Prodhues të mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël vendorë dhe të huaj nga sfera e metalurgjisë, elektroteknikës, energjetikës, jometaleve, ndërtimtarisë, sigurimit dhe mbrojtjes do të marrin pjesë në Panairin e 43-të ndërkombëtar “Tehnoma 2017” që do të mbahet nga 25 deri më 29 tetor në VIP Arenën “Boris Trajkovski”.
Kompanitë edhe këtë herë do t’i prezantojnë dhe promovojnë prodhimet dhe metodat e tyre inovative.
Në “Tehnoma 2017”, tradicionalisht, do të prezantohen edhe ekonomitë nacionale të shumë vendeve, krahinave dhe rajoneve, ndërsa për rritjen e bashkëpunimit do të organizohen programe profesionale dhe takime kokë më kokë.
Duke e pasur parasysh nivelin e inovacionit e cila prezantohet dhe numrin e madh të mundësive për biznes “Tehnoma 2017” është vizituar nga dhjetëra mijëra vizitorë nga sfera të ndryshme.
Orari i punës së panairit do të jetë nga ora 10:00-19:00. Çmimi i biletës është 50 denarë, ndërsa për grupe të organizuara bileta do të kushtojë 30 denarë.

