Author: Rilinda

Lëvizja “Nëna dhe fëmija” përmes një letre të hapur drejtuar kryeministrit Zoran Zaev dhe pjesëtarëve të qeverisë, kundërshton ashpër marrëveshjen e paralajmëruar të nënshkruhet gjatë ditës së sotme, me të cilën parashihet që në tremujorin e vitit të ardhshëm fabrika Jugohrom të fillojë me punë. “Ne e dijmë mirë që periudha e nevojshme për instalim te filtrave ekologjik ne fabrikën Jugohrom do të duhet të zgjasë 2 vite të plota, andaj rinisja me punë e fabrikës Jugohrom e paralajmëruar të bëhet për mars ose prill 2018, do të bëhej pa instalim të filtrave, gjë që ne si lëvizje nuk do…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i LSDM-së Oliver Spasovski dje ka pasur takim me banorë të komunës Ilinden ku ka kërkuar mbështetje të fuqishme për kandidaten për kryetare të komunës Martina Ivkovska dhe listën e këshilltarëve të LSDM-së dhe koalicionit. “Sjellim pension social shtetëror për çdo qytetar në Maqedoni me 64 vjet. Kush nuk ka stazh apo nuk ka 15 vjet stazh do të merr pension social shtetëror që të mos varet nga askush…”, ka thënë Spasovski.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot do të ketë fjalim të rregullt para Komitetit për punë të jashtme në Parlamenti Evropian (AFET) ku do të informojë për vijimin e implementimit të reformave kyçe në Republikën e Maqedonisë. Komiteti për punë të jashtme është trup punues i Parlamentit Evropian në të cilin janë të anëtarësuar përfaqësues nga grupe të ndryshme parlamentare të cilët janë të përfaqësuar në të. Në takimin e sotëm, Dimitrov para anëtarëve të Komitetit do të informojë për vijimin e implementimit të reformave kyçe në vend nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me qëllim…

Lexo më Shumë

Sot do të mbahen seancë gjyqësore kundër anëtarit të partisë “E majta”, Mariglen Demiri, për shkak të pjesëmarrjes së tij në protestat e vitit të kaluar kundër vendimit të presidentit, Gjorge Ivanov, gjegjësisht abolimin e të akuzuarve në PSP. Avokati Sasho Dukovski kontestoi hetimet dhe tha se është bërë në mënyrë joligjore, ndërsa Demiri u deklarua i pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohet. Sipas partisë, procesi kundër Demirit është i motivuar politikisht dhe me qëllim që të kryhet trysni nga pushteti, ndaj anëtarëve të tyre. Prokuroria sot duhet t’i prezantojë dëshmitë dhe dëshmitarët në kuadër të aktakuzës. Sipas ekspertizës,…

Lexo më Shumë

Prodhues të mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël vendorë dhe të huaj nga sfera e metalurgjisë, elektroteknikës, energjetikës, jometaleve, ndërtimtarisë, sigurimit dhe mbrojtjes do të marrin pjesë në Panairin e 43-të ndërkombëtar “Tehnoma 2017” që do të mbahet nga 25 deri më 29 tetor në VIP Arenën “Boris Trajkovski”. Kompanitë edhe këtë herë do t’i prezantojnë dhe promovojnë prodhimet dhe metodat e tyre inovative. Në “Tehnoma 2017”, tradicionalisht, do të prezantohen edhe ekonomitë nacionale të shumë vendeve, krahinave dhe rajoneve, ndërsa për rritjen e bashkëpunimit do të organizohen programe profesionale dhe takime kokë më kokë. Duke e pasur parasysh nivelin…

Lexo më Shumë

Konferencë përfundimtare për tuining projektin “Përforcimi i mëtutjeshëm…. Konferencë përfundimtare për tuining projektin “Përforcimi i mëtutjeshëm i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural për periudhën programuese 2014-2020” do të mbahet sot në Shkup. Konferencën e organizojnë Delegacioni i Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Agjencinë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural (AMFBZHR), Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) dhe Agjencia për sipërmarrësi të Holandës (HEA). Konferencën do ta hapë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, ndërsa fjalime do të kenë edhe ambasadori i Republikës së Sllovenisë, Milan Jazbec, Virve…

