Parregullsi të shumta janë vërejtur gjatë procesit zgjedhor, konstatoi kështu “Dil të votosh” koalicioni i organizatave joqeveritare. Votimi familjar në Saraj, shpërndarje e fletushkave në Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shtip, disa persona janë thirrur në bisedë informative.
Është vërejtur shpërndarja e fletushkave në komunën Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shtip. Në komunën Çeshinovë – Obleshevë është paraqitur se disa persona janë thirrur në bisedë informative, gjithashtu është paraqitur se ka pasur votime familjare në komunën e Sarajit, si dhe prania e madhe e forcave policore nëpër disa komuna në vend”, tha Ilijan Cvetkovski, “Dil të Votosh”.
Nga puna në terren ka vërejtur edhe mosrespektim të fshehtësisë së votës dhe keqpërdorim i atyre që nuk kanë mundur të votojnë të vetëm. Tek një pjesë e këshillave zgjedhor të komunave janë vërejtur parregullsi dhe punë kaotike, si edhe gabime teknike./Almakos

