Duke folur për ndërhyrjet e Kryeministrit Zaev në zgjedhjet vendore në Maqedoni, në një emision debativ të TV “Dukagjinit”, opinionisti Xhevdet Pozhari ka thënë se Zaevi e ka dëmtuar konceptin qytetarë më shumë se cilido tjetër.
“Askush, përfshirë edhe Gruevskin, nuk e ka dëmtuar konceptin qytetar në Maqedoni sa Zaevi. Ja pse: sepse ai si Kryeministër filloi ti ndajë shqiptarët në të mirët e BDI’së që e përkrahin atë dhe – të tjerët që janë te këqij. E nuk ndërtohet koncepti qytetar duke i bashkuar maqedonasit, e duke i përçarë shqiptarët, gjë që e bënë Zaevi me ndihmën e BDI’së dhe për t’i shpëtuar disa përfaqësues te kësaj partie nga ‘dosjet e krimit’”, ka thënë Pozhari./Almakos

