Sonte në emisionin debativ ‘Click plus’ në Tv21 është debatuar mbi Politikën si teatër!
Si lindi arti dhe si lindi politika? Ku fillon dhe ku mbaron njëri dhe tjetra? Përse është i pashmangshëm fakti i ndërhyrjes së politikës në art dhe e kundërta? Ç’duan artistët në politikë dhe përse nuk jetojnë dot të ndarë nga ajo? A është politika një teatër i madh me aktorë shumërolësh? Bazuar në aktualitetin tonë, a mund të thuhet se politikanët janë aktorë profesionistë, ndërsa politikën e kanë pasion? Kush është regjisori i koalicioneve të fundit BDI-LSDM nga njëra anë dhe Aleanca me Besë nga ana tjetër?
Të ftuar në këtë debat ishin Lura Pollozhani – opinioniste, Qëndrim Rijani – regjisor, Luljeta Ademi – dashamirëse e artit dhe Agron Biba – Artist, opinionist.
Sipas Pollozhanit shumë sisteme politike kanë shfrytëzuar dhe shfrytëzojnë edhe më tej artin për qëllime politike, duke shfrytëzuar me vetëdije artin në formësimin e vetëdijes së popullatës së vet. Nga ana tjetër nuk mund të thuhet në tërësi për funksionin e artit në kuadër të politikës se i takon fushës së propagandës apo përhapjes së retorikës së caktuar. Ai raport mes artit dhe politikës është konstitutiv, përcjell Almakos.
“Dallimi midis artit dhe politkës në një realitet që ne jetojmë përbëjnë dy gjëra të ndryshme në Maqedoni. Bazuar në aktualitetin tonë, mund të thuhet se politikanët janë aktorë profesionistë, ndërsa politikën e kanë pasion, dhe po, gjithmonë ka art në politikë sepse oratoria dhe e folura e bukur japin një formë artistike të të folurit, që deri diku për të qenë më nxitës karshi masës poltikanët duhet të posedojnë një karmë të këtille.
Rreth çështjes nëse politkanët tanë bëjnë përgaditje fjalimesh , Lura vlerëson se shpesh herë ata nuk i përmbushin premtimet dhe nuk mendojëe se bëjnë diçka të ushtruar po me raste ajo është dhe sponatane, megjithëse në thelb kemi një lloj performance nga kjo strukturë, por prap politka është më e madhe se politkanët”, deklaroi Pollozhani.
Për Ademin mund të thuhet se edhe politizimi i artit interpretohet ashtu që publikut t’ia bëjë atraktive (ose joatraktive) qëndrimet e caktuara politike. Politizimi i artit atëherë duket plotësisht subjektive për gjykimin estetik. Në fund, qëllimi është paketimi i angazhimit politik në formë estetikisht atraktive.
“Poltikanët duhet të transmetojnë në kohë dhe moment te duhur mesazhe te sakta, nuk ka me mire se te marësh mesazhin aty për aty, ndaj teatri është forma me e bukur që vërtet mund të veprojë në shoqëri, teatri posedon forcën e të barturit momentin politik dhe këto çaste i jepet shumë dhe publikut . Në art ka mjaft politik edhe pse ne themi se arti e shoqëri duhet të jenë apartiake, koha do dëshmojë nëse kemi bërë mirë apo jo. Kujtojë që ‘Shkupi 2014’ është një art i dhunshëm ku politka abuzon me artin, dhe kjo paraqet anën tjetër te faqes poltike”, theksoi Ademi.
Për Rijanin dimensioni politik i artit në këtë mënyrë i prin produksionit. Politika e artit më pak merret me ndikimin e vet tek shikuesi sesa me vendimet që çojnë tek krijimi i artit që në fillim.
“Arti filloj me njeriun, është një formë e të shprehurit, poitikanët në përgjithësi aktrojnë që në realitet duhet të jetë gjëja e fundit që ata duhet të bëjnë. Sa i përket artit dhe politikës, mednoj se politkanët tanë i shmangen teatrit sepse nuk duan të shohin të vërtetën, apo thënë më ndryshe nuk duan të përballen dot me realen, dhe nëse analizojmë vendin tonë politkanët janë shumë pak prezenet për dallim nga ata të shteteve tjera që janë të parët në çdo shfaqe. Ndaj mendimin se poltikanët tanë duhet të shfrytëzojnë ‘pozitivisht’ artin dhe të punojnë në paralament për ata që i kanë votuar”, shton Rijani.
Biba thot se politizimi i artit shpeshherë shihet si kundërhelm i qëndrimit të pastër estetik, i cili gjoja kërkon nga arti që të jetë thjesht i bukur. Megjithatë, politizimi i artit shpesh është i kombinuar me estetizimin e tij.
“Egzistenca e këtyre dyjave është e lidhur, të gjithë jemi provues e konsumues të tyre. Arti dhe poltika pasqyrojnë lidhshmëri shumë të vjetër saqë ne nuk kemi aritur të provojmë të gjithë atë që prodhojnë këto dyja. Arti lindi për të thënë të vërtetën dhe gjithë periudhën e antikitetit përmes tetatrit ngrinin revoltën, ishte koha kur arti shfrytezonte politkën për të thënë të vërtetën dhe prekur sedrën politike”..
Një rrugëtim që përvijoi bindjen se politika, ashtu si arti, ndonëse në mënyra të ndryshme, është një aktivitet i denjë e kuptimplotë që e bën botën një vend më të mirë, përfundoi Biba në #Click Plus.. /Almakos
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1112239408906262/

