Mukovski i cili duhej sot të paraqitej pranë organeve të drejtësis në lidhje me zhvillimet e 27 prillit në Kuvend ku një grup protestuesish u futën dhunshëm në Kuvend duke sulmuar deputet e shumicës parlamentare, për “Makfax” ka mohuar se është ftuar për tu marrë në pyetje në Prokurorinë Publike.
“Bëhet fjalë për spekulime. Nuk mund të thirrem në diçka që nuk është zyrtare”, tha Mukoski.
Pas gjashtë muajve të trazirave në kuvend, deputetët Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski sot do të duhet të paraqiten në prokurori për dhunën në kuvend më 27 prill.
Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski të cilët më 27 prill hapën portat e Kuvendit për protestuesit e dhunshëm. Nga organi akuzës thonë se deri tek përgjegjësia e deputetëve, ka disa procedura të cilët duhet të përfundojnë.
Prokuroria për krim të organizuar do të kërkojë përgjegjësinë e deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Burime nga ky Institucion shpjegojnë se rrugët hetuese mund të zgjasin deri tek përgjegjësia e deputetëve Mukoski dhe Vasilevski por edhe deputetëve tjerë dhe shërbyesve të rendit në Kuvend./Almakos

