Author: Rilinda

Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur edhe sot me tubime dhe takime me qytetarët në shumë qytete dhe vendbanime, i prezantojnë programet zgjedhore për zgjedhjet lokale më 15-të tetor të këtij viti. Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbajë tubim në Saraj. Lëvizja BESA sot organizon takim me banorët në Studeniçanit. Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM-ja do të mbajë takim me qytetarët e Pllasnicës, ndërsa tubime në Makedonski Brod dhe Kërçovë.. Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja në takime me qytetarët e Dollnenit dhe Krivogashtanit ndërsa mitingje do të mbajnë në Krushevë dhe…

Lexo më Shumë

Moti sot pritet të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite me rritje të vranësirave, ndërsa në orët e mbrëmjes me rritjen e vranësirave në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë shi lokal. Reshjet gjatë natës do të zgjerohen ndaj pjesëve qendrore. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, e cila në orët e mbrëmjes do ta ndryshojë drejtimin në verior dhe do të përforcohet. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 22 deri në 28 gradë Celsius.…

Lexo më Shumë

Delvina KËRLUKU Zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar u manifestuan me një dukuri të re, e që ka të bëjë me numrin mjaft të madh të votës shqiptare të derdhur në kontot e partive maqedonase, konkretisht të LSDM-së. Përflitet se ky numër mund të ketë qenë edhe 70.000, që është pak e besueshme, por se ka qenë 35 – 40,000, as që diskutohet. U ngrit zhurmë e madhe për këtë lloj votimi, pasi i kalon përmasat e normales. Kjo s’do të thotë se në të kaluarën shqiptarët nuk i kanë votuar maqedonasit dhe partitë e tyre, por numri ka…

Lexo më Shumë

Aleanca për shqiptarët dhe funksionarët e saj nuk njihen të jenë njerëz të fjalëve boshe e aq më pak njerëz të shpërndarjes së mashtrimeve në opinionin publik. Për Aleancën në radhë të parë është qytetari dhe mirëqenia e tij. Në këtë drejtim z. Arben Taravari jo vetëm gjatë karrierës së tij politike por edhe gjatë tërë jetës së tij ka dëshmuar se është mbi të gjitha njeri, është person i cili njihet që të ju ketë dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve që i janë drejtuar, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike dhe fetare. Edhe pse aspak nuk dëshirojmë…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë, Shkëlqesia e Tij, z.Kristian Timonie, i shoqëruar nga drejtori i Institutit Francez në Shkup, z.Emanuel Rember, zhvilloi një vizitë punë në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ku u takua me drejtorin dhe punëtorët shkencor të Institutit. Ambasadori Timonie theksoi se e çmon shumë punën e Institutit shqiptar, në drejtim të zbardhjes së të vërtetave historike, dhe se duhet të punojmë më shumë të gjithë bashkërisht rreth gjërave që na bashkojnë si popuj me gjuhë dhe kultura të ndryshme. Diplomatët francezë theksuan nevojën e shkëmbimit të përvojave, dhe të…

