Të gjitha 1.517 vendvotimet në 35 komuna në të cilat votohet në raundin e dytë për të zgjedhur krerët e komunave përkatëse u hapën në kohë ndërsa votimi po rrjedh pa asnjë problem, bënë të ditur nga KSHZ duke shtuar se deri në ora 10.00 nuk kanë pasur asnjë paraqitje për parregullsi. Jehona e votuesve sipas të dhënave të fundit të KSHZ-së në nivel shtetëror është 8.09
Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se procesi zgjedhor ka qenë i qetë në pikë votimet shqiptare, por është regjistruar dalja më e ulët në komunat e banuara me popullat shqiptare. Rreth problemit për mos dalje në votime nga një përqindje e vogël e qytetarëve, ata vlerësojnë si shkak politikanët të cilët nuk kanë arritur të jenë bindës me projektet dhe planet e tyre konkrete, përcjell Almakos.
Sipas KSHZ-së se në ditën e zgjedhjeve nuk janë regjistruar shkelje më të mëdha në rendin dhe paqen publike, përgjithësisht, procesi i votimit ka kaluar mirë, dhe votimi ka filluar në kohën e duhur.
Votim familjar, prani e personave të paautorizuar dhe fotografim të fletëvotimeve, janë vetëm disa nga parregullsitë që regjistron Asociacioni qytetar MOST në votimin e sotëm të rrethit të dytë në zgjedhjet lokale.
Vëzhguesit e OJQ “Civil” sot në mëngjes vërejtën fillim të qetë dhe hapje me kohë të të gjitha vendvotimeve në 35 komuna ku mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Përjashtim është vetëm vendvotimi 2433 në shkollën fillore “Dituria” në Saraj, i cili u mbyll në orën 8 e 30. Megjithatë, edhe pse raportohet për proces të qetë dhe të rregullt zgjedhor, vëzhguesit e ‘Civil’ kanë paraqitur pesë raporte për parregullsi”, thonë nga “Civil”. Në fshatin Trubarevë të komunës së Gazi Babës u vërejt shkelje e heshtjes zgjedhore dhe agjitacion nga shtabi zgjedhor i nje partie politike rreth 50 metra nga vendvotimi i shkollës fillore “Krum Toshev”. Nga vëzhguesit ne komunën e Shuto Orizarës vijnë tre raporte. Njëri ka të bëjë me transportin e organizuat që e bën një ish zëvendës ministër i qeverisë së kaluar. Gjithashtu në këtë komunë në shkollën fillore “26 Korriku”, janë vërejtur dy raste të votimit familjar. Vëzhguesit e ‘Civil’ njoftojnë edhe për një rast të fotografimit të fletës votuese. Personi është kapur nga policia. Në Shtip, një polic ka kërkuar nga një vëzhgues i akredituar i ‘Civil’ që të largohet nga vendi që ishte jashtë vendvotimit.
Gara kryesore zhvillohet në komunat shqipatre pasiqë nga 14 komuanat me shumicë shqipatre janë zgjedhur vetëm kryetarët e dy komunave. Beteja zhvillohet për komunën e Çairit në Shkup, Tetovë, Gostivar, Shkup, Dibër si dhe komunat tjera që janë zonë rurale. Gara zhvillohet mes kandidatëve të BDI’ë që kanë mbështetjen e LSDM’së dhe atyre të kualicionit Lëvizja Besa dhe Aleanca për shqiptarët.
Tek blloku maqedonas gara ka përfunduar në qytetet më të mëdha përshirë edhe Shkupin, ndërsa kanë mbetur disa qytete te vogla dhe zona rurale. Edhe në këtë balotazh gara zhvillohet mes kandidatvëve të LSDM’së në krye me Zoran Zaev dhe VMRO-DMPNE me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.
Janë akredituar 5,101 vëzhgues vendor dhe 479 të huaj. Zgjedhjet mbikqyren nga delegacioni i BE’së, Ambasada Amerikane me 35 vëzhgues, ndërsa ka edhe vëzhgues nga Britania e Madhe, Rusia, Franca, Shqiëria, Kosova dhe vende tjera.
Maqedonia ka 80 komuna si dhe Shkupin si njësi e veçante e vetë-administrimit lokal me 10 komuna urbane.
Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni pas pavarësisë. Të parat u mbajtën në vitin 1996, pastaj në vitin 2000, në vitin 2005, në vitin 2009 dhe të fundit në vitin 2013./Almakos

