Author: Rilinda

https://www.youtube.com/watch?v=KqKrp-pcFus Opinjonisti Artan Dika i ftuar në emisionin #Click Plus të televizionit 21, theksoi se pavarësisht a na pëlqen apo jo vendimi i haraçinasve, duhet respektuar edhe pse përcjell tre ndjesi, zgjënjimi, varfëria dhe dështimi me atë zonë. Fenomeni Milikije dhe si u bë që Haraçina heroike të shndërrohet në votuese e një partie shumë-etnike, Dika shpreh keqardhje. Dika mendon se fenomeni Milikije nuk ndodh rastësisht. Për 25 vjet banorët e Haraçinës ua dhanë votën partive shqiptare shërbëtore të padronit të tyre në qeveri por banorët shqiptarë nuk fituan asgjë. Pa investime, pa infrastrukturë, pa ardhmëri. Edhe lufta u bë…

Lexo më Shumë

Fenomeni “Haraçina”. Loja për lokalet është tema e rradhë që debatohet sonte në Tv21 #Click Plus me të ftuarit: Gjyla Çeliku – Të drejtat e gruas, Artan Dika – opinionist dhe Valon Bela – opinionist. Fenomeni Milikije dhe si u bë që Haraçina heroike të shndërrohet në votuese e një partie shumë-etnike, mysafirët shprehin keqardhje. Për Çelikun është e dhimbshme edhe pse si femër thot që ne si të tilla ka kohë që luftojmë e kërkojmë përfaqësim të gruas në politikë. Këta politikan i kanë borxh Haracinës, duke mos na harruar dhe ne intelektualëve që përbëjmë një dozë faji, ngaqë…

Lexo më Shumë

Rrjeti i amortizuar i ujësjellësit në Studeniçan vazhdon të jetë arsyeja që shpesh një pjesë e banorëve të këtij vendbanimi të mbesin pa ujë. Rreth tre ditë, dy lagje të Studeniçanit mbetën pa ujë të pijshëm, për shkak të plasjes së një gypi. Instalimi i ujësjellësit për herë të parë në fshatin Studeniçan është bërë në vitin 1974. Mungesa e ujit për pije shpeshherë vjen si pasojë e gypave të vjetër, të cilët shpërthejnë kudo. Gypat e ri janë instaluar, por akoma nuk janë lëshuar në përdorim për shkak të mos angazhimit serioz të udhëheqësve komunal aktual dhe ish funksionareve…

Lexo më Shumë

Një shtetase e Maqedonisë ka humbur jetën dhe tre persona tjerë janë lënduar, në një aksident që mbrëmë ndodhi në autostradën Beograd-Nish tek vendi “Umçari”. Sipas mediumeve serbe, aksidenti ka ndodhur kur makina e tipit “Audi A6” me regjistrim të Maqedonisë, ka dalur nga rruga dhe është përmbysur. Në makinë ka pasur katër shtetas të Maqedonisë, mes moshës 30 deri 35 vjeçare, të cilët nga Beogradi janë kthyer në Maqedoni. Të lënduarit janë dërguar në Qendrën për urgjencë. Sipas të njëjtave burime, dy nga udhëtarët janë në gjendje të rëndë, ndërsa për gjendjen e shoferit nuk ka informacione.

Lexo më Shumë

Gjykata ju ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, katër të akuzuarve për sulmin ndaj Ziadin Selës më 27 prill. “Me propozim të prokurorit publik, gjykatësi i procedurës paraprake ju ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, katër të akuzuarve për veprën “tentim për vrasje”, njoftoi Prokuroria Themelore. Për personin e pestë për të cilin prokuroria gjithashtu propozoi masën e paraburgimit, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore gjykata do të vendos më vonë. Procedura që është ngritur ndaj tyre ka të bëjë me ngjarjet në Kuvend më 27 prill, ditën kur u zgjodh kryetari i ri.

