Organizata civile CIVIL vlerësoi se zgjedhjet e sotme lokale kanë qenë të lira me numër të madh të parregullsive më të vogla dhe një sërë problemesh të cilat kanë të bëjnë me punën e administratës zgjedhore, respektivisht, Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe këshillave zgjedhorë. “Pesëdhjetë e gjashtë për qind e raporteve të cilët kanë arritur në CIVIL i përkasin problemeve të shkaktuara nga mosnjohja e procedurave, por edhe nga sjellja problematike e një pjese të këshillave zgjedhorë”, tha sonte në konferencën për shtyp kryetari i CIVIL, Xhabir Deralla. Mbi 50 raporte tregojnë në atë se në blloqet kanë qenë të…
Author: Rilinda
Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti konferencë për shtyp. Fjalim mbajti Fatmir Besimi i cili tha se Bashkimi Demokratik për Integrim është partia më e votuar shqiptare. Fatmir Besimi ka deklaruar në një konferencë për gazetarë se BDI arrin numrin prej 100 mijë votave në nivel të vendit. Të cilët dhënë besimin fitoren bindëse. Ishte është dhe do të mbetet partia më e madhe shqiptare në Maqedoni. Parti që jo vetëm ia japin votën por edhe ia japin legjitimitetin për ta përfaqësuar. Ai ka thënë se BDI ka fituar që në raundin e parë në Kërçovë dhe në Pllasnicë. Ndërsa do të shkojnë…
Në vendvotimet në fshatin Mateç të Likovës është krijuar situatë e tensionuar, sepse komisioneret e Lëvizjes BESA mbahen të ngujuar, njoftojnë nga dega partiake në Likovë. “BDI me çdo kusht po mundohet t’i vjedhë votat që kandidati i tyre të shkojë që në raundin e parë”, thonë nga dega e Lëvizjes BESA në Likovë. /rrugadrejt
Ndiqeni live konferencën e dytë për media nga partia LSDM, ku do të shpalosen edhe rezultatet e para nga votat e numëruara deri më tani nëpër komuna. https://www.youtube.com/watch?v=Hwwu5hG-_IY
Janë numëruar rreth 70% e votave në Komunën e Çairit ku sipas rezultateve paraprake kemi këtë rënditje: Visar Ganiu 33.46% Nermin Telovska (VMRO-DPMNE) 25.93% Zeqirja Ibrahimi 23.82% Aleanca për Shqiptarët 8% dhe PDSH 6% Sipas këtyre razultateve Kryetari i Çairit do vendoset me raundin e dytë ku do përballen kandidati i BDI-së Visar Ganiu dhe kandidati i VMRO-DPMNE Nermin Telovska.
22:15- Sipas rezultateve fillestare që i ka publikuar Komisionit Shtetëror i Zgjedhje në ueb faqen e tij, kandidatët për kryetar të komunave të LSDM-së udhëheqin në 37 komuna, të VMRO-DPMNE në 15, BDI në katër. Pas numërimit të 14.22 për qind të votave, në Manastir udhëheq Natasha Petrovska me 61.98 për qind kundrejt Zoran Ilioskit me 32,81 për qind, në Bogdanc udhëheq Bllazhe Shapov nga LSDM me 65,83 për qind kundrejt Nikolla Roglev – 32 66, ndërsa në Gjevgjeli prin Sasho Pockov i LSDM-së me 56,67 për qind, krahasuar me Ivan Frangov nga VMRO-DPMNE me 39,76 për qind. Edhe në…
Bashkimi Demokratik për Integrim po shënon fitore edhe n% komunën e Sarajit. Rezultatet e deritanishme në fshatin Kopanicë janë 321 votues, fshati Semenisht 137 gjithashtu fitore po shënon edhe ne ondovë. Vlen të theksohet se në kete komunë BDI pasohet nga BESA në vend të dytë.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët shpalli rezultatet për kandidatët që shkojnë në balotazh. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët procesin zgjedhor e vlerësojnë si shumë të suksesshëm për këtë parti dhe thonë se edhe pse kishte në vende të caktuara disa incidente të vogla por nuk e kanë rrënuar procesin zgjedhor. “Njëkohësisht përshëndes shqiptarët që u bënë pjesë e kësaj familje shumë të madhe, në veçanti kurbetçarët që realizuan të drejtën e votës sot në Maqedoni. Falënderojmë edhe aktivistët dhe të gjithë përkrahësit tonë. Këto zgjedhje shërbyen për të konfirmuar Koalicionin Aleanca për Shqiptarëtsi forcën kryesore politike kombëtare dhe progresive në të ardhmen…
Kryetari i dëritanishëm në komunën e Karposhit në pres konferencë e pranoi humbjen në këto zgjedhje lokale dhe i uroi fitoren kandidatit Stefan Bogoev nga LSDM. Jakimovski theksoi se nuk janë të numëruara të gjitha fletëvotimet, por gjithësesi dallimi është i madh.
Sipas rezultateve të para të Komisionit Shtetëror Zgjedhor këto janë rezultatet e para nga Bogovina: BDI: 281 BESA: 330 ASH: 214 PDSH: 99 Kujtojmë që në fshatin Sedllarcë, pjesë e Komunës së Bogovinës të Tetovës është regjistruar një parregullsi gjatë procesit zgjedhorë. Rreth orës 15.25 në fotues ka sulmuar fizikisht një nga anëtarët e Komisionit zgjedhor. Incidenti ka ndodhur kur 71 vjeçari me iniciale I.M tregoi letrën e njoftimit para anëtarit të komisionit me iniciale S.S i cili për shkak të mardhënieve jo të mira personale ia ka hedhur pas letrën e njoftimit, atë moment t1 vjeçari e ka sulmuar…
Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet në të cilat qytetarët mundën të votojnë në zgjedhjet e sotme të gjashta lokale në Republikën e Maqedonisë. Përgjithësisht, procesi i votimit ka kaluar mirë, votimi ka filluar në kohën e duhur, në përjashtim të disa vendvotimeve, ku ka pasur vonesa për shkaqe teknike. Asociacioni Most, e cila ka pasur numrin më të madh të vëzhguesve në zgjedhjet e sotme, ka denoncuar disa parregullsi. Sipas vëzhguesve të kësaj organizate ka pasur përleshje fizike në një vendvotim në Tetovë, votim familjar dhe mosshfrytëzim të llambës ultravjollcë. Edhe Organizata Joqeveritare Civil ka vërejtur një sërë parregullsish…
Në Komunën e Dibrës deri në orën 17 në votim kanë dalë 7.342 persona me të drejtë vote apo diçka mbi 40 për qind nga gjithsej 18.406 qytetarë të regjistruar. Në zgjedhjet e kaluara lokale deri në orën 17 jehona ka qenë 45,6 për qind. “Anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor gjatë ditës i vizitojnë të gjitha 27 vendvotime dhe deri më tani nuk janë vërejtur kurrfarë mospërputhjesh gjatë votimit. Shpresojmë se kështu do të jetë deri në fund”, thotë Sait Abazoski nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Dibër. Në Komunën Qendër Zhupë deri në orën 17 në votim kanë dalë 2.152…

