Sot do të mbahen seancë gjyqësore kundër anëtarit të partisë “E majta”, Mariglen Demiri, për shkak të pjesëmarrjes së tij në protestat e vitit të kaluar kundër vendimit të presidentit, Gjorge Ivanov, gjegjësisht abolimin e të akuzuarve në PSP.
Avokati Sasho Dukovski kontestoi hetimet dhe tha se është bërë në mënyrë joligjore, ndërsa Demiri u deklarua i pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohet.
Sipas partisë, procesi kundër Demirit është i motivuar politikisht dhe me qëllim që të kryhet trysni nga pushteti, ndaj anëtarëve të tyre.
Prokuroria sot duhet t’i prezantojë dëshmitë dhe dëshmitarët në kuadër të aktakuzës.
Sipas ekspertizës, shteti nga Demiri ka kërkuar dëmshpërblim prej 522.000 denarë ose rreth 8.500 euro. Për mbrojtjen ekspertiza është e paligjshme.
Demiri është i dyshuar se më 13 prill të vitit të kaluar rreth orës 21 përpara Zyrës Popullore të presidentit Gjorge Ivanov, në afërsi të “Rekordit” në Qendër të Shkupit, ka marrë pjesë në demolimin e zyrës.
Ai ngarkohet për vepër penale “shoqërim në grupacion e cila do të kryej vepër penale”.
Proces gjyqësor ka edhe ndaj një anëtari tjetër të partisë “E majta”, Zdravko Saveski dhe dy anëtarë të kryesisë, të cilat po zgjasin më shumë se një vit dhe me shtyrje të vazhdueshme të seancave.
Ngjarjet për të cilat akuzohen kanë të bëjnë me protestat masovike të cilat i ka iniciuar lëvizja Protestoj, të cilët u zhvilluan në të ashtuquajturën ‘Revolucioni i larmishëm’, që filluan pas vendimit të turpshëm dhe antikushtetues për abolim nga presidenti i Maqedonisë. /Almakos.com

