Author: Rilinda

Pa ujë sot nga ora 11 do të mbeten konsumatorët në rrugën “Butelska” respektivisht krahët e rrugës me numra çift nga nr. 2 deri në nr. 12. Siç informon QRMK nga Shkupi, ndërprerja është për shkak të rikonstruksionit të rrejtit të ujësjellësit në rrugën “Butelska” nr. 2 në lagjen e Butelit. Ndërprerja do të jetë deri në përfundimin e intervenimit.

Lexo më Shumë

Taksa radiodifuzive duhet të paguhet deri në muajin shtator, thonë nga Drejtoria e të hyrave publike duke apeluar te qytetarët dhe kompanitë që të paguajnë borxhet për këtë tarifë. “Qytetarët dhe kompanitë kanë detyrim të paguajnë të gjitha borxhet për taksën radiodifuzive për periudhën janar 2011 – shtator 2017. Për të gjitha rastet specifike, për të mbyllur siç duhet kartat financiare që Zyra për të Ardhurat Publike lëshon për obligacionet e taksës radiodifuzive, qytetarëve dhe kompanive, informata shtesë do të publikohen në faqen tonë të internetit “, thonë nga DAP. Zyra e të ardhurave publike nuk do të lëshojë fletpagesë…

Lexo më Shumë

“Vendimet merren ad hoc, merren vendime kur ka përplasje brenda klaneve. Shpesh ndodh që kandidatët dalin në momentin e fundit, duke mos e ditur as vet kandidati se do të jetë kandidatë për kryetar komune ose deputetë”. Kështu është shprehur njohësi i rrethanave politike, Xhelal Neziri në emisionin “Agora”- Lajm TV, në lidhje me vonesën e kandidaturëve dhe mosseriozitetin e partive politike ndaj qytetarëve, duke spikatur më shumë interesin partiak apo klanor sesa atë qytetar. https://www.youtube.com/watch?v=px0hiXTiuLE

Lexo më Shumë

Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur sot me tubime dhe takime me qytetarë e vazhdojnë fushatën zgjedhore. Bashkimi Demokratik për Integrim do të ketë takime me qytetarët në Ohër dhe në Strugë. Lëvizja BESA ka organizuar takim me qytetarët e Zhelinës, ndërsa kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Bashkim Bakiu do të ketë takim me qytetarët në Saraj. Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM do të mbajë tubim qendror në Shkup. Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE do të mbajë takime me qytetarët në Vasilevë, Novo Sellë, Bosilevë dhe Konçe dhe tubime në…

Lexo më Shumë

Prodhimi organik në Maqedoni ballafaqohet me sfida të mëdha. Ende nuk ka njohuri të mjaftueshme, as kërkesë për prodhimet organike. Tregu përfshin vetëm Shkupin, në përqindje të vogël njerëz të ndërgjegjshëm nga ana shëndetësore, u tha në promovimin e aplikacionit “Rruga organike”, që e organizoi Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë (OKM), Asociacioni për nisma zhvillimore “Zenit” dhe Shoqata e agro-gazetarëve “Media Plus”. Siç deklaroi Vasko Petrushevski, prodhuesi i ushqimit organik në fshatin Oreshan, tendenca e prodhuesve është që ta bëjnë ushqimin organik të aksesueshëm, për të githë blerësit, por për këtë duhet të punohet akoma shumë. Në këtë drejtim, ai…

Lexo më Shumë

Nën organizimin e Instituti Ndërkombëtar i Mendimit Islam (IIIT) dhe Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC), në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara (CNS) – Sarajevë dhe Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, u mbajt konferenca e tretë ndërkombëtare me temë “Medresetë shqiptare në kohën e sotme: kurrikulat dhe tekstet shkollore”, në të cilën morrën pjesë profesorë, akademikë, punonjës të arsimit islam, si dhe përfaqësues të bashkësive islame nga Maqedonia dhe rajoni. ”Medresetë kanë qenë, janë dhe mbeten institucionet arsimore islame me traditën më të gjatë të mësimdhënies së rregullt në planin fetar e kombëtar dhe që…

Lexo më Shumë

Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski në intervistën javore të Radios Evropa e Lirë, thekson se lista zgjedhore paraqet bazë të mirë për zgjedhje të lira dhe demokratike më 15 tetor. “KSHZ me konsensus miratoi vendimin për listën zgjedhore dhe vlerësojmë se i njëjti paraqet bazë të mirë për zgjedhje të lira dhe demokratike. Indikator i mirë paraqet edhe numri i madh i qytetarëve të cilët morën pjesë në shqyrtimin publik të listës zgjedhore për të korrigjuar të njëjtin. Po ashtu kjo listë u kontrollua edhe nga partitë politike. Ndërsa indikator paraqet edhe fakti që kemi pranuar vetëm 30 kërkesa për…

Lexo më Shumë

Stimulimi i blegtorisë me fonde komunale në vendbanimet rurale, përmirësimi i infrastrukturës rurale, rikonstruimi i kanalit për ujitjen e fushës në fshatin Bajnicë – Banjeshnicë – Turçan i Vogël dhe Çajlë, ndërtimi i pendës për kanalin e ujitjes në Çegran, si dhe mbështetja e bujqve dhe blegtorëve për shfrytëzimin e beneficioneve nga fondet qeveritare, fondeve IPARD dhe fondeve të tjera, hapja e rrugëve për në stane, do të vazhdojnë të mbetet prioritet për Pushtetin Lokal në Gostivar edhe në mandatin e ri katërvjeçar. Mbi këto prioritete, Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe njëherit kandidat në zgjedhjet e 15 tetorit, z.…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagështa në vende të caktuara. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë qyteteve është mesatar, ndërsa në vend kalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedoni. Rekomandohet vozitje me kujdes, përshtatje e shpejtësisë dhe respektim i sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Lexo më Shumë

Partia Demokratike Shqiptare sonte mbajti tubimin e saj në Tetovë.. Dauti në fjalimin e tij tha se prioritetet e tij dhe ekipit të tij do të jenë investimet në infrastrukturë, stimulimi i ekonomisë vendase, rregullimi i kaosit trafik, menaxhimi i mirëfilltë me mbeturinat në këtë qytet, uji i pijshëm, ruajtja e ambienti jetësor dhe shumë projekte tjera, që kanë për qëllim rregullimin e kaosit urban që mbretëron në Tetovë si dhe rikthimin e shpresës së humbur tek shqiptarët e Tetovës nga, siç thuhet, keqqeverisja e BDI-së. Të pranishmëve në këtë tubim i ju drejtua edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi,…

Lexo më Shumë

Një person i panjohur mbrëmë duke u kërcënuar me thikë, ka kryer një plaçkitje në një barnatore në lagjen Butelska në Shkup. Siç informon Ministria e Brendshme, mbrëmë në 21:05, një e punësuar në barnatoren në lagjen Butelska ka raportuar se një person i panjohur dhe i maskuar ka kryer plaçkitjen. Personi ka kërcënuar me thikë të punësuarën, duka ia marrë qarkullimin ditor, ndërsa më pas ka ikur në drejtim të panjohur. Nga MPB njoftojnë se do të ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë