Author: Rilinda

Me rigjykim eventual të rastit “Monstra” ka gjasa që të propozohen biseda të përgjuara telefonike me të cilat të paktën do të tentohet të dëshmohet pafajësia e të dënuarve. Avokati i disa prej të akuzuarve në këtë rast Naser Raufi, tha se bisedat telefonike që i ka dëgjuar edhe vetë, janë të përgjuara në mënyrë ilegale, por për hirë të interesit publik do t’i propozojnë si prova shtesë. “Nuk e di a ka këtë material Prokuroria Speciale, mendoj se e posedojnë, por ne si avokat nuk e kemi këtë bisedë. Është ilegale, por mendoj se do ta pranojnë pasi bëhet…

Lexo më Shumë

Prokurorja Speciale Katica Janeva përjashton mundësinë që të dënuarit në rastin “Monstra” të lirohen nga burgu në rast rigjykimi. E pyetur nga Televizioni Shenja nëse nga ajo që e kanë të njohur si prokurori, ka mundësi që të dënuarit të mbrohen nga liria, Janeva e habitur u përgjigj se për herë të parë dëgjon një tezë të tillë, përcjell Almakos. “Për herë të parë dëgjoj diçka të këtillë. Nuk është e vërtetë. Ne i kemi materialet e përgjimeve dhe po i dëgjojmë me vëmendje. Në bazë të atyre dëshmive do të veprojmë”. Me rigjykim eventual të rastit “Monstra” ka gjasa…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor i ka publikuar udhëzimet në lidhje me edukimin e votuesve për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 15 tetor. Udhëzimet janë publikuar në 7 gjuhë, më poshtë mund t’i lexoni: Zgjedhësi, për ta realizuar të drejtën zgjedhore në Zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 15 tetor 2017, në vendvotimin e tij mund të paraqitet vetëm njëherë. Zgjedhësi, për zgjedhjet lokale pranon dy fletëvotime (një për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit dhe një për zgjedhjen e Kryetarit të komunës). Në zgjedhjet lokale për Qytetin e Shkupit dhe komunave të Qytetit të Shkupit, zgjedhësi pranon katër…

Lexo më Shumë

Fushata për zgjedhjet lokale në Maqedoni hyn në javën përfundimtare. Programin zgjedhor para elektoratit, kryesisht e prezantojnë kandidatët e partive të ndryshme politike, të cilët janë futur në garën zgjedhore përderisa kandidatët për këshilltarë komunalë pothuajse nuk duken fare. Njohësit e çështjeve politike thonë se në Maqedoni ende faktor përcaktues për atë se kë do t`ia besojnë votën qytetarët mbetet partia e cila e ka deleguar dhe kryetari i partisë, megjithëse në këto zgjedhje mund të ketë kthesë vetëm sa i përket kandidatit për kryetar komune, që mund të marrë më shumë ose më pak vota se partia që ka…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim në Kumanovë nuk po mundet ta rimerr veten, nga humbja e fundit në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit 2016. Pritja me gurë nga elektorati shqiptarë në zgjedhjet parlamentare nuk i ka dhënë hapësirë Ali Ahmetit dhe strukturës së BDI-së në Kumanovë të organizojnë tubim në qytet. Burime partiake për gazetën Lajm thonë se një pjesë e strukturës lokale është e pakënaqur nga përpilimi i listës së kandidatëve për Këshill komunal dhe si pasojë kanë ngrirë aktivitetet partiake. Tregues ky që garanton edhe një humbje të thellë të BDI-së në bastionin e dikurshëm- qytetin e Kumanovës. Bashkimi Demokratik…

Lexo më Shumë

Ambasadori i SHBA-së Vasko Naumovski me siguri nuk do të jetë më negociues në çështjen e emrit të Maqedonisë. Qeveria mendon të propozojë përfaqësues të ri në negociatat me Greqinë që zhvillohen nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, publikoi Faktor Magazinë, njofton Portalb. Tani për tani akoma nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Naumovskin mandati i të cilit skadon vitin e ardhshëm. Sipas njohurive të Faktor Magazinë, shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov nuk ka besim te Naumovski dhe tashmë mendon se kush mund ta zëvendësojë atë. Për shkarkimin e tij pëlqim duhet të jep edhe shefi i shtetit dhe…