Lexo më Shumë

Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë e shënon 15 vjetorin me moton 15 vjet partner dhe servis i komunitetit afarist. Në ngjarjen me rastin e 15 vjetorit do të mbajë fjalim drejtoresha e Regjistrit qendror, Marija Boshkovska-Jankovski, përfaqësuesja e Zyrës së Bankës Botërore në Shkup, Gordana Popoviq-Fridman, si dhe drejtori i Agjencisë për regjistra afaristë nga Serbia, Xvonko Obradoviq.

Lexo më Shumë

Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur sot me mitingje dhe takime me qytetarët do ta vazhdojnë fushatën zgjedhore. Bashkimi Demokratik për Integrim do të jetë në takim me qytetarët e Kërçovës, ndërsa Lëvizja BESA në Likovë. Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM-ja do të mbajë takime me qytetarët në Konçe, Bosilevë, Vasilevë dhe Novo Sellë dhe mitingje në Radovish dhe Strumicë. Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja do të ketë takim me qytetarët në Saraj, Çair, Studeniçan dhe mitingje në Gazi Babë dhe Shuto Orizarë. Fushata për rrethin e parë zgjedhor do të përfundojë…

Lexo më Shumë

Në organizim të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit sot në Pikën për të pastrehë – Momin Potok, do të shënohet Dita botërore e të pastrehëve. Pika për të pastrehët në Momin Potok funksionin për të nëntin vit me radhë dhe ofron shërbime, ndihmë dhe mbështetje të 50 të pastrehëve në bazë ditore, të cilët rregullisht e vizitojnë çdo të premte dhe ka për qëllim të mundësojë që ata t’i realizojnë të drejtat e tyre themelore dhe të riintegrohen në shoqëri. Të pastrehët në këtë pikë mund t’i kontrollojnë shërbimet për mbajtje të higjienës, ndërsa me ta punon edhe…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni pritet të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare lokale dhe me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 1 deri në 6 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 17 deri në 24 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi jugor. Vijon periudhë e motit stabil dhe të thatë me mëngjese të ftohta, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell dhe më i ngrohtë. Të mërkurën do…

Lexo më Shumë

Kandidati i PDSH-së për kryetar të komunës së Tetovës, Bardhyl Dauti sot së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal si dhe me anëtarët e shtabit të degës – Tetovë, vizituan shoqatën e personave me invaliditet trupor në Tetovë, me ç’rast biseduan lidhur me kërkesat dhe problemet e tyre të shumta, si pasojë e mospërfilljes totale nga pushtetit lokal. Dauti premtoi se si Kryetar i ardhëm i komunës së Tetovës do të ketë një përkujdesje të veçantën për nevojat dhe kërkesat e shoqatës dhe personave me invaliditet trupor./Almakos https://www.youtube.com/watch?v=FMnPOJEQLV0

Lexo më Shumë

Me ftesë të organizatës Eco Guerilla, sot në Tetovë kandidatët për kryetar të Komunës së Tetovës kanë nënshkruar dokumentin “5 përkushtimet ndaj tetovarëve”, i cili kërkon nga kreu i ardhshëm i Komunës së Tetovës që ti garantojnë qytetarëve se administrata e ardhshme komunale do të angazhohet për trasparencë të plotë fiskale (publikim të rregullt të raporteve financiare, borxheve publike, menaxhimit me buxhetin), që të organizojnë fshirje dhe pastrim të rregullt të rrugëve dhe lagjeve të Tetovës, së paku njëherë në muaj, të organizojnë transportin publik me autobusë që përmbushin standardet ekologjike, të mirëmbajnë e mbrojnë hapësirat e gjelbërta por njëkohësisht…

Lexo më Shumë