Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë (OKM), Asociacioni për nisma zhvillimore ‘Zenit’ dhe Shoqata e agro-gazetarëve ‘Media plus’ sot do të promovojnë aplikacionin “Rruga organike” për telefona celular. Aplikacioni mundëson kërkim dhe planifikim të vizitës te prodhuesit e ushqimit organik në Maqedoni, restorante, shitore dhe objekte turistike të cilat ofrojnë ushqim organik. Është përgatitur në kuadër të projektit “Kaloni në organike-konsumatorët në fokusin e politikave bujqësore”, financuar nga Bashkimi Evropian me qëllim të ngritjes së vetëdijes publike dhe rritjes së besimit të konsumatorëve në prodhimin organik, dobitë e tij shëndetësore, ekologjike dhe shoqërore.
Author: Rilinda
Gati dy vjet pasi kishte filluar, gjykimi për të ashtuquajturin “Grupi i Kumanovës”, ka ardhur në pikën e fundit. Shkalla e parë, vendimin e saj për të akuzuarit do ta shpallë më 17 tetor, raporton KTV. Por, mbrojtja qysh tani ka sytë në shkallët e tjera të drejtësisë, pasi që thotë se trupi gjykues, në shumicën e kohës ka qenë në vijë të njëjtë me prokurorinë, dhe nuk kanë shpresë në një vendim të drejtë. Naser Raufi, avokat që përfaqëson 12 nga të akuzuarit, përmend faktin se qindra prova të propozuara e dëshmitarë që janë kërkuar për të dëshmuar, janë…
Shefi I dplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov mohon që me kolegun e tij grek të ketë folur për revision të librave të historisë në Maqedoni. Sipas Dimitrov në takim është folur për të ardhmen e përbashkët të rajonit. Por nga ana tjetër shefi I diplomacisë greke Nikos Koxijas që nga 29 shtatori pati deklaruar se më 4 nëntor nëj komision I përzier greko-maqedonas do të bëjë revizion të librave të historisë në Maqedoni dhe do të heqë të gjithë shembujt të cilat sipas Athinës shpërndajnë iredentizëm.
Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur sot (e shtunë) me tubime dhe takime me qytetarë e vazhdojnë fushatën zgjedhore. Bashkimi Demokratik për Integrim do të ketë takime me qytetarë në Banjat e Dibrës, ndërkaq Lëvizja BESA organizon takime me qytetarë në Dibër. Aktivitetet e sotme koalicioni “Jetë në Maqedoni”, i kryesuar nga LSDM do t’i fillojë me takime me qytetarë në Çeshinovë Obleshevë dhe Zërnovc, ndërkaq tubime do të mbajë në VInicë dhe Koçan. Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE do të mbajë takime me qytetarë në Rankovc dhe Nagoriçan të Vjetër dhe tubime në Kratovë,…
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë lëshoi dhe vuri në qarkullim katër monedha të reja për qëllime koleksioni. Bëhet fjalë për monedhat “Viti i qenit – viti i pasur i qenit”, “Viti i qenit – vit i sigurt i qenit”, “Labirinti rus” dhe “50 vjet nga Akademiа e Shkencës dhe Arteve të Maqedonisë”. Në pjesën e përparme, të monedhës “Viti i qenit – viti i sigurt i qenit” në qendër të monedhës janë prezantuar stema e Republikës së Maqedonisë dhe viti i lëshimit të monedhës “2018”. Këto monedha janë punuar nga argjendi Ag925, me peshë prej 28.28 g, pastërti të…
SPB Shtip ka ngritur kallëzim penal për kryetarin e Komunës së Berovës, Dragi Naxhinski, (59) për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, gjegjësisht për shkak të asaj që pa vendim dhe pa urdhër për udhëtim ka shfrytëzuar makinën e komunës për nevoja personale. Në njoftimin e MPB-së thuhet se i padituri si person zyrtar, kryetar i Komunës së Berovës, në periudhën prej muajit korrik të 2015 deri në korrik të 2017, në disa raste ka shfrytëzuar pushtetin zyrtar dhe ka përdorur makinën e komunës. Sipas MPB-së, Naxhinski në 32 raste për nevojat e tyre personale dhe për nevojat e personave…
