Nga Naim Sinani Pse gjith ky dëshprim i haraçinasve nga subjektet shqiptare?! Pse pikërisht Haraçina e rezistencës kombëtare, e cila nuk hezitoi ti bashkangjitet as luftës së vitit 2001, tani nuk bëri fare rezistencë për tu dorëzuar në duart e LSDM-së! Këtë pyetje ua kam parashtruar edhe banorëve të Haraçinës. E përgjigja ishte e dhimshme, e madje trishtuese. Çfar duhet tu japim më shum partive shqiptare, mu përgjigjën shumica me të cilët bisedoja? Që nga vitet e 90-ta ua dham votën, e në vitin 2001 edhe fëmijët dhe pasurinë dhe çka? Ata nga njerëz që nuk kishin as buk për…
Author: Rilinda
Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski, ka komentuar zërat e paraqitura se Aleanca për Shqiptarët do të përjashtohet nga qeveria dhe se PDSH do të bëhet pjesë e saj. Këtë çështje e aktualizoi edhe vetë zëvendës kryeministri Bujar Osmani, duke vlerësuar se pas koalicionimit me Lëvizjen Besa, Aleanca duhet të largohet nga qeveria. Mirëpo Boshnjakovski ka qëndrim të kundërt, duke thënë se kjo çështje nuk është diskutuar në qeveri. “Mendoj se kjo pyetje është për subjektet politike që janë pjesë e koalicionit qeveritar, por ajo që unë dua të them është se për momentin kjo nuk është temë e…
Në ngjarjen e gjashtë vjetore të SAMIT-it 100 për liderët e biznesit të EJL-së, fokus i së cilës ishte “Ndërlidhja” e rajonit si bazë për përforcimin e bashkëpunimit përmes ndërlidhjes ekonomike dhe transportuese, por edhe koordinimi dhe stabiliteti politik, u konkludua se nevojiten projekte të mëdha infrastrukturore të cilat do të mundësojnë lëvizje të lirë dhe më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave, si dhe digjitalizim i cili është shtytës i ndryshimeve. Samiti u mbajt më datën 16-të dhe 17-të tetor në Shkup në të cilin morën pjesë më shumë se 150-të përfaqësues eminent të biznes sektorit nga EJL, kryeministra…
Në disa pjesë të qytetit sot qytetarët e Strugës kanë raportuar në Strugalajm.com se kanë ndeshur parrulla të shkruar me tekst “Sela :Nema Makedonci”.Këto parrulla vijnë në prag të raundit të dytë në garën për kreun e Komunës ndërmjet Ziadin Selës dhe Ramiz Merkos.Duket se “lufta” për të marr votat e maqedonasëve ka prodhuar edhe këto parrulla thonë qytetarët që raportuan për parrullat.
Në këtë situatë të zhvillimeve politike, më i brengosuri prej të gjithëve duhet të jetë Ali Ahmeti. Portalet e afërta me partinë e tij thuajse kanë harruar se Ahmeti është lider i BDI-së dhe dal ngadalë vendin që deri dje kishte Ahmeti, po ja kushtojnë liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit dhe kryetarit të sapozgjedhur të Shkupit, Petre Shilegov. Me gëzim dhe me ekzaltim portalet partiake shkruajnë se kur do të marrë pjesë Zaevi në ndonjë tubim të BDI-së, e kur do të pijë kafe Shilegovi me dikë prej kësaj partie, duke e lënë thuajse nën hije të plotë aktivitetin e…
Projeksioni më i ri i Bankës Botërore për rritjes e ekonomisë së Maqedonisë në vitin 2017 është 1.5 për qind. Sipas të dhënave të publikuara në raportin e Bankës Botërore, GDP këtë vit do të ketë rritje prej 1.5 përqind, vitin e ardhshëm 3.2 përqind, ndërsa në vitin 2019 3.9 përqind. Sipas Bankës Botërore ndikim për këtë rritje ekonomike ka pasur jostabiliteti politik në gjysmën e parë të vitit. Shtyllat kryesore të rritjes pritet të jenë konsumi, i nxitur nga rritja e punësimit dhe investimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Banka Botërore pretë që deficiti buxhetor të jetë 3% nga GDP këtë…