Lexo më Shumë

Pas zgjedhjeve lokale, që po sjellin ndryshim të madh në skenën politike në Maqedoni, pritet edhe rikonstruim qeveritar, njoftojnë burime të sigurta nga qeveria për Gazetën Lajm. Sipas këtyre burimeve, “Aleanca me Besë”, si blloku më u madh politik që ka mbi 30 mijë vota shqiptare më shumë se BDI-ja, do të udhëheqë numrin më të madh të ministrive shqiptare. Ky koalicion i sapo formuar pritet të drejtojë katër resore ministrore, kurse BDI-së do t’i mbeten tri ministri, njëra prej të cilave do të jetë pa resor. Diplomatë të vendeve perëndimore në Shkup thonë për Gazetën Lajm se pas zgjedhjeve…

Lexo më Shumë

Komisioni kombëtar për luftë kundër trafikimit me njerëz dhe migracionit ilegal sot do ta shënojë Ditën evropiane të luftës kundër trafikimit me njerëz -18 Tetorin… Në Shkup sot në konferencë për media do të promovohet Fushata për luftë kundër eksploatimit të punës në industrinë e modës, e cila do të zbatohet gjatë Fundjavës së modës në Shkup. Në konferencë do të marrin pjesë Magdalena Nestoroska, koordinatore kombëtare për luftë kundër trafikimit me njerëz dhe migrim ilegal dhe sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Elena Grozdanova, anëtare e Komisionit kombëtar dhe sekretare shtetërore në Ministrinë e Punës dhe Politikës…

Lexo më Shumë

Vaksinimi kundër gripit sezonal fillon sot në qendrat për shëndet publik dhe njësitë e tyre rajonale. Vaksina i përfshin llojet e viruseve të gripit të cilat qarkullojnë në hemisferën veriore, përfshirë edhe rajonin evropian dhe Maqedoninë, është përgatitur në pajtim me rekomandimet e OBSH-së dhe i mbron prej dy lloje të viruseve nga grupi A dhe një lloj virusi nga grupi B, ndërsa prodhues është Abot nga Holanda, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Vaksinimi është mbrojtja e vetme parandaluese kundër gripit dhe rekomandohet për persona të moshës mbi 65 vjeç, posaçërisht personat e sëmurë kronik, fëmijët e vegjël nën moshën…

Lexo më Shumë

Asociacioni “Eja Maqedoni” po punon në zhvillimin e rrjetit të parë për dhurim të ushqimit në Maqedoni. që ka për qëllim t’u sigurojë nga dy shujta 1.000 njerëzve në ditë, me qëllim që rrjeti të zgjerohet për t’u ndihmuar më shumë njerëzve të cilët kanë problem gjatë sigurimit të ushqimit. Në drejtim të rritjes së informimit dhe motivimit për përfshirje të të gjitha organizatave të interesuara qytetare dhe vullnetarëve potencial, sot organizon ngjarje në të cilën do të prezantohet mënyra e zhvillimit të rrjetit dhe funksionimit të saj. Nga Asociacioni theksojnë se në këtë mënyrë dëshirojnë edhe ta pakësojnë hudhjen…

Lexo më Shumë

Moti sot pritet të jetë me diell, me erë të dobët, ndërsa pasdite e matur nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë prej 2 deri 10 gradë, ndërsa maksimalja prej 20 deri 26 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me erë veriore. Tempertaura do të lëvizë prej 6 deri 25 gradë. Në ditët në vijim pason periudha e motit stabil, të thatë dhe të ngrohtë, me temperatura pozitive të mëngjesit, ndërsa maksimalet do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë[ të vitit. Prej të hënës do të ketë dukuri të vranësirave të vogla deri mesatare,…

Lexo më Shumë

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1108047512658785/ Të ftuar në emisionin e sontëm #Click Plus në Tv21 ishin Albert Musli-analist, Ilmi Selmani nga BDI, Naim Bajrami nga ASH dhe Faton Fazli nga Lëvizja Besa. Pyetja e parë e cila u debatua kishte te bën me Samitin 100 të mbajtur në Shkup, ku i ftuar ishte dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Samiti 100 mblodhi katër kryeministrat e Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi për të diskutuar mbi mundësitë e zhvillimit ekonomik të Ballkanit. Liderët e Ballkanit Perëndimor u morrën vesh që të vazhdojnë të bashkëpunojnë në të gjitha fushat, por u zotuan edhe për…

Lexo më Shumë