Shkupi do të bëjë gjithçka që mundet që ta zgjidh çështjen e emrit të vendit me Greqinë, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov për agjencinë shtetërore greke të lajmeve ANA MPA pas përfundimit të takimit dytë dyditor të ministrave të Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë në Selanik. Siç njoftoi agjencia, duke iu përgjigjur pyetjes nëse mund të shihet një zgjidhje për problemin në të ardhmen e afërt, Dimitrov tha se do ta bëjnë më të mirën. “Sot dua të qëndroj në ‘fotografinë e madhe’. Me qëllim që ta zgjidhim çështjen e emrit dhe ne kuptohet…
Avancimi i bashkëpunimit edhe ashtu të mirë mes Maqedonisë dhe Gjermanisë ishte temë bisedimi në takimin e djeshëm të punës mes ministrit për rregullativë për përmirësim të klimës investuese për ndërmarrjet vendore, Zoran Shapuriq dhe drejtorit të Delegacionit të ekonomisë gjermane në Maqedoni, Patrik Martens. Drejtori i Delegacionit të ekonomisë gjermane Martens, informojnë nga Kabineti i ministrit Shapuriq, e njoftoi ministrin me përgatitjet e Delegacionit për vendosjen e pilot projektit për edukimin e personelit teknik të punësuar në fabrika vendore dhe në fabrikat e investuesve të huaj, me theks të posaçëm në mirëmbajtjen e pajisjes së sofistikuar dhe makinave të…
Kthimi i TVSH-së në mënyrë serioze paguhet në firma, injektohet likuiditet, ndërsa madje nuk ka firma të favorizuara gjatë pagesës nga kasaforta, porositi ministri i Financave, Dragan Tevdoski në takimin me kompanitë nga rajoni i Dellçevës. “Gjëja kryesore në këto muaj është lirimi i klimës afariste, të mos ketë presione dhe tensione, edhe në gjithë këtë periudhë, kthimi i TVSH-së seriozisht paguhet, nuk ka firma të favorizuara në kasafortë dhe shumë më shumë është kthyer tek firmat si kthim i TVSH-së, do të thotë firmat injektohen me likuiditet”, tha Tevdoski. Në takim lidhur me rritjen e pagës minimale, Tevdoski theksoi…
Në Gjykatën Themelore Shkup 1 sot duhet të vazhdojë gjykimi i Pançe Angellov, për sulmin ndaj Radmilla Shekerinskës në Kuvend më 27 prill të këtij viti. Seanca paraprake, më 19 shtator, u anulua me kërkesë të avokatit të të akuzuarit, i cili kërkoi kohë që të përgatitet për procedurën gjyqësore.
Maqedonia njihet si shtet që duhet të punojë shumë në përfaqësimin e femrave nëpër listat për zgjedhje. Numri i femrave edhe në këto zgjedhje është vetëm ilustrues. Këtë e tregon edhe raporti i shërbimit ”Mojot Izbor” nga Instituti për Demokraci Societas Civilis. 245 kandidatë janë meshkuj ndërsa 15 janë femra, nga gjithësejt 260 kandidatë që garojnë për zgjedhjet lokale në 84 komuna dhe për Bashkinë e Shkupit. Nga 260 kandidatë, 54 janë kandidatë që rikandidojnë për të parin e komunave.
Sot e kësaj dite ka shkolla të mesme, të cilat kanë më pak se 0.5 metër katrorë hapësirë për kokë nxënësish. Janë rreth 10 mijë nxënës në nivel të shtetit (9576), të cilët mësojnë në objekte të këtilla e, që në numrin e përgjithshëm të nxënësve të shkollave të mesme (47306), përbëjnë më tepër 20 për qind. Rastësisht ose jo, numri më i madh i këtyre objekteve shkollore gravitojnë në komuna me popullsi dërmuese shqiptare. Hapësirat shkollore që shfrytëzojnë nxënësit, ashtu si edhe cilësia e objekteve në të cilat mësojnë, është padyshim një faktor determinues edhe për cilësinë e mësimdhënies…

