Partia Demokratike Shqiptare sonte mbajti tubimin e saj në Tetovë..
Dauti në fjalimin e tij tha se prioritetet e tij dhe ekipit të tij do të jenë investimet në infrastrukturë, stimulimi i ekonomisë vendase, rregullimi i kaosit trafik, menaxhimi i mirëfilltë me mbeturinat në këtë qytet, uji i pijshëm, ruajtja e ambienti jetësor dhe shumë projekte tjera, që kanë për qëllim rregullimin e kaosit urban që mbretëron në Tetovë si dhe rikthimin e shpresës së humbur tek shqiptarët e Tetovës nga, siç thuhet, keqqeverisja e BDI-së.
Të pranishmëve në këtë tubim i ju drejtua edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili mes tjerash theksoi se me votë për PDSH-në duhet ndëshkuar pushtetin që e solli Tetovën në këtë gjendje kaotike.
“Me fitoren e PDSH-së në zgjedhjet lokale ne do të japim një mesazh, se aty ku duhet të jetë vendimmarrja për shtetin duhet të pyeten barabarsisht shqiptarët, e jo të përhapen muhabete se në komunat shqiptare tash në këto zgjedhje do të jenë vendimmarrës maqedonasit”, tha më tej Thaçi.
Mesazhi që duhet përcjellur është se vota për PDSH-në do ta shtynë bashkësinë ndërkombëtare që edhe më shumë të angazhohet për t’i ecur proceset përpara./Almakos
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1475276502508333&id=275355619167100&__tn__=%2As%2As-R

