Author: Rilinda

Në Ministrinë për punë të brendshme, ndjekja e komunikimeve kryhet vetëm në pajtim me procedurat ekzistuese ligjore, thonë nga MPB për Nova Tv pas akuzës së djeshme nga ana e liderit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski i cili tha se po bëhet përgjimi i një qind anëtarëve të organeve udhëheqëse të partisë. “Ajo që bën MPB-ja është ligjore dhe me urdhër të gjykatës nëpërmjet Prokurorisë publike, ndërsa pikërisht prokuroria është ajo që kryen hetimet. Përgjim masiv joligjor, veçoria kryesore e sundimit të Nikolla Gruevskit është lëndë hetimore e PSP-së. DSk vepron sipas kompetencave të saj dhe aktivitetet e saj në formë…

Lexo më Shumë

Nën ndikimin e valës së lagësht dhe të ftohtë prej nesër, moti do të jetë me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme dhe do të arrijnë mbi 30 litra në një metër katror, veçanërisht në pjesët lindore dhe juglindore të vendit ku në vendet lokale do të jenë të përcjella edhe me bubullima. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare e përforcuar jugore, ndërsa nga fundi i ditës do ta ndryshojë drejtimin në verior. Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, nesër temperatura do të jetë prej gjashtë deri në 18 gradë ,…

Lexo më Shumë

Në 100 ditët e qeverisjes së re pjesë e problemeve të theksuara gjatë kësaj periudhe ishin jo stabiliteti financiar në komuna dhe varësia e pushtetit lokal nga ai qendror. Se pse jemi në këtë gjendje në shumicën e komunave të Maqedonisë dhe se si mund të tejkalohet kjo situatë, ministri i vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu sqaron për REL se është formuar një grup punues dhe është duke analizuar këtë çështje. “Një nga arsye është puna jo e kryer mirë, kurse tjetra është ndarja e mjeteve në mënyrë jo të barabartë nga pushteti qendror. Ne tani jemi në fazë të analizës.…

Lexo më Shumë

Në kornizat e programit të këtij viti, Galeria kombëtare e Maqedonisë do të prezantojë ekspozitën e grafistes së re Shqipe Mehmeti, e cila do të mbahet me datë 24.10.2017 (e martë) në qendrën multimediale Malla Stanica, në orën 20.00. Në ekspozitën e saj do të prezantohen rreth 30 lista grafike të cilat Mehmeti i ka përpunuar gjatë viteve të fundit, ndërsa tema e ekspozitës është gruaja dhe brishtësia e saj, si dhe fuqia e saj nga ana tjetër. Ekspozita titullohet “Brishtësi” dhe përfshin grafika të teknikave të shumëllojshme me gjilpëre të thatë, teknikë të kombinuar, etj. Kuratorja e projektit është…

Lexo më Shumë

Zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë, pritet të marrë një dinamikë të re pas zgjedhjeve lokale që pritet të përfundojnë pas një jave, shkruan Radio Evropa e Lirë. Këtë e paralajmëroi ditë më parë vetë kryeministri Zoran Zaev duke folur për prioritetet e Qeverisë në periudhën e ardhshme. Në këtë kuadër janë edhe kontaktet e vendosura me qeverinë greke, por edhe lëvizjet e ndërmjetësit të OKB-së, Matthew Nimetz, se pas vitit mund të ketë afrim të qëndrimeve mes palëve për mbylljen e kontestit afër 30-vjeçar për emrin e Maqedonisë. Detaje nuk jepen nëse tashmë ka ndonjë propozim për emrin…

Lexo më Shumë

Trafiku rrugor në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Kujtojmë që që nga 20 tetori kanë filluar aktivitetet e ndërtimit – rindërtimin dhe rehabilitimin e rrugës shtetërore A2 – Saraj – Grupçin.Për këtë qëllim, do të futet një modifikim i përkohshëm i regjimit të trafikut. “Drejtuesit e mjeteve paralajmërohen të respektojnë sinjalizimin e instaluar të trafikut në pjesën e përmendur të rrugës nga Saraj në Grupcin,” njoftojnë nga LAMM. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrjen dhe daljen nga shteti.

