Author: Rilinda

Rezultatet e para të procesuara nga KSHZ-së në këto janë kandidatët që prinë në Komunat ku votohet në këtë raund të dytë: Në komunën e Strugës nga 101 kuti janë numëruar 16 kuti dhe në epërsi është kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Në komunën e Dibrës nga 27 kuti janë numëruar 11 kuti dhe për momentin në epërsi është kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Arben Agolli. Në Gostivar nga 121 janë numëruar 29 kuti dhe në epërsi është Arben Taravari. Në Vrapçisht në epërsi është Gajur Rushti nga BDI. Në Zhelinë paraprin Fatmir Izari nga BDI. Në Saraj…

Lexo më Shumë

Në komunën e Studeniçanit, sipas të dhënave të shtabeve partiake, Azem Sadiku i PDSH-së ka arritur të shënojë fitore me një diferencë të dalluar përballë kandidatit të Lëvizjes BESA, Rexhep Memedi. Sipas të dhënave të shtabit zgjedhor të Sadikut, dallimi me vota është rreth 4200 vota për Azem Sadikun dhe 3600 vota për Rexhep Memedin. Nga shtabi i Sadikut informuan për INA se kandidati i tyre ka arritur që të fitojë bindshëm në rrethin e dytë të zgjedhjeve. Sipas tyre, tanimë ka nisur festimi i fitores në sheshin e komunës së Studeniçanit.

Lexo më Shumë

Votimi vijon edhe në Veleshtë të Strugës. Deri tani, votimi ka shkuar në mënyrë të rregullt. Nuk është raportuar asnjë incident, votimi në këtë komunë po zhvillohet pa probleme dhe nuk janë paraqitur parregullsi apo vështirësi në procesin zgjedhor. Deri më tani, ora 17 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar rreth 38% e banorve . Ata thanë se presin rezultate më të mira dhe realizim projektesh./Almakos

Lexo më Shumë

Tre raste të presionit ndaj monitorimit të CIVIL janë shënuar në komunat Shtip, Kavadar dhe Saraj nga fillimi i votimit deri në orën 12.00. Xhabir Deralla në konferencë për shtyp informoi se CIVIL vendosi t’i tërheq vëzhguesit e vet nga fshati Laskarcë, komuna e Sarajit, në të cilin edhe në rrethin e parë janë shënuar parregullsi zgjedhore. Deralla iu bëri thirrje institucioneve, veçanërisht KSHZ-në, për ta kontrolluar kondicionin e personave të angazhuar në trupat e tyre, ndërsa MPB-ja ta përforcojë kontrollin në këtë pjesë të komunës së Sarajit dhe të ndihmojë që procesi zgjedhor të zhvillohet pa pengesa. Njëherit apelon…

Lexo më Shumë

Në komunën e Dibrës votimi për zgjedhjet e gjashta lokale filloi me kohë, në orën 7:00, sipas raporteve nga komisionet komunale zgjedhore. Deri në ora 16 procesi zgjedhor po rrjedhë në mënyrë të papenguar dhe pa probleme. Dalja në votime është në nivel të kënaqshëm, kryesisht të moshuar. Nga hapja e vendvotimeve dhe deri më tani nuk është vërejtur ndonjë parregullësi zgjedhore. Jehona Axhirexha anatare e komisonit komunal zgjedhor në Dibër, thotë që deri tani procesi i votimit është zhvilluar normalisht që tregon për një korektësi nga ana e qytetarëve. Nga 735 votues potencial deri tani kanë votuar 52% e…

Lexo më Shumë

Nga organizata joqeveritare “Civil” thonë se në rrjetet sociale janë përhapur fotografi nga mesazhet telefonike që kanë marrë qytetarët, ku organet komunale e një subjekti partiak në Çair bëjnë agjitim mbi qytetarët se për cilën parti të votojnë. Në mesazh ftohen qytetarët që të votojnë për një kandidat të një partie të caktuar, me qëllim që të dëniohet kundër-kandidati. Civil ka paraqitur edhe disa parregullsi tjera në procesin zgjedhor gjatë ditës së sotme.

Lexo më Shumë

KSHZ ka dalur edhe me konferencen e dytë për media , ku ka njoftuar se në gjithe komunat përqindja e përgjithshme është 24.3% , derisa nuk janë shënuar parregullsi të reja. Poashtu është shënuar rritje pak më e lartë se në raundin e parë zgjedhor. Edhe në Tetovë deri në orën 13, sipas kryetarit të Këshillit Zgjedhor komunal, Nazim Dauti kanë dalë të votojnë 19.63%. Sa u përket komunave dalje më të madhe ka pasur në Demir Kapi me 22.47 përqind ndërsa dalje më të vogël të votuesve ka pasur në Studeniçan me 3.99 për qind. Të gjitha 1.517 vendvotimet…

Lexo më Shumë

Të gjitha 1.517 vendvotimet në 35 komuna në të cilat votohet në raundin e dytë për të zgjedhur krerët e komunave përkatëse u hapën në kohë ndërsa votimi po rrjedh pa asnjë problem, bënë të ditur nga KSHZ duke shtuar se deri në ora 10.00 nuk kanë pasur asnjë paraqitje për parregullsi. Jehona e votuesve sipas të dhënave të fundit të KSHZ-së në nivel shtetëror është 8.09 Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se procesi zgjedhor ka qenë i qetë në pikë votimet shqiptare, por është regjistruar dalja më e ulët në komunat e banuara me popullat shqiptare. Rreth problemit për…

Lexo më Shumë

Kryetari i degës së një partie në Kavadarci ka sulmuar fizikisht aktivistin e një partie tjetër. Në zënkë nuk ka qenë ai i vetëm, por është përkrahur edhe nga kolegët e tij të së njejtës parti. Sipas Kurir një grup i një partie në krye me kryetarin e degës, kanë sulmuar aktivistë dhe vëzhgues të një partie tjetër në vend votim. Sipas të dhënave janë sulmuar disa persona. MPB po bën hulumtim për zbardhen e këtij rasti.

Lexo më Shumë

Vend votimet në komunën e Tearcës janë hapur në kohë, prej 30 vend votimeve kanë dalë 902 votues apo 4,1 % e qytetarëve për të shfytëzuar të drejtën e votimit. Dalja në rrethin e dytë është më e vogël krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Dallimi mes dy garuesve është specifik meqë diferenca është për 635 vota kurse vota që kanë shkuar për partit e tjera janë 4285. Në këtë komunë kanë të drejtë vote 2028 votues dhe të drejtë vota kanë shfytëzuar 9585 votues dmth vota të lira ka rreth 12143./Almakos

Lexo më Shumë

Nga OJQ “Civil” njoftojnë se para vendvotimit 0193 në fshatin Radobor, komuna e Mogillës, policia ka ndaluar një makinë dhe gjatë kontrollit në bagazh ka gjetur produkte ushqimore. “Aktivistët e njëri nga kandidatët për kryetar të kësaj komune ka biseduar me policinë, me ç’rast personat janë liruar vetëm me paralajmërim që më mos të sillen ne këtë komunë dhe mos të shpërndajnë produkte ushqimore banorëve”, thotë vëzhguesi i OJQ “Civil”.

Lexo më Shumë