Maqedonia këtë vit do të ketë rritje ekonomike prej 2.5 për qind, sipas raportit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për perspektivën ekonomike botërore.
Kosova, siç thuhet në Raportin e FMN-së, do të ketë rritje ekonomike prej 3.5 për qind, ndërsa nga shtetet e rajonit, përveç Maqedonisë, rritjen më të vogël ekonomike do ta ketë Bosnja e Hercegovina me 2.3 për qind, Kroacia me 2.9 dhe Serbia me 3. Mali i Zi, sipas raportit të FMN-së, do të ketë rritje ekonomike prej 3 për qind, Bullgaria 3.6, Hungaria 3.2, Rumania 5.5 dhe Shqipëria 3.7 për qind.
Në këtë grup të shteteve, FMN e ka përfshirë edhe Poloninë e cila do të duhej të kishte rritje ekonomike prej 3.8 për qind dhe Turqia me 5.1 për qind. Për vitin e ardhshëm, FMN parasheh që Kosova të ketë rritje të njëjtë ekonomike, bashkë me Turqinë, prej 3.5 për qind. Edhe Shqipëria pritet të ketë rritje të njëjtë ekonomike, prej 3.7 për qind për vitin e ardhshëm, ndërsa Serbia parashihet të ketë rritje prej 3.5 për qind. Rritje më të madhe se Serbia do të ketë, veç Shqipërisë, edhe Rumania me 4.4 për qind.
Mirëpo OEMVP, ka parashtruar pyetje deri te FEB, ku edhe kanë marrë arsyen e mos pranimit të Maqedonisë si shtet, ku bëhet biznes i mire, njohton Almakos.
Maqedonia, në fushën e biznesit ka treguar rezultate si positive ashtu edhe negative. Të dhënat e fundit të publikuara nga Forumi Ekonomik Botërore (FEB) ku ka botuar listën e shteteve ku mund të bësh biznes të mirë, nuk e fut Maqedoninë, në listën prej 137 shteteve, përkundër faktit se ekzistojnë pothuajse të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Sipas ekspertëve të ekonomisë, por edhe sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore thonë se është dyshuese se përse Maqedonia nuk është në këtë edicion. Mirëpo OEMVP, ka parashtruar pyetje deri te FEB, ku edhe kanë marrë arsyen e mos pranimit të Maqedonisë si shtet, ku bëhet biznes i mire, njohton Almakos.
“Fillimisht FEB bënë vlerësimin e shteteve për nivelin e indeksit të konkurueshmërisë së ekonomive nacionale dhe i vlerëson në bazë të 12 shtyllave të ndryshme me qëllim që të bëjnë vlerësim gjithpërfshirës. Mbi atë se sa real ka qenë vlerësimi i Doing Business nga Banka Botërore, për lehtësinë e operimit të biznesit nuk mund të akuzojmë institucionet ndërkombëtare por burimet vendore të infomratave, sepse analizat bëhen në bazë të të dhënave zyrtare. Problem që gjatë kohë ne e konstastojmë si OEMVP është rëndësia e regjistrimit të përgjithshëm që më pas të sigurohemi se kemi të dhëna të sakta dhe të përditësuara.
Lajmin e plotë mund ta lexoni në linkun në vazhdim:
https://almakos.com/oemvp-kemi-marre-pergjigje-nga-forumi-ekonomik-boterore-pse-maqedonia-eshte-jashte-listes-ku-mund-te-besh-biznes