Analisti Sefer Tahiri thekson se koalicioni mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, i njohur në opinion si “Aleanca me Besë” matematikisht del fituese në të gjitha komunat me shumicë shqiptare ku do të ketë rreth të dytë zgjedhor, ka deklaruar analisti shqiptar Sefer Tahiri për Dojçe Vele. “Koalicioni mes Aleancës për shqiptarët dhe Besës edhe përkundër antagonizmave të thella të dy partive në të kaluarën, është rezultat i pragmatizmit, respektivisht u diktua nga rezultatet që i arritën këto dy parti. Gjithsesi se beteja më interesante do të zhvillohet mes BDI-së dhe Besës në Çair dhe Tetovë dhe mes BDI-së…
Qendra për Liri ka përgatitur raport për parregullsitë nga monitorimi zgjedhor dhe e dorëzoi në Komisionin Shtetëror Zgjedhor më 17 tetor, në ora 17:10. Kjo është vetëm raport dhe jo ankesë, sepse organizatat e shoqërisë qytetare nuk janë të autorizuara për dorëzim të ankesave, por këtë mund ta bëjnë vetëm bartësit e listave të kandidatëve dhe qytetaret dhe qytetarët. Megjithatë, Civili dorëzon raport deri në KSHZ në afatin ligjor për ankesa, me shpresa se ky institucion do të veprojë sipas kompetencave dhe në bazë të informatave tona, do të merr masa përkatëse në korniza të ligjit. Një gjë e këtillë…
Nga Lavdrim Rexhepi Me LSDM-në BDI-së nuk i ka ecur asnjë herë! Nëse veç pak e ngacmojmë mbamendjen sakaq do të na shpërfaqen imazhet e Ali Ahmetit në tryezë me Branko Cervenkovskin duke iu rrëfyer si para priftit për fajin që e kishte bërë në sulm kundër sovranitetit të Maqedonisë. Nga ky gabim i tij fatal ishte në gjendje që t’i futet edhe në b… Ashtu dhe ndodhi, tërë atë që bijtë shqiptarë e arritën në arenën e betejave duke derdhur gjak e duke dhënë jetë për një të ardhme më të lumtur për shqiptarët e Maqedonisë, Ali Ahmeti e…
Shoqata ekologjike FRONT 21/42 sot në skelën e lumit Vardar tek përmendorja Justiniani I në Shkup do t’u dërgojnë mesazh bartësve të vendimeve përmes përpunimit të një banderole për shpëtimin e Parkut Nacional “Mavrovë”. Sipas tyre, parkut nacional i kanoset shkatërrimi i pasurive natyrore me ndërtimin e 15 centraleve hidroelektrike përgjatë territorit të PN “Mavrovë”. “Për momentin janë lëshuar miratime për katër centrale në lumenjtë Zhirovniçka, Ribniçka dhe Jadovska. Shkatërrimi i ujërave në parkun nacional të cilat e mirëmbajnë florën dhe faunën do të thotë humbje e tyre e përjetshme”, thonë nga FRONT 21/24. Banderola së bashku me letrën protestuese…
Qarkullimi në vendkalimin kufitar “Mexhitli” në kufirin me Greqinë prej sot në mëngjes është normalizuar. Qarkullimi ishte në ndërprerje për shkak të grevës së shërbimeve doganore greke prej dje nga ora 6:30. Në këtë periudhë lëshoheshin vetëm këmbësorë.
Policia e Maqedonisë ka dhënë më shumë informacione për rrahjen e përgjakshme në ndalesën e autobusit në Bit Pazar në Shkup mbrëmë pas lojës Real Sociedad-Vardar. Huliganë të grupit të tifozëve të Vardarit, ”Komiti” kanë provokuar prishjen e rendit dhe qetësisë publike në kryeqytet. ”Prishja e rendit publik është shkaktuar rreth orës 21 në bulevardin ”Krste P. Misirkov”. Njëri nga tifozët e ka kapur timonin e autobusit numër 50 dhe ka shkaktuar aksident me autobusin numër 20 dhe ka shkaktuar aksident rrugor.” ”Kur është ndaluar autobusi numër 50, tifozët kanë dalë nga autobusi dhe kanë vazhduar të ushtrojnë dhunë ndaj…

