Author: Rilinda

Tërmet me intensitet prej 4,2 ballë sipas Shkallës së Rihterit sot në ora 11 e 55 minuta është ndjerë në rajonin e Manastirit, kumtoi Observatoriumi seizmologjik pranë Fakultetit natyroro-matematikor. Epiqendra e tërmetit ka qenë 19 kilometra në jug të Manastirit, në kufirin Maqedoni-Greqi në një thellësi prej dy kilometrave.

Lexo më Shumë

Votimi i të sëmurëve, të pafuqishmëve dhe të shpërngulurve, si dhe të burgosurve në institucionet ndëshkuese-përmirësuese, që mbahet një ditë para zgjedhjeve të nesërme lokale, tani për tani zhvillohet mirë dhe pa probleme, njoftoi pasdite në konferencë shtypi zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Lupka Guguçevska. Vendvotimet janë hapur në orën 7 në mëngjes dhe votimi do të zgjasë deri në orën 19. Një ditë para zgjedhjeve votohet në 13 institucione ndëshkuese-përmirësuese, ku të drejtë vote kanë 1.882 persona. Të drejtën e tyre për të votuar sot do ta shfrytëzojnë 5.025 të sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe persona në…

Lexo më Shumë

Në Kumanovë sot votojnë 129 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, kumtoi sot kryetari i KKZ-së, Zvonimir Nikolovski, ndërsa në burgun në fshatin Kshanj, 82 persona. Në zgjedhjet e nesërme në komunën e Kumanovës, të drejtë vote kanë 92.639 qytetarë në 167 vendvotime. Në komunën e Likovës sot, sipas zëvendës-kryetares së KKZ-së Olivera Cvetkovska, votojnë 198 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Të drejtë vote në zgjedhjet e nesërme lokale kanë 25.070 persona, të cilët votojnë në 36 vendvotime. Në komunën Nagoriçan i Vjetër sot votojnë 19 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Në zgjedhjet e nesërme lokale, siç informoi…

Lexo më Shumë

Organizata qytetare Civil – Qendra për liri u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve dhe palëve të involvuar në procesin zgjedhor që t’i respektojnë ligjet dhe të realizohet proces zgjedhor demokratik, korrekt dhe i lirë. Nga partitë politike kërkojnë që ta respektojnë Kodin zgjedhor, Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë, që ta respektojnë heshtjen zgjedhore dhe t’i ndërpresin planet eventuale, nëse të tilla ekzistojnë, për ryshfet zgjedhor, presione dhe manipulim të votuesve. Nga prindërit dhe kuadri arsimor kërkojnë t’i respektojnë fëmijët dhe të lënë jashtë politikës. Sipas tyre, fëmijët nuk guxojnë të keqpërdoren për qëllime politike dhe nuk guxojnë që…

Lexo më Shumë

Jostabiliteti politik ndikoi për rënien e rritjes ekonomike, por është shumë e rëndësishme se me formimin e Qeverisë kemi stabilizim politik të gjendjes dhe ka rimëkëmbje të aktivitetit të investimit, vlerësoi ministri i Financave Dragan Tevdovski në deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, gjatë Takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Washington. “Projeksionet tona përputhen me institucionet financiare ndërkombëtare. Ekonomia e Maqedonisë do të rimëkëmbet dhe do të ecë përpara. Përkushtimi drejt realizimit të reformave dhe integrimeve euro-atlantike në afat të mesëm do ta intensifikojnë rritjen. Me zgjidhjen e krizës politike do të stabilizohet aktiviteti i investimit”,…

Lexo më Shumë

860 lëndë gjyqësore aspak nuk kanë hyrë në sistemin AKMIS dhe nuk kanë qenë të ndara në mënyrë elektronike deri te gjykatësit, vërteton Ministria e drejtësisë. AKMIS është sistem elektronik përmes të cilit lëndët duhej të ndahen – softuer duhej në mënyrë të pavarur të zgjedhë gjykatësit te të cilët shkojnë lëndët. Ky sistem do të duhej të ndërpresë keqpërdorime dhe manipulime, gjegjësisht sfida kryesore ishte të parandalojë ndikimin e gjykatësve përmes caktimit të gjykatësve të zgjedhur për lëndë të caktuara. Sipas informatave të dhëna nga Komisioni i Ministrisë së drejtësisë për Nova TV, gjatë dhjetë viteve të fundit, lëndët…

