-arsimor dhe krijimin e gjeneratave të ardhshme të suksesshme, të cilat do të vazhdojnë ta udhëheqin vendin në rrugën drejt zhvillimit dhe prosperitetit të përgjithshëm shoqëroro-ekonomik. “Ekipi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe unë personalisht si ministre e Arsimit dhe Shkencës, jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e profesionit arsimues. Mu për këtë arsye, filluam proces të ndryshimeve të cilat do të thonë përmirësim i statusit shoqëror dhe dinjitetit…
Cilësia dhe siguria e ushqimit, shëndeti dhe të ushqyerit, është tema e Kongresit ndërkombëtar “Nutricon 2017”, që prej sot deri pasnesër do të mbahet në Shkup. Në ditën e parë të kongresit do të mbahet diskutim për ndikimin e innformacioneve për ushqimin, shëndetin dhe të ushqyerit nga Facebook mbi shëndetin e konsumatorëve dhe si shkenca duhet të luftojë me këtë. Është paralajmëruar pjesëmarrja e mbi 150 mjekëve, inxhinierëve, kompanive, dietolog, përfaqësues qeveritar, institucione ndërkombëtare nga fusha e shëndetësisë, si dhe prodhues të ushqimit cilësor dhe të sigurt. Kongresi mbahet në bashkëpunim me Grupacionin evropian për inxhinieri higjienike dhe dizajn dhe…
Dhuna në familje nuk ndalet, vijon edhe këtë vit në rajonin më të gjerë të Tetovës. Madje, këtë vit, sipas shifrave, ka një rritje të numrit të rasteve të denoncimit të dhunës, shkruan gazeta KOHA. Brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti, krahas dhunës klasike që ushtrojnë burrat ndaj grave po ashtu evidentohet edhe dhuna e djemve ndaj prindërve. Gjatë pjesës së parë të këtij viti, Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, deri te Prokuroria publike në Tetovë ka parashtruar 9 padi penale, kundër 10 kryerësve të dhunës në familje, edhe atë 7 persona do të përballen për…
Me filmin e shpërblyer gjerman “Çik” të regjisorit gjerman Fatih Akin, sonte në kinemanë “Milenium” do të hapet Edicioni i 13-të i Festivalit të filmit të ri gjerman në të cilin do të shfaqen edhe dhjetë tituj filmik bashkëkohor nga kinematografia gjermane. Pas hapjes së sotme, në të cilën fjalim do të ketë ambasadori i Gjermanisë në Maqedoni Tomas Gerberij, festivali nga nesër, 5 tetor, e deri në përfundim më 9 tetor do të mbahet në kinemanë “Frosina” në Qendrën kulturore për të rinj. Në programin e festivalit janë: filmi komiko-satirik “Ai është sërish këtu” në regji të David Vnent,…
Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur edhe sot me tubime dhe takime me qytetarët në shumë qytete dhe vendbanime, i prezantojnë programet zgjedhore për zgjedhjet lokale më 15-të tetor të këtij viti. Bashkimi Demokratik për Integrim do të realizojë takim me qytetarët në Kumanovë dhe Likovë. Lëvizja BESA sot organizon tubim me banorët në Tearcës. Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM-ja do të mbajë takim me qytetarët e Tearcës, Bervenicës dhe Jegunovcës, ndërsa në mbrëmje tubim në Tetovë. Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja në takime me qytetarët në Çuçer Sandevëdhe, ndërsa mitingje do…
Bashkëpunimi në sferën e sigurisë, bashkëpunimi ndërkufitar, lidhja energjetike, janë një pjesë e temave në të cilat do të përqendrohen ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë, Nikolla Dimitrov, Ditmir Bushati, Nikos Koxias dhe Ekaterina Zaharieva, në takimin katërpalësh në Selanik. Takimi mbahet me iniciativë të ministrit grek të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias. Ky do të jetë takimi i dytë i një formati të këtillë në kuadër të përpjekjeve të diplomacisë greke për përforcim të stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit transkufitar midis vendeve fqinje nga pjesa jugore e Ballkanit. Ngjarja do të jetë me rend dite…
Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira mesatare, si dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 20 deri në 26 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, si dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor . Temperatura do të lëvizë prej shtatë deri në 24 gradë Celsius.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1100811640049039/?fref=mentions
Kandidati i Lëvizjes Besa Rexhep Rexhepi ka dalur fitues nga debati CLICK i TV-21. Sipas anketës live të këtij emisioni Rexhepi ka qenë kandidati i pëlqyer në anketën live e cila ka zgjatur 10 minuta pas emisionit. Ai ka lënë pas kandidatin e Aleancës për Shqiptarët Isen Shabani, për të pasur me tre kandidatët tjerë të cilët kishin dallim të dukshëm në vota, Gajur Rushitin e BDI-së, Samir Aliun e PDSH-së si dhe Daut Demirin e LSDM-së. Përkrahja e Rexhepit të Besës ka vazhduar edhe pas mbylljes së anketës online, ku ai dukshëm ka rritur pëlqimet nga shikuesit e këtij…

