Author: Rilinda

Ekipet monitoruese të organizatës joqeveritare CIVIL kanë vërejtur aktivitet të intensifikuar të aktivistëve partiak në komunat ku votohet në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, përfshirë edhe ditën e heshtjes parazgjedhore. Apelojnë të gjithë pjesëmarrësit në raundin e dytë, të kontribuojnë për ditë të qetë, të lirë dhe demokratike zgjedhore. CIVIL, siç theksohet në deklaratë, ka marrë disa raporte nga vëzhguesit e zgjedhjeve dhe një dëshmi audio për një ryshfet zgjedhor në Shtip. Kjo organizatë joqeveritare u bën thirrje të gjithë qytetarëve të paraqesin çdo lloj shkelje të së drejtës së tyre të votës ose parregullsive zgjedhore në formularin online…

Lexo më Shumë

SPB Kumanovë parashtroi padi penale kundër B.M. (59) nga Tetova, i dyshuar për vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”, dhe kundër I.M (38) nga fshati Vaksince, i Likovës, i dyshuar për veprën penale “përdorimi i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë”. I denoncuari i parë, i punësuar në SHM “Goce Stojchevski” – Tetovo, si sociolog i shkollës në cilësinë e mësimdhënësit përgjegjës për nxënësit me korrespondencë në shkollë, në disa raste ka vendosur dhe regjistruar të dhëna të pasakta dhe të rreme në regjistrimet pedagogjike për I.M, për profesionin e tekstilit, drejtimi – ligjërues, i cili është mbajtur në…

Lexo më Shumë

Të enjten në orën 10 e 30 Gjykata Penale duhet të publikojë aktgjykimin për rastin “Lagja e Trimave”. Me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Byrosë për Siguri Publike, Gjykata Themelore Shkupi 1 anuluan seancën e “Rastit të Kumanocës” për shkak të angazhimit të madh të MPB-së për sigurimin e delegacioneve ndërkombëtare dhe zgjedhjeve lokale. Për rastin e Kumanovës kanë mbaruar fjalët përfundimtare të grupit të logjistikës dhe vendimi përfundimtarë pritej të merret më 17 tetor por me kerkësë të MPB-së, kjo datë është shtyrë për në nëntor. Përleshja e armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë ndodhi…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme nga java e ardhshme do të nis me arrestime dhe ngritjen e aktpadive ndaj drejtorëve dhe ish-funksionarëve të qeverisjes së kaluar, për keqpërdorim të detyrave. Hetimet kanë nisur muajve të kaluar, ndërsa para zgjedhjeve gati ishin finalizuar ato, dhe se MPB-ja pritet që në bashkëpunim me Prokuorinë të nisin veprimet për këto arrestime. Siç mëson INA, duke u thirrur nga burime qeveritare, do të goditen ish-drejtorë të Ndërmarrjeve Publike në nivel qeveritar, por edhe në disa komuna, për keqpërdorime masive të buxhetit të shtetit dhe malverzime të tjera. Janë locuar disa funksionarë dhe në bazë të hetimeve…

Lexo më Shumë

Shoqata Ekologjike e Maqedonisë në bashkëpunim me Fondacionin e Bullgarisë për biodiverzitet, sot dhe nesër organizon rutë me biçikleta në Osogovë. Organizatorët në fund të turës me biçikleta paralajmërojnë mbajtjen e forumit ndërkufitar me temë ‘Potenciali natyror dhe turizmi i qëndrueshëm në Osogovë’ më 30-të të këtij muaji. Ngjarja organizohet në kuadër të projektit ‘Përkrahje të të ardhmes së qëndrueshme për njerëzit dhe natyrën në Malet e Osogovës’ që e zbaton SHEM me përkrahje financiare nga DBU, Shoqëria zoologjike e Frankfurtit dhe Fondacioni Euronature.

Lexo më Shumë

Në komunën Nagoriçani i Vjetër sot votojnë 22 të sëmurë dhe të pamundur informojnë nga KKZ Nagoriçani i Vjetër. Në raundin e dytë të nesërm të zgjedhjeve të gjashta lokale në Maqedoni, siç informoi, kryetari i KKZ-së, Dragan Jovanovski të drejtë vote në këtë komunë kanë 3.428 votues të cilët votojnë në 37 vendvotime. Në komunën e Likovës, sot sipas zëvendëskryetarës të KKZ-së Olivera Cvetanovska, votojnë 259 të sëmurë dhe persona të pamundur dy persona në arrest shtëpiak. Siç kumtuan KKZ Likovë, të drejtë vote në zgjedhjet e nesërme kanë 25.070 persona në 36 vendvotime.