Lexo më Shumë

Vendimi për rastin “Lagjja e Trimave”, në vend ditës së martë, do të shpallet më 2 nëntor, njoftoi Gjykata Themelore Shkup 1. Nga atje thonë se shtyrja e aktgjykimit është me kërkesë të Ministrisë së Brendshme, për shkak të angazhimit të madh të policisë, lidhur me sigurimin e zgjedhjeve lokale. “Sot në Gjykatën Themelore Shkup 1 Shkup, ka arritur kërkesa e Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë – Zyra për Sigurim Publik, në të cilin thuhet se, për shkak të rritjes së angazhimit të MPB-së lidhur me sigurimin e zgjedhjeve lokale dhe sigurimin e delegacioneve nga jashtë në Maqedoni,…

Lexo më Shumë

Një person ka mbetur i lënduar rëndë, ndërsa katër të tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore gjatë një aksidenti të komunikacionit këtë mëngjes në Gostivar. Sipas informatave të SPB Tetovë, aksidenti i komunikacionit ka ndodhur këtë mëngjes, rreth orës 6:15 në rrugën rajonale Gostivar-Gradec në mbikalimin rrugor ku janë përplasur veturë “Volkswagen Vento” dhe furgon “Ford Transit”. Vozitësi i veturës, 16 vjeçar nga Gostivari, që ka drejtuar veturën pa leje të vozitje ka humbur kontroll mbi veturën dhe ka dalur përballë furgonit. Krahas dy vozitësve, janë lënduar edhe tre udhëtarë, një në veturë dhe dy persona në furgon, ku…

Lexo më Shumë

Për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen nesër, votuesi vetëm një herë mund të paraqitet në vendvotimin për realizim të së drejtës së tij votuese. Votuesi merr dy fletëvotime (për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit dhe për zgjedhje të kryetarit të komunës). Për zgjedhje lokale në Qytetin e Shkupit dhe në komunat në Shkup, votuesi merr katër fletëvotime (për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit të komunës, për zgjedhje të kryetarit të komunës, për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për zgjedhje të kryetarit të Qytetit të Shkupit). Për votimin në zgjedhjet lokale, votuesi nënshkruhet në…

Lexo më Shumë

Zëvendës drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari, Firus Memed sot do të marrë pjesë në ngjarjen promotive për shënimin e ditëve ndërkombëtare – Dita botërore e ushqimit 16 Tetori dhe 17 Tetori – Dita ndërkomëtare për luftë kundër urisë. Në ngjarjen e organizuar nga Agjencia për ushqim dhe veterinari dhe Organizata e konsumatorëve në Maqedoni do ta promovojnë edhe broshurën e re për informim të konsumatorëve “Informata në lidhje me ushqimin”, të përgatitur në suaza të Programës për mbrojtje të konsumatorëve. Kjo ngjarje promotive ka edhe karakter humanitar dhe në suaza të saj, në pika të veçanta të caktuara…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) njoftoi se të dielën, gjatë ditës së zgjedhjeve lokale do të mbahen tri konferencave për shtyp, në orën 11:00, në ora 14:00 dhe në orën 18:00. Në koneferncat për shtyp do të informohet rreth pjesëmarrjes në votimit dhe rrjedhjes së votimit deri në orën 10:00, deri në ora 13:00 dhe 17:00. Shtypi do të jetë i hapur për mediat vendase, vëzhguesit e akredituar vendas dhe të huaj, gazetarë të huaj të akredituar, si dhe përfaqësuesit e autorizuar të kandidatëve. Pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 19:00, KSHZ-ja do të publikojë rezultatet fillestare jozyrtare nga…

Lexo më Shumë

Në komunat Dibër dhe Qendra Zhupa, sot, një ditë para zgjedhjeve lokale, do të votojnë 42 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. “Në komunën e Dibrës sot të drejtën e votimit do ta realizojnë 38 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Votimi po zhvillohet në mënyrë të papenguar. Në vijim është ndarja e materialit votues”, deklaroi Ali Rexha, sekretar i Komisionit komunal zgjedhor. Në këtë komunë nesër do të votohet në 16 vendvotime, ndërsa në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 18.406 persona me të drejtë të votimit. Në komunën Qendra Zhupa, konfirmon Eran Zuber, kryetari i KKZ, sot votojnë…

Lexo më Shumë