Author: Rilinda

Kemi fillim të mirë të qetë të ditës së zgjedhjeve, megjithatë i mbushur me një sërë parregullsi më të vogla gjegjësisht probleme teknike me të cilët ballafaqohen këshillat zgjedhorë, që është mungesë e gatishmërisë së mirë deri tani, theksoi mëngjesin e sotëm në konferencë për shtyp kryetari i shoqatës së qytetarëve Civil-Qendra për liri, Xhabir Deralla. Theksoi se gjatë ditës së djeshme kanë regjistruar mbi 20 raste të shkeljes së heshtjes zgjedhore edhe atë në Veles, Resnjë, Shlup, Shtip, Tetovë, Gostivar. “Janë ngjitur postera, në një komunë, kishim raste në të cilët detektuam SMS mesazhe me përmbajtje cila e shkel…

Lexo më Shumë

Sot (e dielë), në ditën e mbajtjes së rrethit të parë të zgjedhjeve lokale, shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip do të jenë të hapura për t’ju ndihmuar qytetarëve lidhur me të drejtën е realizimit dhe mbrojtjes së të drejtës së votës. Do hapen nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Përveç personalisht në zyra, qytetarët, parregullsitë zgjedhore do të mund t’i denoncojnë në numrat e telefonit, si vijon: Zyra në Shkup: 02 3129-327 dhe 3129-367, Manastir: 047 242-310, Kërçovë: 045 228-586, Kumanovë: 031 431-488, Strumicë: 034 329-996, Tetovë: 044 344-082,…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e sotme lokale në Maqedoni mbahen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Sipas Listë zgjedhore të mbyllur të Komisionit shtetëror zgjedhor, të drejtë vote në Zgjedhjet lokale kanë 1.814.644 votues në Maqedoni. Në ekstraktet nga Lista zgjedhore janë regjistruar 1.735.682 votues, 77.071 votues janë me punë apo qëndrim të përkohshëm jashtë vendit, 1.882 gjatë zgjedhjeve ndodhen në vuajtjen e dënimit me burg apo janë në paraburgim, ndërsa nëntë votues janë regjistruar si persona të zhvendosur brenda vendit. Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale është caktuar pas dy javëve, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për…

Lexo më Shumë

Sot janë arrestuar Aleksandar Vasilevski Ninxha dhe Bllazhe Petrovski, i punësuar në Drejtorinë e gjastë të MPB-së dhe ishte i suspenduar për shkak të ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonsië. Petrovski ka mbajtur pistoletë private, të mbushur me municion, gjë që është në kundërshtim me ligjin. Janë ndalur në veturë Mercedes te shkolla fillore “Stiv Naumov” në lagjen Autokomandë dhe policia ia ka konfiskuar armën zyrtare.

Lexo më Shumë

Policia është e përgatitur për ditën zgjedhore në Maqedoni. Me plan operativ do ta koordinojë punën në terren. Dhunë dhe incidente nuk guxon të ketë, thonë nga MPB-ja, dhe paralajmërojnë se përgjigja e policisë ndaj dhunuesve do të jetë e fuqishme. Prania e policisë do të jetë e shtuar rreth vendvotimeve, ndërsa do të bëhen edhe zhvendosje të policëve me qëllim që të shmanget ndikimi ndaj tyre. Policët do të jenë jashtë vendvotimeve, ndërsa do të ketë të drejtë të hyjë në rast se këtë e kërkon kryetari i komisionit zgjedhor. Incidentet e fushatës zgjedhore vazhduan edhe mbrëmë përkundër faktit…

Lexo më Shumë

Banorët e komunës Pustec të Republikës së Shqipërisë, nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet lokale në Maqedoni sepse pjesa më e madhe e tyre kanë mbetur pa adresë banimi në territorin e Maqedonisë. Maqedonasit nga Prespa e Vogël në vitin 2013 kanë votuar masovikisht në zgjedhjet lokale, me çka u zbulua se në një adresë banimi janë regjistruar nga pesëdhjetë banorë. “Të gjitha rastet e dyshimta që janë përcjellur deri te MPB me procedurë përkatëse janë përpunuar dhe për atë kategori të personave janë marrë masat e duhura administrative dhe janë sjellë vendimet e duhura. Gjatë viteve 2016…

Lexo më Shumë

Bartës i listës për këshilltarë të një partie politike në komunën Gazi Baba është kërcënuar verbalisht një anëtari të partisë kundërshtare gjatë kohës së votimit të personave të pafuqishëm, të sëmurë dhe të burgosurve në këtë komunë. Personi që është kërcënuar është denoncuar në polici dhe ndodhet në stacion policor ku ka qenë i ftuar për bisedë informative.

Lexo më Shumë

Sindikata e policëve të Maqedonisë ka nënshkruaj një memorandum bashkëpunimi me sindikatën e policeve të Kosovës. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që të dy sindikatë të japin përkrahje mes veti edhe në zgjidhjen e problemeve në shtete e tyre, edhe në rast ndonjë sindikatë do të përballet me probleme ndërkombëtare. Organizmin të seminareve dhe trajnimeve, mbështetje për projektet e ndryshme si dhe mbështetjeve dhe ofrim të ndihmës së anëtarëve të sindikatës nëse janë në shtetin e Kosovës apo Maqedonisë, janë disa nga pikat e marrëveshjes. Këta dy sindikata do të bashkëpunojnë sidomos në sferën e dhënies së ndihmës mes të…

Lexo më Shumë

Në Kërçovë sot të drejtën e votës e realizojnë 241 persona. Sot votojnë persona të pafuqishëm, të sëmurë dhe persona që vuajnë dënim me burg, persona në paraburgim shtëpiak dhe të shpërngulur. “Votimi filloi me kohë në ora 7 dhe po zthvillohet pa probleme”, tha sekretari i KKZ-së në Kërçovë, Arian Imeri. Në Kërçovë ka gjithsej 116 vendvotime, ku janë regjistruar 50.578 votues.

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të caktojë para përfundimit të vitit një datë për fillimin e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë. “Bisedimet e pranimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë duhet të fillojnë jo më vonë se tremujori i parë i vitit 2018, ndërsa BE duhet gjithashtu të identifikojë qëllimet e arritshme të integrimit dhe një afat kohor në lidhje me Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën”, tha Szijjarto, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga qeveria hungareze. Gjatë një takimi të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Grupit të Vishegradit, Ballkanit Perëndimor…

Lexo më Shumë

Nëntëmbëdhjetë vjeçari B.S. nga fshati Ropalcë, Kumanovë, ka vdekur si pasojë të lëndimeve që i ka marrë kur mbi të ra një shtyllë e golit në fushën për fudboll në Saraj. MPB-ja kumtoi se djaloshi me lëndime të rënda në kokë dje pasdite është sjellur me automjet privat në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, ku edhe ndërroi jetë. B.S. rreth orës 14 derisa ka qenë në fushën për fudboll në Saraj, është kapur me duar për shtyllën e golit, pas çka ajo është thyer dhe ka ra mbi kokën e tij. Policia po ndërmerr masa për ndriçimin e…

Lexo më Shumë