Lexo më Shumë

Pesë ditë deri tek heshtja parazgjedhore dhe për këtë janë aktivizuar anketat por edhe partitë politike në terren. Anketa e Dimitrija Çupovskit vjen tre ditë pas anketës së Brima Gallup. Tek partitë shqiptare e para është BDI-ja me 4.2% të votave, gati e barazuar me Lëvizjen Besa me 3.9%. Aleanca për shqiptarët e Ziadin Selës do të ketë 2% ndërsa për partitë tjera do të votonin. 2.9%. Sa i përket taborit politik shqiptar, anketat e institutit Dimitrija Çupovski janë treguar shumë më të sakta se ato të Brima Gallupit edhe pse ka treguar tendenca për favorizim të BDI-së, pasi ky…

Lexo më Shumë

Seanca për rastin “Sopoti” përsëri u anulua me kërkesë të avokatëve të cilët kërkuan kohë për përgatitje pasi tashmë ky rast është në duar të Prokurorisë Speciale Publike dhe madje ka edhe trup të ri gjykues. Meqë tani ka trup të ri gjykues dhe PSP, kërkohet anulimi i seancës. Seanca të prolongohet për periudhë shumë të shkurtër. Ngjarja tashmë ka 15 vjet që ka ndodhur prandaj na duhet pak kohë për provat e reja”, tha Vullnet Paçuku. Seanca gjyqësore për rastin “Sopot” në të cilin 10 persona akzohen për veprën “terrorizëm”, është shtyrë për datën 18 tetor. ******** Në gjykatën…

Lexo më Shumë

Konferencë e titulluar “Modeli i trupit parandalues për antikorrupsion: si funksion modeli i tanishëm dhe a ka nevojë për ndryshime?” do të mbahet sot në organizim tëQendrës së Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe Transparenca Maqedonia(TM). Në konferencë, fjalim do të ketë Drago Kos, kryetar i grupit punues i Organizatës për zhvillim dhecbashkëpunim ekonomik (OECD) për mitmarrje në marrëdhënie afariste ndërkombëtare dhe ishkryetar i Komisionit antikorrupsion në Slloveni. QMBN do t’i prezantojë rezultatet nga ndjekja e punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në periudhën nga janari deri në qershor të vitit 2017. TM do ta prezantojë analizën…

Lexo më Shumë

Në gjykatën penale në Shkup për sot është caktuar seancë e re gjyqësore për rastin “Sopoti”. Seanca e kaluar u anulua për shkak udhëtimit zyrtar të gjykatësit. Ky rast daton që nga viti 2003 ku akuzohen shqiptarë të fshatit Sopot për gjoja, sulmin ndaj kontingjentit të NATO-s. Atëherë mbetën të vdekur tre persona, dy ushtarë polak të NATO-s dhe një qytetar maqedonas nga këto anë.andaj dhe kërkohet konfiskimi i saj. Për ngjarjen u dënuan 11 persona nga fshati Sopot. Edhe nga bisedat e përgjuara të publikuara në vitin 2015-të, u bë e qartë se aktgjykimi është miratuar pa dëshmi të…

Lexo më Shumë

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në klinikën për fëmijë në Shkup, ku një fëmjië ka humbur jetën dje rreth orës 15. Pas përkeqësimit të gjendjes, fëmija është shtruar në repartin për kujdes intensiv në Klinikën për sëmundje të fëmijëve. Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se i është dhënë kujdesi i duhur fëmijës në fjalë por ai ka ndërruar jetë në ora 15 gjatë ditës së djeshme. Fëmija është dërguar në spital me shenja të sepsës dhe meningjitit. /albeu.com

Lexo më Shumë

Në kuadër të projektit klimatik “CityTree”, sot në Tetovë do të mbahet tryezë e rrumbullakët me temë “Biznes-aksion me përgjegjësi shoqërore për klimën” në organizim të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup dhe Qendrës për hulumtim dhe informim për mjedisin jetësor “Eko-ndërgjegje”. Në konferencë do të mbajnë fjalim zëvendës-ministri i Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Tomas Gerberih.

Lexo më Shumë