Në këtë situatë të zhvillimeve politike, më i brengosuri prej të gjithëve duhet të jetë Ali Ahmeti. Portalet e afërta me partinë e tij thuajse kanë harruar se Ahmeti është lider i BDI-së dhe dal ngadalë vendin që deri dje kishte Ahmeti, po ja kushtojnë liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit dhe kryetarit të sapozgjedhur të Shkupit, Petre Shilegov.
Me gëzim dhe me ekzaltim portalet partiake shkruajnë se kur do të marrë pjesë Zaevi në ndonjë tubim të BDI-së, e kur do të pijë kafe Shilegovi me dikë prej kësaj partie, duke e lënë thuajse nën hije të plotë aktivitetin e Ahmetit. Në këtë mënyrë ata po dëshmojnë se Ahmeti ka humbur terrenin brenda partisë së tij.

