Shikuesit e Radio Televizionit të Maqedonisë (RTM) së shpejti mund të mbeten pa ngjarjet evropiane sportive, pa “Eurovisionin”, programe të huaja, filma dhe dokumentare për shkak të borxhit ndaj Bashkimit Evropian të Radiodifuzionit (BER).
Burime nga këshilli programor në RTM, për PINA zbulon se borxhi tejkalon shifrën e 500 mijë eurove. Kjo shumë në krahasim me të ardhurat e shërbimit kombëtar, përcjell Telegrafi.
Në fund të vitit 2016 RTM kishte të ardhura prej 19.3 milionë euro, ndërsa borxhi i përgjithshëm ndaj kreditorëve të huaj dhe vendor arrinë 21.8 milionë euro.
Kler Reinford, përfaqësuese e marrëdhënieve me publikun e BER, thekson se RTM ka borxh për shkak se ballafaqohen me sanksione të nivelit të tretë.

