Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski, ka komentuar zërat e paraqitura se Aleanca për Shqiptarët do të përjashtohet nga qeveria dhe se PDSH do të bëhet pjesë e saj. Këtë çështje e aktualizoi edhe vetë zëvendës kryeministri Bujar Osmani, duke vlerësuar se pas koalicionimit me Lëvizjen Besa, Aleanca duhet të largohet nga qeveria. Mirëpo Boshnjakovski ka qëndrim të kundërt, duke thënë se kjo çështje nuk është diskutuar në qeveri.
“Mendoj se kjo pyetje është për subjektet politike që janë pjesë e koalicionit qeveritar, por ajo që unë dua të them është se për momentin kjo nuk është temë e shqyrtuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë”, theksoi Boshnjakovski, transmeton Gazeta Lajm.
Ndryshe nga Aleanca për Shqiptarët kanë thënë se mbetja ose largimi i tyre në qeveri nuk varet nga BDI-ja.
https://www.facebook.com/portalb.mk/videos/1521148264641172/

