Author: Rilinda

Një ditë para heshtjes zgjedhore, CIVIL-Qendra për Liri i fton mediat, përfaqësuesit e organizatave qytetare dhe misioneve vëzhguese, vëzhguesit e Civilit dhe të gjithë qytetaret dhe qytetarët e interesuar, në prezantimin publik për zgjedhjet vendore, të premten, më 13 tetor, në hotelin City Park me fillim në ora 12. Civili do ti drejtojë mesazhe opinionit dhe rekomandime partive politike dhe institucioneve, dhe do ta prezantojë planin e vet për ditën e votimeve. Njëkohësisht, për përfaqësuesit e mediave do të përgatitet raport i shtypur nga konferenca për shtyp, që u mbajt më 10 tetor. Prezantimi do të jetë në dispozicion edhe…

Lexo më Shumë

Përballja televizive e kandidatëve për kryetar të komunës së Çairit, në debatin e organizuar në Sheshin Skënderbeu, të mërkurën nga Click plus TV 21 në pjesën më të madhe është bazuar në akuza për qeverisjen e kësaj komune. Jo të katër kandidatët, Visar Ganiu nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Faruk Avdiu nga Aleanca për Shqiptarët, Zekirija Ibrahimi nga Lëvizja Besa dhe Idriz Orana nga Partia Demokratike Shqiptare, e shfrytëzuan minutazhin në dispozicion për të prezantuar programet dhe projektet e tyre. Mungesa e ofertave konkrete është edhe një nga arsyet kryesore që debati të shndërrohej në një arenë akuzash. Kandidati i…

Lexo më Shumë

Me afrimin e ditës se zgjedhjeve krijohen edhe dyshimet për manipulime me listat zgjedhore dhe votuesit. Numri i të regjistruarve si votues të sëmurë në Likovë dhe Kumanovë ngjallë dyshime për manipulime. Mirëpo, Subhi Jakupi anëtarë i KSHZ sqaron dilemat. Sipas tij nuk mund të manipulohet më këtë elektorat, shkruan gazeta Lajm. “Jo këto që janë të regjistruar si të sëmurë, do të votojnë të shtunën. Regjistrohen se kanë votuar të shtunën dhe të dielën s’kanë të drejtë. Që do të thotë se nuk mundet të ketë manipulime”, tha Jakupi për gazetën Lajm. Në Komunën e Likovës, e cila ka…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, shprehet i bindur se partia që ai drejton do t’i fitojë zgjedhjet lokale në Maqedoni që do të mbahen të dielën. Ai është i bindur se BDI do të udhëheq me numrin me të madh të komunave me shumicë shqiptare. Ahmeti në pjesën e dytë të intervistës dhënë për Kosovapress, beson se edhe pas 15 tetorit BDI do të jetë e para me numrin e komunave shqiptare që do t’i drejtojë, duke thënë se kanë ngritje votash nga zgjedhjet e vitit të kaluar kur u mbajtën në nivel qendror. Kreu i BDI-së…

Lexo më Shumë

Partia Për Prosperitet Demokratik mbrëmë realizoi një takim me qytetarët e komunës Gazi Babë në hapësirat e Shkollës Fillore në Lagjen Hasan Beg. “Pritja e ngrohtë dhe madhështore që na u bë mbrëmë na jep të drejtë të vazhdojmë në rrugëtimin tonë drejt ringritjes së PPD-së në skenën politike. Në këtë takim u prezantua lista e kandidatëve për këshilltarë që udhëhiqet nga zotëri Adem Ismaili, dhe vizioni i PPD-së për një vetëqeverisje lokale më efikase”, informojnë nga PPD. Të pranishmëve iu drejtua edhe Kryetari i PPD-së Faton Aliti i cili në fjalimin e tij mes tjerash potencoi nevojën e krijimit…

Lexo më Shumë

BDI pa dyshim ka ndikim të madh te partnerët e saj të koalicionit, mirëpo ai ndikim si duket më tepër është negativ dhe i mbrapshtë për shqiptarët, se sa pozitiv. Edhe pse LSDM deri sa ishte në opozitë premtonte ndryshime dhe reforma të shumta, e posaçërisht në sferën e të drejtave të njeriut, ka filluar të ndryshojë qëndrimet e veta sapo ka bë koalicion me BDI-në. Kështu që tani ka ndryshuar qëndrimi i LSDM-së lidhur me kushtetutshmërinë e Nenit 175 të Ligjit për përgjim të komunikimeve, një nga nenet kyçe për të cilin ekspertët vlerësonin se (keq)përdoret për shkeljen e…