Lexo më Shumë

“Garda e vjetër” e VMRO-DPMNE-së njoftoi do të kyçet aktivisht në gjitha aktivitetet e reformatorëve. Ish-deputetja e VMRO-DPMNE-së Gjulistana Markovska, theksoi se ndryshimet janë fenomen natyror dhe gjithçka që fillon duhet të përfundojë. “Është mirë që VMRO-DPMNE për një periudhë të jetë në opozitë, për ta kuptuar faktin se ku ka gabuar dhe të përmirësojë ato gabime. Ne nuk kërkojmë që VMRO-DPMNE-ja të ndahet, vetëm kërkojmë reforma të brendshme në parti, gjegjësisht dorëheqje të kryetarit Nikolla Gruevski dhe të disa personave jerë në krye të partisë”, tha Markovska. Ndërsa Mihail Panovski njëri nga anëtarët e parë të partisë, tha se…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska në cilësi të bashkëkryesueses mbajti fjalim në hapjen e Takimit të 10-të rajonal evropian të Organizatës Ndërkombëtare të Punës që u mbajt në Stamboll. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtuan se Carovska e ka theksuar rëndësinë e dialogut social në përpjekjet për uljen e varfërisë dhe sigurimin e punës dinjitoze. Në suaza të takimit rajonal, Carovska ka realizuar edhe takime dypalëshe me delegacionin bullgar dhe kroat. Krahas këmbimit të përvojave, në takimet është dakorduar edhe nënshkrimi i memorandumit dhe programit për bashkëpunim të ndërsjellë në të ardhmen. Takimi rajonal evropian…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me përfaqësues të Këshillit nacional rinor, me të cilët kanë arritur marrëveshje për hapa konkrete bashkëpunimi. Pres-shërbimi qeveritar kumtoi se në takim janë shqyrtuar nisma për gjetje të zgjidhjes së përhershme të qëndrueshme buxhetore për Këshillin nacional rinor dhe propozim-vendimet konkrete për inkluzivitetin e të rinjve, sidomos si korrigjues në krijimin e politikave në nivel të trupave qeveritarë. “Personalisht e konsideroj veten si politikan që është mbështetës i të rinjve dhe politikave rinore që nga periudha kur kam qenë kryetar komune. Tani nga pozicioni i kryeministrit, do të përpiqem përmes reformave të buxhetit t’i…

Lexo më Shumë

Kompania kineze “Sinohidro” kërkon nga qeveria edhe 143 milionë euro shtesë për punët e paparashikuara në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër. Qeveria do ta diskutojë këtë, ndërsa akoma nuk ka bërë llogaritje përfundimtare për dëmet nga gabimet në ndërtimin e autostradës, përcjell Telegrafi. “Llogaritja e të gjitha gjërave shtesë që dikush ka harruar t’i bëjë, do të bëhen për të qenë të qarta, precize dhe të sakta. Në të njëjtën kohë kur llogaritja të përfundojë dhe kur aneksi të hartohet dhe të jetë në fazën e nënshkrimit, opinioni do të informohet plotësisht dhe me saktësi”, tha për TV24, zëdhënësi i qeverisë,…

Lexo më Shumë

Komisionari i lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare, Lamberto Zanier (Lamberto Zannier), sot qëndroi për vizitë në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë. Ai u takua me rektorin, Prof. Dr. Zamir Dika dhe me anëtarët tjerë të menaxhmentit të Universitetit të Evropës Juglindore. Rektori Dika, e njoftoi komisionarin Zanier, me zhvillimet aktuale në Universitet dhe me gjendjen e përgjithshme të arsimit të lartë në Maqedoni. “Universiteti ynë vazhdon të mbetet i përkushtuar në promovimin e misionit të tij për avancimin e arsimit në gjuhën shqipe, por edhe në krijimin e kushteve dhe nxitjen e studentëve për të studiuar në…

Lexo më Shumë

“Si duket gjatë ditëve në vijim do të kemi reshje të borës, formimin e shtresës së bardhë si dhe rënie të menjëhershme temperaturash për 15 gradë”, këtë e paralajmërojnë meteorologët për vikendin që vijon. “Rënie të dëborës do të ketë veçanërisht në pjesët veriore, ku shtresa e borës është e mundur lëshohet edhe në vende më të ulëta, më pak se 1500 metër lartësisë mbidetare, ku do formojë shtresën e borës”. “Nën ndikimin e stuhisë së ajrit të lagësht dhe të ftohtë prej të premtes, kah fundi i ditës do të kemi mjegulla të shumta si dhe do të ketë…

Lexo më Shumë

trategjia kombëtare për kulturë është përgatitur si draft-version dhe do të duhet kohë e gjatë që ajo të realizohet, deklaroi ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska. Ajo shtoi se strategjia kombëtare nuk përfshinë gjuhën maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Lexojeni strategjinë kombëtare dhe saktësisth mund të shihni në çfarë drejtimi shkon shteti. Gjuha maqedonase, si më e rëndësishmja, nuk ekziston në atë strategji”, tha Kançeska Milevska. Ajo gjithashtu tha se nëse bëhet retrospektivë dhe analizë derl se LSDM nuk ka ndjenja përkatësie në fushën e kulturës dhe përfshirje në zhvillimin kulturor.

Lexo më Shumë