Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, sot ka dalë me reagim në lidhje me riaktualizimin e çështjes së emrit të Maqedonisë. Sipas tyre, në zgjidhjen e kësaj çështje duhet të përfshihen edhe shqiptarët, vetëm me proces të dialogimit për çështjet kyçe për “shpëtimin e shtetit” mes gjitha subjekteve parlamentare, do të “shkundej” shteti për tu Ridefinuar dhe për tu ribërë, si shtet i barabartë për të gjitha komunitetet, vetëm kështu Maqedonia do të hynte në shinat brenda konceptit të njëmendësisë e të qenurit shtet, përcjell Almakos.
“Jo zgjidhje të njëanshme të emrit të Maqedonisë. Disa herë faktorët e jashtëm aktualizojnë çështjen e emrit adekuat të IRJM – Maqedonisë. Nimic është i caktuar zyrtar. Ai nuk mundi, apo u pengua që të vijë te qëllimi i duhur. Megjithatë, ai vazhdon. I jemi mirënjohës. Në këtë përpjekje, asnjëherë nuk u mor në konsideratë faktori autokton shqiptar. Pa këtë nuk mund të ketë zgjidhje reale afatgjate. Dekadën e fundit ne kemi dhënë idenë kulmore dhe ai është emri “Iliro-Maqedonia e Veriut”. Jemi të vendosur”, thonë nga SHVL UÇK.