Lexo më Shumë

Belgu Karim Van Overmeire do ta udhëheqë delegacionin e kongresit të Këshillit të Evropës për zgjedhjet lokale, i cili prej sot deri më 16 të këtij muaji do të qëndrojnë në Maqedoni, në misionin vëzhgues për zgjedhjet lokale, ndërsa do të punojë së bashku me OSBE/ODIHR. Delegacioni nga Strasbourgi ditën e zgjedhjeve do të organizojë gjashtë ekipe për të vëzhguar procedurën e votimit dhe numërimit të votave në gjithë vendin. Përfundimet për ditën e zgjedhjeve, anëtarët e delegacionit do t’i prezantojnë në konferencë për shtyp më 16 tetor, ndërsa për vlerësim të procesit zgjedhor do të përgatitet edhe raport, i…

Lexo më Shumë

Sasho Ivanovski-Politiko – gazetar në Maqedoni dhe njihet për stilin e intervistimit të tij me kamerë në dorë. ”Viktimë” e tij ka qenë Ivica Konevski, kryetar aktual i Komunës së Aerodromit në Shkup që nga viti 2009 dhe kandidat edhe për një mandat, të tretin me radhë. Sasho Ivanovski-Politiko më herët është rrahur nga zyrtarë të qeverisë së kaluar përshkak intervistave të njejta, në rrugë. https://www.youtube.com/watch?time_continue=75&v=scVQYE8sptE

Lexo më Shumë

Aktorët e Teatrit të Shkupit me një video satirikie bëjnë apel deri tek qytetarët e Maqedonisë që të votojnë sipas vullnetit të tyre dhe në mënyrë demokratike, duke e shfrytëzuar të drejtën themelore, votim pa ndikim. ”Nëse e shet votën ti, shite për me ble një shpi, e me këtë shpi e gëzon një fëmijë” thuhet mes tjerash në spotin e improvizuar ku marrin pjesë aktorë nga ky institucion. https://www.facebook.com/anita.latifi.12/videos/10155761705633540/

Lexo më Shumë

Organizata joqeveritare “Civil” e dënon qëndrimin e Johan Tarçullovskit, i cili si kandidat për kryetar komune në Kisella Vodë nga radhët e VMRO-DPMNE-së ka thënë se nuk do të bëjë kanalizim për ato vendbanime të komunës që nuk do të votojnë për të. “Sikur komuna dhe resurset publike të jenë në pronësi të tij! Qëndrimi i tillë paraqet presion direkt dhe publik ndaj votuesit dhe nuk mund të tolerohet. Tarçullovski tregoi qëndrim dukshëm diskriminues dhe flet për ndarje të qartë dhe qëllim që të përdoren resurset komunale për të kryer hakmarrje kundër qytetarëve të cilët nuk janë në anën e…

Lexo më Shumë

Maqedonia këtë vit do të ketë rritje ekonomike prej 2.5 për qind, sipas raportit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për perspektivën ekonomike botërore. Kosova, siç thuhet në Raportin e FMN-së, do të ketë rritje ekonomike prej 3.5 për qind, ndërsa nga shtetet e rajonit, përveç Maqedonisë, rritjen më të vogël ekonomike do ta ketë Bosnja e Hercegovina me 2.3 për qind, Kroacia me 2.9 dhe Serbia me 3. Mali i Zi, sipas raportit të FMN-së, do të ketë rritje ekonomike prej 3 për qind, Bullgaria 3.6, Hungaria 3.2, Rumania 5.5 dhe Shqipëria 3.7 për qind. Në këtë grup…

Lexo më Shumë

Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur sot nëpër shumë qytete dhe vende të banuara e vazhdojnë fushatën për zgjedhjet e ardhshme lokale të 15 tetorit. Bashkimi Demokratik për Integrim është në takim me qytetarët në Tetovë. Lëvizja BESA organizon takim me qytetarët e Gostivarit. Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM-ja do të mbajë takime me qytetarët në Kratovë dhe Karbinci dhe mitingje në Probishtip dhe Shtip. Koalicioni “Për Maqedoni më të mire” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja do të ketë takime me qytetarët në Ilinden dhe Çashka, ndërsa mitingje në Aerodrom dhe Veles. Fushata për rrethin e parë zgjedhor…

Lexo më Shumë