Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale ende vazhdon votimi nga kandidatët për kryetar të komunave. Në vendvotimin 2075 ,votoi edhe kandidati pë Kryetar Komune i Bogovinës nga ASH,Albon Xhemaili i shoqëruar nga bashkëshortja dhe familja e tij.
Author: Rilinda
Kandidati i BDI-së për kreun e komunës së Çairit, Visar Ganiu ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës dhe ka ftuar të gjithë qytetarët të dalin në votime. “Sot është një ditë që secili qytetarë ka të drejtë të shfrytëzojë të drejtën e tij, shpresoj që edhe sot si para dy jave do të shkojë në rregull dhe në fund vendimin do e japin qytetarët, atë që do vendosin ata unë do e pranoj dhe do ndjek gjithë procesin dhe më i miri le të fitojë”, u shpreh Ganiu pasi ka votuar.
Analisti Ramadan Ramadani në mënyrë simbolike ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të sotme për shqiptarët e Maqedonisë. Sipas tij, zgjedhjet e sotme janë shans për të kthyer lirinë. “Liria kishte ardh, vetëm duhet deri te shkolla me dal me e marë #dilvoto2017”, ka shkruar Ramadani.
Parregullsi të shumta janë vërejtur gjatë procesit zgjedhor, konstatoi kështu “Dil të votosh” koalicioni i organizatave joqeveritare. Votimi familjar në Saraj, shpërndarje e fletushkave në Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shtip, disa persona janë thirrur në bisedë informative. Është vërejtur shpërndarja e fletushkave në komunën Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shtip. Në komunën Çeshinovë – Obleshevë është paraqitur se disa persona janë thirrur në bisedë informative, gjithashtu është paraqitur se ka pasur votime familjare në komunën e Sarajit, si dhe prania e madhe e forcave policore nëpër disa komuna në vend”, tha Ilijan Cvetkovski, “Dil të Votosh”. Nga puna në…
Kryetari i Komunës dhe kandidati Nevzat Bejta bashkë me familjen e tij votoi në Gostivar. Në prononcimin për mediat Bejta ftoi qytetarët të merrnin pjesë në mënyrë demokratike, për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. “Si qytetar i Gostivarit votova së bashku me familjen time. Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë, në mënyrë demokratike. Falënderoj për punën e tyre anëtarët e komisionit zgjedhor dhe shpresoj në një mbarëvajtje sa më të mirë të zgjedhjeve,” u shpreh Bejta. I pyetur nga gazetarët rreth pritshmërive të tij, Bejta tha që rezultati përfundimtar beson që të jetë ende më i favorshëm…
Sot në hapsirat e Shkollës Fillore “Petar Zdravkovski-Penko”, në ora 10:00, votoi kandidati Zeqirija Ibrahimi, njofon shprehja. Kandidati nga rradhët e Aleancës me Besë, si në rrethin e parë, edhe në balotazh ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Sot në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, kanë votuar edhe kandidatët për kryetar të komuanve. Përveç Selës në Strugë dhe Kasamit në Tetovë, poashtu edhe kandidati i Aleancës me Besë në Komunën e Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka votuar në vendbanimin e tij në fshatin Llërc. Sejdiu ka bërë thirrje deri te të gjithë votuesit, të votojnë në mënyrë të qetë, duke shprehur vullnetin e tyre për kryekomunarin e ri.
Sipas informatave të Komisionit komunal zgjedhor të komunës së Gostivarit , në votimet deri në ora 10:00 kanë dalë 5 për qind nga numri i qytetarëve me të drejtë vote, gjegjësisht 4.309 persona. Në Listën zgjedhore për komunën e Gostivarit ka gjithsej 79.632 persona të cilët do të votojnë në 121 vendvotime. Procesi i votimit në rrethin e dytë për zgjedhje të kryetarit të komunës ka filluar në kohë dhe zhvillohet pa pengesa.
Një anëtar i Komisionit zgjedhor dje gjatë votimit në raundin e dytë të Zgjedhjeve lokale në Kisella Vodë e ka fotografuar fletëvotimin e një personi të pafuqishëm, i cili ka votuar në kushte shtëpiake. Ministria e Punëve të Brendshme sot informoi se dje në orën 12:17 në Stacionin policor Kisella Vodë është paraqitur kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve Kisella Vodë dhe ka denoncuar se të njëjtën ditë rreth orës 11 në rrugën “Jabllanicë” tek një person i cili ishte moshuar dhe i pafuqishëm dhe për këtë arsye ka votuar në shtëpinë e tij në prezencë të Komisionit zgjedhor në…
Në polici dje rreth orës 9 është denoncuar keqpërdorim i të drejtës së votës në shtëpinë familjare të J.SH në fshatin Gradec në komunën e Vrapçishtes, kumtoi sot MPB-ja në buletinin ditor. Dy anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor Vrapçisht kanë shkuar në shtëpinë me qëllim që G.SH. ta realizojë të drejtën e votës. Të dy i kanë marrë shenja nga gishti në listën e regjistrimit të votuesve, ndërsa njëri prej tyre ka rrethuar numrin rendor të një partie politike në kundërshtim me vullnetin e saj. Nusja e G.SH. ka kërkuar nga anëtarët e komisionit zgjedhor që t’i jepet tjetër fletëvotimi…
Gjatë ditës së sotme moti pritet të jetë me diell dhe nuk do të ketë kushte për shi, njoftojnë nga Enti për Punë Hidrometeorologjike. Sinoptikja Kostadinka Arsovska bëri të ditur se këto ditë është duke mbizotëruar mot shumë i ftohtë. Megjithatë sipas saj nuk do të ketë temperatura nën zero, përveç në Berovë ose nëpër male ku është më ftoftë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius. Fillimi i ditës së hënë do të sjellë përsëri temperatura shumë të ulëta dhe erë të fortë veriore.…
Rroga minimale prej 12 mijë denarësh nga disa u mirëprit, ndërsa tek disa tjerë shkaktoi revoltë dhe zhgënjim. Një pjesë e pastruesve dhe mjeshtërve shtëpiak që punojnë në sektorin publik u barazuan me kolegët e tyre me arsimim më të lartë dhe tani këto të fundit kërkojnë korrigjimin edhe të rrogave të tyre, thonë nga sindikata e punonjësve në organet e gjyqësorit, njofton Alsat M. “Me obligime më të thjeshta të punës, me nivel më të ulët të arsimit kanë rroga të njëjta, madje në disa raste edhe më të mëdha. Ky është problem real. Kemi shumë reagime nga punonjësit…

