Kryetari i Lëvizjes BESA dhe njëherësh kandidat për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i shoqëruar edhe nga kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri, ka vazhduar takimet me qytetarët e Tetovës. Ata sonte kanë takuar banorët e Xhepçishtit, ndërsa Kasami në faqen zyrtare në facebook ka shkruajtur: “Sonte, bashkëbiseduam me banorët e Xhepçishtit, ku cekëm se së bashku ne si Aleancë me BESË, do të fillojmë me punë e përkushtim, për të mirën e përgjithshme të Tetovës, menjëherë pas fitores së madhe më 29 Tetor. Me dije dhe guxim për një jetë të re”. Po ashtu, Kasami ka…
Author: Rilinda
Arben Agolli i Aleancës për Shqiptarët i cili u fut në balotazh për qytetin e Dibrës, së bashku me Xhemail Çupin e Lëvizjes BESA, apelojnë deri tek bashkëqytetarët e tyre për ndryshimin që duhet ti paraprijë Dibrës në raundin e dytë zgjedhor që do të mbahen me 29 tetor. Duhet ta sjellim ndryshimin në Dibër. Ky sistem njëherë e përgjithmonë duhet të largohet. Nga e hëna, vjen një frymë e re, një jetë e re, vjen një Aleancë me BESË për një Dibër tjetër, një Dibër më të mirë dhe më të lirë”, ka thënë Arben Agolli, duke shtuar se…
Sot në orët e para të mëngjesit, ka ndërruar jetë, veprimtari i arsimit Prof. Dr. Xhevat Gega. Varrimi i të ndjerit bëhet sot (e hëne, 23 tetor) në varrezat e qytetit në Strugë. (BIOGRAFIA) Prof. Dr. Xhevat Gega Veprimtaria arsimore dhe shkencore Prof. Dr. Xhevat Gega lindi në Strugë më 1934. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa Normalen në Shkup dhe Tetovë. Pas diplomimit punon si mësues në fshatin Kishavë të Manastirit, ndërsa vitin vijues shkollor në f. Veleshtë të Strugës. Pas dy vjet mësuesie, në vitin 1953 Xhevat Gega regjistrohet në Fakultetin Filozofik në Beograd dhe në vitin…
Avazi diskriminues i shqiptarëve të fshatit të vetëm shqiptar të Komunës së Gjorçe Petrovit – Nigishtanit vazhdon. Rrugët e fshatit Nigishtan që gjendet hiç më shumë se 13 kilometra larg qendrës së Shkupit, në shekullin 21 vazhdojnë ti ngjajnë atyre të parahistorisë, shkruan gazeta KOHA. “Më parë premtonin nëpër fushata, kësaj here as në fushatë nuk na premtuan gjë”, thonë banorët e kësaj ane, të cilët me vetë iniciativë kanë grumbulluar një sasi të hollash, të cilët megjithatë nuk mjaftojnë as për asfaltimin e gjysmës së rrugës. “Rruga lokale që lidh Nigishtanin me Komunën e Gjorçe Petrov është ndërtuar që…
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagështa në vende të caktuara. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë qyteteve është mesatar, ndërsa në vend kalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedoni. Rekomandohet vozitje me kujdes, përshtatje e shpejtësisë dhe respektim i sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.
Nën ndikimin e valës së lagësht dhe të ftohtë prej sot moti do të jetë me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme dhe do të arrijnë mbi 30 litra në një metër katror, veçanërisht në pjesët lindore dhe juglindore të vendit ku në vendet lokale do të jenë të përcjella edhe me bubullima. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare e përforcuar jugore, ndërsa nga fundi i ditës do ta ndryshojë drejtimin në verior. Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, temperatura do të lëviz prej 7 deri në 18 gradë , në…
Bashkimi i forcave të Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale ka ngjallur eufori dhe ka prodhuar një situatë të re politike në Maqedoni. Që të dy partitë, në komuna të ndryshme garojnë kundër koalicionit LSDM – BDI. Një prej betejave kryesore është duke u zhvilluar në komunën e Tetovës, ku kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami garon kundër Teuta Arifit e cila përkrahet nga kryeministri Zoran Zaev, ndërsa garon si kandidate e BDI – së. Portali Sakte.net nga burime të sigurta brenda Bashkimit Demokratik për Integrim mëson se pas marrëveshjes së partive të…
Almakos: Koment Ka diçka që në këto zgjedhje vendore shkon edhe përtej asaj se cila parti dhe cili kandidat i saj do i fitojë ato: kriminalizimi i qëllimshëm i shoqërisë shqiptare në Maqedoni, e të cilin janë duke e bërë LSDM’ja dhe BDI’ja. Apo thënë edhe më qartë: në këto zgjedhje vendore, shihet më ashiqare tendenca tinëzare e LSDM’së dhe BDI’së që shqiptarëve të këtushëm tu bëhet përbuzja më madhe që mund t’i bëhet një populli – ai të lihet në duart e banditëve partiak dhe atë ta përfaqësojnë edhe ata me koeficientin e intelegjencisë nën atë të hajdutëve të…
Kështu shkruan në profilin e tij ne facebook Visar Ademi: Keto qe e mbrojne BDI thone se mos kishte qene interesi personal nuk do beheshte koalicionimi Aleanca- Besa. Atehere kam nje pyetje per ta: per interes te kujt kandidatet e BDI’së flaken Ali Ahmetin nga skena dhe thiren Zaevin që t’ju ndihmoj dhe ta bej kampanjen per ta??
Mos e ka pa ndojëri komandantin Ali Ahmetin? Kallxoni se partia i shkoi për lesh. Çfarë komandatash janë këto të BDI kur humbën zgjedhjet prej Melekisë në Haraçinë e Zoran Zaevi ua drejton fushatën për balotazh kundër opozitës shqiptare?! (Postim ne facebook i Naser Selmanit kryetar i SHGM-se)
Abdulla Mehmeti Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev nuk ka të drejtë dhe nuk guxon t’u diktojë shqiptarëve se cili duhet të jetë zot në shtëpitë e tyre, në komunat me shumicë të popullsisë shqiptare. Meqë ai tanimë e ka filluar këtë fushatë të pamenduar mirë dhe të dëmshme për proceset demokratike dhe marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni. Një kryeministër që në radhët e popullit të tij, në komunat me shumicë të popullsisë maqedonase, me të gjitha mjetet e ka luftuar të keqen, të vjetrën, korrupsionin dhe krimin, qeverisjen e keqe, të kundërtën nuk guxon t’ua ofrojë qytetarëve shqiptarë. Kjo qasje dhe…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sërisht ashpër ndaj përzierjes së kryeministrit Zoran Zaev në vullnetin politik të shqiptarëve, në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale. Ata i apelojnë Kryeministrit të kujdeset për punët e shtetit e jo të merret me Gostivarin. “Zoran Zaev, fjalimi i juaj në Gostivar ishte një borxh i vjetër që ia kishe Nevzatit…e pagove pak më lartë nga ç‘duhet! Ju dhe PR-i juaj ndoshta duhet të kishit marrë më shumë informacion për Nevzatin! Gjithsesi, ju keni fare pak kohë që jeni vendosur në krye të vendit, ndershmërisht dhe ne, prandaj ju sugjerojmë që të…

