Author: Rilinda

Sektori për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Penale, po shqyrton kërkesën për ekstradimin e Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit nga Selaniku i Greqisë. Nga Ministria e Drejtësisë informuan se që të premten kanë dërguar kërkesën e këtillë në gjykatën e apelit, e prej atje është dërguar në gjykatën penale. Të gjitha dokumentet e lëndës kundër Goran Gruejevskit dhe Nikolla Boshkovskit janë në Gjykatën Penale. Atje janë edhe aktakuza edhe vendimi i Gjykatës së Apelit për paraburgim. Avokati Jovan Joanidis pret që kompletimi i tërë dokumentacionit për ekstradimin e tyre nuk do zgjatë shumë, nëse nuk ka ndonjë bllokim…

Lexo më Shumë

Para institucioneve përgjegjëse për zbatimin e IPARD-it vijon një sfidë e madhe që të realizohen me kohë kërkesat nga Programi 2014-2020 dhe të përmirësohet situata me përdorimin e fondeve parainkuadruese, konsideron drejtori i përgjithshëm për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Komisionit Evropian Jerzhi Bogdan Pleva. Në takimin e punës me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikolovski në Bruksel, Pleva edhe një herë ka porositur se resurset njerëzore dhe funksionaliteti i Agjencisë Pagesore janë kyçe për përdorimin efikas të fondeve IPARD. Sipas MBEU, Pleva pozitivisht e ka vlerësuar interesin e madh dhe numrin e kërkesave për përdorimin…

Lexo më Shumë

Sonte në #ClickPlus do të debatohet rreth bashkëpunimeve dhe koalicioneve të fundit të partive politike në Maqedoni, sa do të jenë të suksesshme dhe frytëdhënëse këto bashkëpunime, të gjitha këto mund ti ndiqni në debatin e sontëm në Tv 21 në ora 21:30. Mysafir të ftuar janë: Muhamed Zekiri – LSDM Zejd Rexhepi – Levizja Besa Artan Grubi – Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI Remzi Mehmedi – Aleanca për Shqiptarët #TV21 21:30

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot do të mbajë seancë në të cilën do të shqyrtojë miratimet për plotësimin e kërkesës për marrjen e autorizimeve për vëzhgimet e Zgjedhjeve Lokale 2017, të parashtruara nga Zyra e OSBE-së për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut – Misioni për vëzhgimin e zgjedhjeve për mionitoruesit ndërkombëtarë dhe përkthyesit edhe nga Ambasada e SHBA-së. Në rend dite janë edhe Propozim udhëzimi për votimin në raundin e dytë të zgjedhjeve, Propozim udhëzimi për procedurimin e Këshillave zgjedhore për votimin në të cilat dokumentet për identifikimin i skadoi afati midis dy raundeve. Propozim vendimi për vendosjen…

Lexo më Shumë

Koment nga Almakos Tetova është qyteti ku së pari herë shëtiti kali i bardhë i demokratizimit të shoqërisë shqiptare në Maqedoni. Tetova është qyteti i shpresës dhe i revoltës shqiptare. Ky qytet është kryeqendra që barti mbi shpinë barrën më të rëndë, gjatë rrugëtimit të shqiptarëve të Maqedonisë drejt arsimimit të tyre në gjuhën amtare. Tetova ishte dhe mbeti djepi ku rriten e lartësohen shumë vlera që ka shqiptaria e Maqedonisë. Dhe një Tetovë të tillë, gjatë thuajse tri dekadave të shkuara, e drejtuan të zgjedhurit e shumë partive shqiptare. Pra atë e drejtuan mbarë e mbrapshtë, herë duke ia…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi po qëndron për vizitë zyrtare në Sofje me ftesë të koleges së tij bullgare ministres së Energjetikës,znj. Temenuzhka Petkova.Gjatë takimit që kanë pasur dy ministrat është theksuar bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve në sferën e energjetikës ,sigurisë së furnizmit me energense,diversifikimin e burimeve të energjisë,lidhjet e reja interkonektuese dhe bashkëpunimi rajonal. Theks i veçantë gjatë takimit i është dhënë edhe marrjes së presidencës së Bullgarisë me Këshillin e Bashkimit Evropian prej 1 janarit 2018 ku në fokus do të jetë Ballkani perëndimor ndërsa Bullgaria ka shprehur gatishmëri të mbështesë Maqedoninë në investimet infrastrukturore në fushën e…

