Sot thuhet fjala përfundimtare rreth procesit gjyqësor për vjedhjen më të madhe të parave në historinë e Maqedonisë, kur nga arka e NLB “Tutunska Banka” u vodhën 400.000 franga zvicerane dhe 645.000 euro. Katër të akuzuarit në seancën e kaluar pranuan fajin, por nuk zbuluan se ç’farë kanë bërë me paratë.
Pas masave të ndërmarra shtesë dhe veprimeve si dhe dëshmive të siguruara në rastin e fshehjes në NLB Tutunska Banka, Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik deri tek PTHP dorëzoi njoftim me shkrim për personat G.S. (43) vëlla i të denoncuarit të parë B.S., për E.P. (24) e punësuar si komercialiste bankare në NLB Tutunska Banka dhe për B.M. (38) mik i të denoncuarit të parë, të gjithë nga Shkupi.
Ata kanë kryer vepër penale “fshehje”, “ndihmesë”, me ç’rast të denoncuarit të parë drejtpërdrejt i kanë ndihmuar në kryerjen e veprës penale me të cilën në mënyrë joligjore ka marrë dobi pronësore prej 2,4 milionë franga zvicerane dhe 645.000 euro.
Vjedhja e tre milionë eurove nga llogaria e NLB ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të shumës së vjedhur dhe për mënyrën se si ka ndodhur ajo. Njerëzit e parë e grupacionit bankar thonë se ky rast nuk do të ndikojë në punën e rregullt të bankës dhe se paratë e konsumatorëve janë të sigurta.
Kujojmë që Boban si i punësuar në bankën NLB operacionin e vjedhjes e ka kryer në periudhë kohore prej 6 deri 10 prill. Sipas informatave hetimore pas arrestimit ai nuk ka treguar se ku janë paratë dhe ende nuk dihet se ku kanë mbaruar 3 milionë eurot.
Për veprën penale “vjedhje e rëndë dhe evazion fiskal” parashihet dënim me burg prej 1 deri 10./Almakos