Lexo më Shumë

Pesë seanca gjyqësore janë caktuar në muajin nëntor për lëndët e PSP-së dhe dy prej tyre do të jenë seanca të para të këtyre lëndëve. Tre nga pesë lëndët do t’i gjykojë gjykatësja Lidija Petrovska, e njohur si person i përmendur në bisedat e përgjuara. Aktakuzat për lëndët “Total”, në të cilën është i akuzuar Dragan Pavlloviq Latas dhe “Fortesa-Shënjestra”, në të cilën janë të akuzuar Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkov, janë të pranuara por gjykata ende nuk ka caktuar termine për seancat e para. 2 nëntor – “Fortesa 2”, lënda në të cilën për shkatërrim të dokumentacionit zyrtar në…

Lexo më Shumë

Aktivistët e Lëvizjes LEAD do ta realizojnë projektin “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër”, sot në ora 13, në Etno Fshat, ku do ta pastrojnë parkun nga mbeturinat. Qëllimi i projektit “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër” është të ngrihet vetëdija publike te qytetarët për ruajtjen e mjedisit jetësor. Për këtë qëllim, grupi i aktivistëve do të mbajë kapela dhe bluza me sloganin “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër”. Gjithashtu, aksioni mundëson që të rinj të bashkësive të ndryshme etnike të punojnë dhe të shoqërohen së bashku. Projekti Në xhep, nëse s’ka ku tjetër, përkrahet nga Programi Civica Mobilitas, të…

Lexo më Shumë

Në komunën e Dibrës, sot, një ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, do të votojnë 61 persona të sëmurë dhe të pamundur. Nga Komisioni Komunal Zgjedhor konfirmuan se sot në orën 10 do të fillojë shpërndarja e materialit zgjedhor. Në këtë komunë nesër do të votohet në 27 vendvotime, ndërsa në Listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 18.406 persona me të drejtë vote. Qytetarët e kësaj komune, nesër zgjedhin kryetar komune mes dy kandidatëve, të cilët në raundin e parë fituan numër më të madh votash. Në raundin e parë të drejtën e votës e shfrytëzuan 8.563 persona…

Lexo më Shumë

Ndëshkimi me vlerë shumë të lartë në para, sipas personave të cilët merren me çështje të arsimit, është edhe arsyeja kryesore për moszbatimin e atyre predispozitave. Dhe meqë paga mujore e një mësimdhënësi, për shembull është 370 euro, Këshilli i shkollës, drejtori dhe organe tjera të shkollës shumë normal që do të japin maksimumin për të mbrojtur mësimdhënësit nga ndëshkimet. Dënime astronomike janë të përfshira në Ligjin aktual të arsim fillor në Maqedoni, të cilat mund të shkojnë deri në 8 mijë euro për mos respektim të predispozitave të caktuara, shkruan gazeta KOHA. Ndërkaq në total – vlera e dënimeve…

Lexo më Shumë

Liqeni i Dojranit edhe sot shënon rritje drastike të nivelit të ujit, nga -82 centimetra, sa është mesatarja për muajin tetor, në 174 centimetra, njoftoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Matjet hidrologjike tregojnë se niveli i Liqenit të Ohrit është nëntë herë më i ulët, ndërsa në Liqenin e Prespës është pak mbi mesataren. Siç njoftojnë nga DPHM, niveli i ujit është dyfish më i ulët në lumin Vardar në afërsi të Jegunocit, Pçinja te Banja e Katllanovës, trefish më i ulët në lumin Sateska te Botuni, ndërsa niveli i ujit në lumin Drini i Zi te Llozhani është pesë herë…

Lexo më Shumë

Një ditë para mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, në komunën e Gostivarit, të drejtën e votës do ta realizojnë 123 të sëmurë dhe persona të pamundur dhe një i paraburgosur, informojnë nga Komisioni Komunal Zgjedhor Gostivar. Të drejtë vote kanë gjithsej 79.632 votues të cilët në 121 vendvotime do të zgjedhin një prej dy kandidatëve. Për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Vrapçishtit, një ditë para zgjedhjeve do të votojnë 45 persona, të cilët për shkak të sëmundjes dhe pamundësisë janë paraqitur në Komisionin Komunal Zgjedhor. Prej atje informojnë se te ata kanë arritur 62…

Lexo më Shumë