BDI pa dyshim ka ndikim të madh te partnerët e saj të koalicionit, mirëpo ai ndikim si duket më tepër është negativ dhe i mbrapshtë për shqiptarët, se sa pozitiv.
Edhe pse LSDM deri sa ishte në opozitë premtonte ndryshime dhe reforma të shumta, e posaçërisht në sferën e të drejtave të njeriut, ka filluar të ndryshojë qëndrimet e veta sapo ka bë koalicion me BDI-në.
Kështu që tani ka ndryshuar qëndrimi i LSDM-së lidhur me kushtetutshmërinë e Nenit 175 të Ligjit për përgjim të komunikimeve, një nga nenet kyçe për të cilin ekspertët vlerësonin se (keq)përdoret për shkeljen e të drejtave të qytetarëve.
Qeveria e Maqedonisë ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të ndërpresë procedurën për shqyrtimin e Kushtetutshmërisë së këtij Neni, duke u arsyetuar se kanë filluar të zbatohen reformat e nevojshme.

