Author: Rilinda

Koment nga Almakos Po, duhet përsëritur se për shumëçka Tetova është pasqyrë ku shihet fytyra e vërtetë e shqiptarëve të Maqedonisë. Dhe duke qenë e tillë, atë shumëkush ka tentuar ta sundojë e drejtojë, duke e ditur se kështu e drejton dhe e sundon shoqërinë shqiptare në Maqedoni. Njësoj siç donë sot LSDM-ja e Zaevit, që nëpërmjet kandidates së vet të mbuluar me emblemën e BDI-së, Teuta Arifit ta sundojë e ta drejtojë këtë “kryeqendër” të shqiptarëve të Maqedonisë. Dhe duke dashur ta zaptojnë Tetovën, Zaevi e Sheqerinska na këshillojnë të votojmë për ‘kandidaten që bashkon’. Mirëpo pa na treguar…

Lexo më Shumë

Shkruan: Xhevdet POZHARI Ndonëse jetojmë në zhurmën e debateve të pafundme që ushqejnë tifozertitë partiake, ndërsa populli ka mbetur në mes të mjegullës mediatike ku një problem e mbulon tjetrin… Megjithatë, pranova të jem pjesë e debateve që planifikoi të organizojë Tv Dukagjini me gazetarin Ermal Pandurin për të informuar edhe opinionin e Kosovës lidhur me zhvillimet politike në Maqedoni, për problemet që ballafaqohen bashkëkombësit e tyre përtej kufirit ku pushtetarë shqiptarë për më shumë se një dekadë angazhohen për terrin informativ. Tash e sa vite, në opinionin mbarëshqiptar prezantohen vetëm pjesëza të realitetit politik shqiptar në Maqedoni dhemë shumë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, me ftesë të kryetarit të Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, Laslo Lover, do të mbajë fjalim në konferencën e tetë të kryetarëve të parlamenteve nga vendet Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Budapest. Pjesëmarrësit në konferencë do të diskutojnë për temat “Integrimet në BE: rezultatet dhe aspiratat” dhe “Dimensioni i sigurisë së bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor: Kontributi në stabilitetin e Evropës”. Talat Xhaferi fjalimin e tij do ta mbajë në temën “Integrimet në BE: rezultatet dhe aspiratat”. Në kuadër të konferencës, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë do të realizojë disa takime dypalëshe me kryetarët e…

Lexo më Shumë

Sot thuhet fjala përfundimtare rreth procesit gjyqësor për vjedhjen më të madhe të parave në historinë e Maqedonisë, kur nga arka e NLB “Tutunska Banka” u vodhën 400.000 franga zvicerane dhe 645.000 euro. Katër të akuzuarit në seancën e kaluar pranuan fajin, por nuk zbuluan se ç’farë kanë bërë me paratë. Pas masave të ndërmarra shtesë dhe veprimeve si dhe dëshmive të siguruara në rastin e fshehjes në NLB Tutunska Banka, Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik deri tek PTHP dorëzoi njoftim me shkrim për personat G.S. (43) vëlla i të denoncuarit të parë B.S., për E.P. (24) e punësuar…

Lexo më Shumë

Shikuesit e Radio Televizionit të Maqedonisë (RTM) së shpejti mund të mbeten pa ngjarjet evropiane sportive, pa “Eurovisionin”, programe të huaja, filma dhe dokumentare për shkak të borxhit ndaj Bashkimit Evropian të Radiodifuzionit (BER). Burime nga këshilli programor në RTM, për PINA zbulon se borxhi tejkalon shifrën e 500 mijë eurove. Kjo shumë në krahasim me të ardhurat e shërbimit kombëtar, përcjell Telegrafi. Në fund të vitit 2016 RTM kishte të ardhura prej 19.3 milionë euro, ndërsa borxhi i përgjithshëm ndaj kreditorëve të huaj dhe vendor arrinë 21.8 milionë euro. Kler Reinford, përfaqësuese e marrëdhënieve me publikun e BER, thekson…

