Në komunën e Dibrës votimi për zgjedhjet e gjashta lokale filloi me kohë, në orën 7:00, sipas raporteve nga komisionet komunale zgjedhore. Deri në ora 16 procesi zgjedhor po rrjedhë në mënyrë të papenguar dhe pa probleme.
Dalja në votime është në nivel të kënaqshëm, kryesisht të moshuar. Nga hapja e vendvotimeve dhe deri më tani nuk është vërejtur ndonjë parregullësi zgjedhore.
Jehona Axhirexha anatare e komisonit komunal zgjedhor në Dibër, thotë që deri tani procesi i votimit është zhvilluar normalisht që tregon për një korektësi nga ana e qytetarëve. Nga 735 votues potencial deri tani kanë votuar 52% e votuesve. Për dallim nga rrethi i parë zgjedhor numëri i votuesve është i njejtë, ka ndryshuar vetëm orari i fluksit, nëse me 15 tetor fluki ishte paradite, sot kishim dalje më të madhe rreth orës 14. Në nivel kounal në përqindje arrin deri në 32% dalja e banorëve.
Banorët e Dibës shprehen se edhe ato si gjithë qytetarët e Maqedonisë presin jetë dhe kushte më të mira në komunën e tyre. Qytetarët janë të kënaqur nga procesi zgjedhor dhe se presin zgjedhje fer dhe demokratike./Almakos