Lexo më Shumë

Mukovski i cili duhej sot të paraqitej pranë organeve të drejtësis në lidhje me zhvillimet e 27 prillit në Kuvend ku një grup protestuesish u futën dhunshëm në Kuvend duke sulmuar deputet e shumicës parlamentare, për “Makfax” ka mohuar se është ftuar për tu marrë në pyetje në Prokurorinë Publike. “Bëhet fjalë për spekulime. Nuk mund të thirrem në diçka që nuk është zyrtare”, tha Mukoski. Pas gjashtë muajve të trazirave në kuvend, deputetët Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski sot do të duhet të paraqiten në prokurori për dhunën në kuvend më 27 prill. Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski të…

Lexo më Shumë

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, sot ka dalë me reagim në lidhje me riaktualizimin e çështjes së emrit të Maqedonisë. Sipas tyre, në zgjidhjen e kësaj çështje duhet të përfshihen edhe shqiptarët, vetëm me proces të dialogimit për çështjet kyçe për “shpëtimin e shtetit” mes gjitha subjekteve parlamentare, do të “shkundej” shteti për tu Ridefinuar dhe për tu ribërë, si shtet i barabartë për të gjitha komunitetet, vetëm kështu Maqedonia do të hynte në shinat brenda konceptit të njëmendësisë e të qenurit shtet, përcjell Almakos. “Jo zgjidhje të njëanshme të emrit të Maqedonisë. Disa herë faktorët…

Lexo më Shumë

Mediat e LSDM-së: Nacionalistët shqiptar po na sulmojnë BDI-në Mediat maqedonase të afërta dhe finansuara nga LSDM kanë filluar një fushatë në mbrojtje të BDI-së. Në këtë fushatë ata i quajnë nacionalist koalicionin “Aleanca me Besë” dhe thonë se ky koalicion e rrezikon rëndë BDI-në. Portali Faktor gjithashtu shkruan se koalicioni shqiptar ka akuzuar BDI-në dhe zv ministrin Agim Nuhiu për vizitën që ja ka bërë muzeut të njësitit special “Tigrat” që u vranë në lagjen e trimave. Poashtu thuhet se Aleanca me Besë akuzon BDI-në për përkulje ndaj LSDM-së.

Lexo më Shumë

XHEVDET HAJREDINI Ajo që ngjanë në rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në Maqedoni, është e papritur, si nga aspekti politik, poashtu, veçanërisht, edhe nga aspekti moral. Kjo vlen si për sjelljen e partive poashtu edhe të vet kandidatëve. Po të mbaheshin këto zgjedhje në kohën e caktuar me ligj, afërsisht para gjashtë muajve, disa nga kryetarët të cilët morën guximin të kandidohen edhe për të dytën ose edhe për të tretën herë, nuk do të ishin në gjendje të përfundojnë asnjë projekt të premtuar para dhe në fillim të mandatit paraprak. Ky konstatim vlen posaçërisht për…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagështa në vende të caktuara. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë qyteteve është mesatar, ndërsa në vend kalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedoni. Rekomandohet vozitje me kujdes, përshtatje e shpejtësisë dhe respektim i sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Lexo më Shumë

Nën ndikimin e valës së lagësht dhe të ftohtë prej sot moti do të jetë me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme dhe do të arrijnë mbi 30 litra në një metër katror, veçanërisht në pjesët lindore dhe juglindore të vendit ku në vendet lokale do të jenë të përcjella edhe me bubullima. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare e përforcuar jugore, ndërsa nga fundi i ditës do ta ndryshojë drejtimin në verior. Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, temperatura do të lëviz prej 7 deri në 18 gradë , në…

Lexo më Shumë