Lexo më Shumë

Shkrimtari Kim Mehmeti ka reaguar ashpër lidhur me angazhimin e Kryeministrit Zoran Zaev, që t’i përkrahë kandidatët e BDI-së. Sipas tij, me ndihmën e drejtuesve të BDI-së, Zaevi është duke i përçarë shqiptarët në të ‘mirët’ që e përkrahin BDI e LSDM-së, dhe në të këqijtë, që nuk përkrahin qeverinë e tij. Shkrimtari Kim Mehmeti vlerëson se sido që të përfundojnë këto zgjedhje vendore, shqiptarët duhet ta ngrenë zërin e t’ia bëjnë me dije Zaevit se ai do e pësoj më keq se Gruevski nëse mendon se ata do mund t’i mposhtë duke e bërë të pushtetshëm bërllokun politik të…

Lexo më Shumë

Duke folur për ndërhyrjet e Kryeministrit Zaev në zgjedhjet vendore në Maqedoni, në një emision debativ të TV “Dukagjinit”, opinionisti Xhevdet Pozhari ka thënë se Zaevi e ka dëmtuar konceptin qytetarë më shumë se cilido tjetër. “Askush, përfshirë edhe Gruevskin, nuk e ka dëmtuar konceptin qytetar në Maqedoni sa Zaevi. Ja pse: sepse ai si Kryeministër filloi ti ndajë shqiptarët në të mirët e BDI’së që e përkrahin atë dhe – të tjerët që janë te këqij. E nuk ndërtohet koncepti qytetar duke i bashkuar maqedonasit, e duke i përçarë shqiptarët, gjë që e bënë Zaevi me ndihmën e BDI’së…

Lexo më Shumë

Nga sot fillojnë aktivitete ndërtimore për ripërtëritjen e rrugës nga Kadino deri në Hipodrom, në hapësirën nga stacioni pagesor Petrovec drejt Hipodromit, për ç’arsye do të vendoset ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit dhe do të vendoset sinjalizim adekuat në komunikacion. Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve. Intensiteti i qarkullimit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon drejtim të kujdesshëm të automjetit, shpejtësi…

Lexo më Shumë

Bashkëpunimi mes Qeverisë së re dhe sektorit civil në Maqedoni, është tema e forumit që do të mbahet sot në Ohër, në organizim të Civika mobilatis. Në forum, do të bëhet fjalë për fenomenin e përfshirjes së rritur të aktivistëve civilë në institucionet shtetërore dhe potencialet nga transferet e këtilla për të gjitha palët e prekura, kumtoi organizatori. Folësit në forum, sipas paralajmërimit, do të jenë Branimir Jovanoviq, këshilltar në kabinetin e ministrit të Financave dhe shefave të kabineteve të ministrave të Punës dhe Politikës Sociale dhe të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Sanella Shkrijel dhe Trajan Dimovski. Nga…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me periudha më të gjata diellore dhe me erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në tetë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri në 18 gradë. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me periudha më të gjata diellore dhe me erë të përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në pesë, ndërsa ajo e ditës deri në 14 gradë.

Lexo më Shumë

Sonte në emisionin debativ ‘Click plus’ në Tv21 është debatuar mbi Politikën si teatër! Si lindi arti dhe si lindi politika? Ku fillon dhe ku mbaron njëri dhe tjetra? Përse është i pashmangshëm fakti i ndërhyrjes së politikës në art dhe e kundërta? Ç’duan artistët në politikë dhe përse nuk jetojnë dot të ndarë nga ajo? A është politika një teatër i madh me aktorë shumërolësh? Bazuar në aktualitetin tonë, a mund të thuhet se politikanët janë aktorë profesionistë, ndërsa politikën e kanë pasion? Kush është regjisori i koalicioneve të fundit BDI-LSDM nga njëra anë dhe Aleanca me Besë nga…

Lexo më Shumë