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, gjatë mandatit të saj ka shitur për rreth 700 mijë euro hapësirën e parkingut përpara restorant “Sedrës”tek tregu i gjelbërt. Kjo hapësirë ka qenë në pronësi të komunës ndërkaq tash në faqen e kadastarit është e regjistruar si pronë e personave privat. I gjithë ky proces përbën një skandal dhe nuk ka qenë aspak transparent dhe ende nuk dihet se në xhepat e kujt përfunduan 700 mijë euro./tetovalajm.com

Lexo më Shumë

Bilall Kasami Zoran Zaev me siguri e din se promovimi i kandidatëve të BDI-së dhe pjesëmarrja e tij në tubime partiake elektorale si “kryeministër” janë në kundërshtim me rekomandimet e Pribes për çkapje të shtetit nga partitë. Megjithatë, ndonëse është i vetëdijshëm se BDI vazhdon të udhëhiqet nga të njëjtit që prej kohes së regjimit dypartiak të uzurpimit të shtetit, kryeministri zgjodhi të jetë në krah të atyre që dikur i shpallte kriminel. Dikur Zaev – ngaqë tani e tutje e humbi me vetë iniciativë të drejtën të pranohet si kryeministër nga të gjithë – fliste për kriteret e Kopenhagës…

Lexo më Shumë

Koment: Almakos Përpos tjerave, këto zgjedhjeve lokale treguan se BDI’ja i shkoi deri në fund projektit të saj, që përkushtimi ndaj shqiptarisë, si dhe politikat shqiptare, të vlerësohen vetëm nëpërmjet asaj sa ai përkushtim dhe ato politika, janë të dobishme për VMRO-DPMNE’së apo LSDM’së dhe sa ato janë në shërbim të partive maqedonase?! Kështu që sot ky projekt thuajse përmbyllet, me çka erdhëm në situatë që Spasovksi i LSDM’së, apo kryepolici i shtetit, të na tregojë se cilat parti shqiptare kanë gabuar dhe janë rreshtuar pas VMRO-DPMNE’së, duke na thënë thuajse hapur se shqiptarë të mirë janë vetëm ata që…

Lexo më Shumë

Almakos: Skicë për portret Për shumëçka Tetova është pasqyrë ku shihet fytyra e vërtetë e shqiptarëve të Maqedonisë. Dhe duke qenë e tillë, atë shumëkush ka tentuar ta sundojë e drejtojë, duke e ditur se kështu e drejton dhe e sundon shoqërinë shqiptare në Maqedoni. Andaj Tetovës kurrë nuk i kanë munguar sundues, e që kryesish atë e morën zvarrë, e plaçkitën dhe e sollën këtu ku është tani: në duart e Teuta Arifit. Në duart e një politikaneje që më së miri përfaqëson gjeneratën e politikanëve të ashtuquajtur ‘komunjarë e vasal’, të shkollave partiake maqedonase, të përgatitur për t’i…

Lexo më Shumë

Vetura, banesa, tokë të ndërtimit dhe gjësende tjera, Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) ka paralajmëruar se do t’i shes në ankandin e 17 me radhë. Kështu për shembull në ankand mund të gjeni Mercedes Nebz me çmim prej 151.161 denarë, Seat Toledo për 230.000 denarë. Gjithashtu në shitje janë edhe mobilje, kompjuter etj. Shpalljen e plotë mund ta shihni: https://www.ujp.gov.mk/mk/otvoreni_povici/pogledni/348

Lexo më Shumë

Veprimtari i njohur në diasporë, Gafurr Adili, në një megaintervistë për Gazetën Lajm thotë se Maqedonia po zbrazet nga shqiptarët sipas planit të Çubrilloviqit. Ai e pershendet koalicionin ASH-BESA, duke theksuar se ky koalicion reflekton vullnetin shqiptar dhe si i tillë do i fitojë zgjedhjet. Pas kthimit në Maqedoni paralajmëron pjesëmarrje aktive në skenën politike, e madje edhe mundësinë për formimin e një partie politike. Adili ka folur për fillimet e veprimtarisë së tij, për njohjen me Kadri Zekën, si dhe për kyçjen e mëvonshme të Ali Ahmetit në ilegalitet. Ai ka përmendur rastin kur ka përjetuar dëshpërim të thellë,…

Lexo më Shumë