Sektori për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Penale, po shqyrton kërkesën për ekstradimin e Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit nga Selaniku i Greqisë.
Nga Ministria e Drejtësisë informuan se që të premten kanë dërguar kërkesën e këtillë në gjykatën e apelit, e prej atje është dërguar në gjykatën penale.
Të gjitha dokumentet e lëndës kundër Goran Gruejevskit dhe Nikolla Boshkovskit janë në Gjykatën Penale. Atje janë edhe aktakuza edhe vendimi i Gjykatës së Apelit për paraburgim. Avokati Jovan Joanidis pret që kompletimi i tërë dokumentacionit për ekstradimin e tyre nuk do zgjatë shumë, nëse nuk ka ndonjë bllokim nga ndonjë institucion.
Ata të premten e kaluar janë nxjerrë para Gjykatës së Selanikut meqë janë zënë me identitet të dyfishtë ushëtimi, ndërkaq seanca gjyqësore u anulua me arsyen e mospasjes së përkthyesit maqedonas nga gjuha greke.
Grujoski është i akuzuar për vepra penale “shoqërim kriminel”, “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe “falsifikim të dokumenteve”, ndërsa Nikolla Boshkovski akuzohet për vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “falsifikim të dokumenteve”.
Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, dy ish-shefa në MPB, u arrestuan nga ana a policisë greke në aeroportin në Selanik, më 18 tetor, të cilët gjatë tentimit me pasaporta të rreme bullgare kishin për destinacion Budapestin./Almakos

