Gjatë ditës së sotme moti pritet të jetë me diell dhe nuk do të ketë kushte për shi, njoftojnë nga Enti për Punë Hidrometeorologjike. Sinoptikja Kostadinka Arsovska bëri të ditur se këto ditë është duke mbizotëruar mot shumë i ftohtë. Megjithatë sipas saj nuk do të ketë temperatura nën zero, përveç në Berovë ose nëpër male ku është më ftoftë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius.
Fillimi i ditës së hënë do të sjellë përsëri temperatura shumë të ulëta dhe erë të fortë veriore. Në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit mund të ketë reshje shiu, por ato do të jenë të rralla, ndërsa në male reshjet do të jenë të borës.
Nga e hëna gjatë ditës do duhet që reshjet të pushojnë. Do të ketë zmadhim të lagështisë dhe të erës. Ndërsa nga e marta na pret mot me diell, por do të vazhdoj të jetë ftohtë gjatë ditës edhe mëngjeset do të jenë mjaft të ftohta, me temperatura të ulta. Pra, nga e marta na presin temperatura negative në më shumë vende. Intervali do të jetë -6/-7 deri në 2 gradë.

