Koment nga Almakos Po, duhet përsëritur se për shumëçka Tetova është pasqyrë ku shihet fytyra e vërtetë e shqiptarëve të Maqedonisë. Dhe duke qenë e tillë, atë shumëkush ka tentuar ta sundojë e drejtojë, duke e ditur se kështu e drejton dhe e sundon shoqërinë shqiptare në Maqedoni. Njësoj siç donë sot LSDM-ja e Zaevit, që nëpërmjet kandidates së vet të mbuluar me emblemën e BDI-së, Teuta Arifit ta sundojë e ta drejtojë këtë “kryeqendër” të shqiptarëve të Maqedonisë. Dhe duke dashur ta zaptojnë Tetovën, Zaevi e Sheqerinska na këshillojnë të votojmë për ‘kandidaten që bashkon’. Mirëpo pa na treguar…
Author: Rilinda
Në një emision debativ të TV ‘Dukagjinit’ të Prishtinës, ku është folur për situatën politike në Maqedoni, Xhevdet Pozhari ka thënë se këto zgjedhje vendore do dëshmojnë sa shqiptarët e atjeshëm do e mposhtin mendësinë vasale politike. Lidhur me këtë ai ka thënë: “Për mendimin tim, për shqiptarët e Maqedonisë nuk është gjithaq me rëndësi se cila parti do t’i fitojë zgjedhjet lokale, por se si ata do ta mposhtin mendësinë vasale politike të cilën BDI – ja e institucionalizoi duke i shërbyer herë VMRO – DPMNE’së e herë LSDM’së. Shqiptarët e Maqedonisë, para se të votojnë, po ashtu duhet…
Koment nga Almakos Shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet të harrojnë se Zaevi, të cilin e ndihmuan ta rrëzojë regjimin kriminel DPMNE-BDI dhe të bëhet kryeministër, në zgjedhjet vendore mbajti anën e një partie shqiptare – atë të BDI-së. Edhe atë vetëm që t’i përçarë dhe që t’i shantazhojë shqiptarët, vetëm që t’i detyrojë ata të votojnë për kandidatët e tij me emblemën e BDI-së dhe t’u tregojë atyre se shteti u takon vetëm atyre që janë me pushtetin! Shqiptarët e Maqedonisë duhet të mos harrojnë kurrë as të vërtetën se BDI-ja, të cilës aq i besuan, përfundoi si degë e…
Shpëtim Pollozhani Në kohen e komunizmit kishte nje kategori njerrezish qe pushteti i quante ,, shqiptare te ndershem”. Keta njerez pushteti i avanconte ne pune dhe ne kariere, kurse ne ,, te pandershmit” na burgoste, na diferenconte dhe si rezultat i diferencimeve-largimeve nga puna, 4800 shqiptare(,, te pandershem)”u flaken ne rruge, nga te cilet shumica e moren rrugen e gurbetit. Ne (,,te pandershmit”) jo vetem qe na largonte nga puna, por na i bllokonte edhe familjaret ne shkollim dhe avancim ne vendin e punes; na bllokonte ne te gjitha sferat e jetes Perkrahja qe z. Zaev ua jep shqiptareve ,,…
Grupi i mesëm këmbësorik i batalionit (GMKB) dhe çeta e renxherëve në përbërje të Armatës së Republikës së Maqedonisë, në ceremoni të përshtatshme ushtarake e cila u mbajt dje në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë zyrtarisht i pranuan certifikatat e NATO-s me vlerësim “gati për të luftuar”. Siç kumtoi sot SHM-ja e ARM-së, rivlerësimi i GMKB-së dhe vlerësimi i ÇR-së, në pajtim me konceptin e NATO-s për aftësi operative-Niveli 2, është kryer gjatë stërvitjes “Shkëlqimi i Maqedonisë-13” në periudhën nga 02 deri më 06.10.2017, në poligonin e armatës “Krivolak”, nga ana e ekipit të certifikuar të vlerësuesve nga përfaqësues nacional…
Delegacioni i Bashkimit Evropian e shpalli konkursin e 15-të për çmimin “Zhan Mone” për arritjet më të mira në mbulimin e temave lidhur me temën “BE për ty?”. Çmimi “Zhan Mone” do të ndahet në tre kategori garuese: shkrimi më i mirë i publikuar i gazetarit (për storje të publikuara në mediat e shtypit ose në internet), fotografi profesionale (për fotografi të publikuar në mediat e shtypit ose në internet) dhe fotografi amatore. Krijimet, të cilat do të marrin pjesë për storjen më të mirë të gazetarëve duhet të jenë storje autoriale në temën “BE për ty?”, të publikuara në…
Masë aktive për hapjen e vendeve të reja të punës në organizatat qytetare, si pjesë e Planit operativ të programeve aktive dhe masave për punësimin dhe shërbimet e tregut të punës, do të promovohet sot në Shkup. Masën do ta promovojnë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, përfaqësuesja e përhershme e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Luiza Vinton dhe drejtoresha e Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë, Biljana Jovanovska. Kjo masë për përfshirjen e organizatave qytetare është pjesë e planit operativ për punësim, me të cilin duhet të përfshihen 41.562 persona të papunësuar deri nga…
Konferenca me temë “Femicidet – vrasja e grave sepse ato janë gra” do të mbahet sot në organizimin e Rrjetit Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Folës kryesor në konferencë do të jetë Shalva Veil, profesoreshë në Universitetin Hebraik në Jerusalem dhe hulumtuese dhe zëdhënëse e njohur në temat dhuna mbi gratë dhe vrasja e grave – femicide. Ajo angazhohet femicidet të trajtohen si fakt sociologjik, i cili duhet t’i kushtohet vëmendje e mjaftueshme dhe të tejkalohen sfidat në hulumtimet e tyre. Krahas profesoreshës Veil, në konferencë do të flasin faktorë nga institucionet shtetërore dhe sektori joqeveritar…
Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë, me reshje të përkohshme të shiut, veçanërisht në pjesët veriore. Në malet reshjet do të jenë me borë, ndërsa në vendet më të larta do të formohet edhe shtresa e dëborës, veçanërisht në pjesët veriperëndimore. Do të fryjë erë e fortë veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej katër deri në 9, ndërsa ajo e ditës prej 7 deri në 14 gradë. Në Shkup moti dë të jetë i vranët me reshje shiu, të cilat herë pas here do të jenë më të rrëmbyeshme. Do të fryjë…
https://m.youtube.com/watch?v=ijkBlmQeU3w Deputeti i BDI-së Artan Grubi sonte në Click Plus falënderoi shqiptarët 100 mijë herë për mbështetjn e tyre ndaj BDI-së ku BDI-në e nxorën në të gjitha komunat të parën. “Falëminderit 100 mijë herë shqiptarëve për mbështetjen e madhe që i dhanë BDI-së që nga Likova deri në Dollnen ” u shpreh Grubi.
https://m.youtube.com/watch?v=czcAfSUGwX4
https://m.youtube.com/watch?feature=youtu.be&v=7ffn61BKfX0

