Çmimet e benzinave dhe derivateve dizel nga sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë deri në një denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve rafinerike dhe me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 2,67, gjegjësisht për 1,81 për qind. Çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-95, të EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), rriten për një denar për litër. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 64, i EUROSUPER (D-E V) 52, të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) 40,50 denarë për litër. Çmimi me…
Author: Rilinda
Gratë do t’i drejtojnë gjashtë prej 80 komunave në Maqedoni në të cilat u zgjodhën kryetarët e komunave në zgjedhjet lokale. Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, i cili u mbajt më 15 tetor, funksionin kryetare komune për komunat Manastir dhe Haraçinë e morën Natasha Petrovska dhe Milikie Halimi e LSDM-së. Pas raundit të dytë i cili u mbajt dje, lista me kryetarë komunash në Maqedoni u pasurua edhe me katër gra. Në Tetovë sërish u zgjodh Teuta Arifi e BDI-së, në Makedonska Kamenicë, fitoi Sonja Stanmenkova, në Nagoriçan të Vjetër, Zhaklina Jovanovska, ndërsa në Mogillë Jamsina Gulevska, të…
Edhe pas disa javëve nga kërkesa që Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov kanë dorëzuar në Gjykatën Penale, akoma s’kanë marrë asnjë përgjigje. Ndyshe, Prokuroria Spevciale kërkon nga Gjykata Penale e Shkupit të mos ua kthejë pasaportat kryetarit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe ish-shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov. Ata kërkojnë që gjykata të veprojë njëllojë sikurse me pasaportën e kryeministrit Zoran Zaev, të cilit gjykata ia kthehu pasaportën. PSP thekson se nuk kanë ndërruar rrethanat që atyre t’u kthehen pasaportat, të cilat ju konfiskuan si garancë për të mos u larguar nga vendi, pas padive që i…
Për shoferët e automobilave, fuoristradave dhe kamionëve të lehtë është i domosdoshëm posedimi i gomave të dimrit dhe i zinxhirëve, ndërsa shoferët e autobusëve dhe të kamionëve transportues edhe lopata nëse në rrotat lëvizëse të makinës nuk mund të vendosen zinxhirë për borë. Sanksionimi në sezonin e ardhshëm dimëror do të jetë konform rregullores ekzistuese për pajisje dimërore në automobila, me të cilën caktohet gjobë prej 15 eurove. Me ligjin e ri për siguri në trafikun rrugor, përpilimi i të cilit është në vijim, sipas paralajmërimeve, janë parashikuar gjoba prej 45 eurove për posedim të pajisjes dimërore. Neni 404 i…
Gjithsej 12.284 fletëvotime të pavlefshme ka konstatuar Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pas numërimit të 100 për qind të votave në rrethin e djeshëm të dytë të zgjedhjeve lokale. Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të vlefshme në rrethin e dytë të zgjedhjeve paraqet 420.584. Nga gjithsej 833.716 votues të cilët mund të votojnë në rrethin e dytë, të drejtën e votës dje e shfrytëzuan 432.866 apo 51,92 për qind nga gjithjsej votuesit e regjistruar në Listën e vetme zgjedhore. Me këtë, në këto zgjedhje lokale numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme paraqet 57.465, ndërsa numri i të vlefshmeve 1.448.622 fletëvotime.…
Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë sot do të mbajë Konferenca e dytë shkencore për ndotjen e ajrit në të cilën do të prezantohen pikëpamjet më të reja me ndotjen e ajrit në mjediset urbane në Maqedoni. Mbi 50 për qind e popullatës në botë jeton në qytete, ndërsa sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë madje 92 për qind e njerëzve të cilët jetojnë në qytete thithin ajër të ndotur. Në nivel global, ndotja e ajrit është shkak për 36 për qind të rasteve të vdekjes nga kanceri në mushkëri, 34 për qind të rasteve të vdekjes nga infarktet dhe…
Komunikacioni në rrugët shtetërore është duke u zhvilluar në thatësi. Intensiteti i rrugëve të drejtimit rrugor jashtë mjediseve të qytetit është rritur, njofton LAMM. Në kalimet kufitare nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga shtetit. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi e caktuar dhe rrespektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes më të madh nëpër lugina dhe shpate, ku është e mundur edhe rrëshqitja e tokës.
Sot moti do të jetë me diell, temperaturat në mëngjes do të jenë nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës prej 12 deri në 20 gradë gjithashtu do të ketë rritje të vranësirave gjatë pasdites. Do të fryjë erë e fortë perëndimore veçanërisht në male. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të depërtojë masë e ajrit të ftohtë nga veriu me erë të përforcuar veriore, dhe në pjesët veriore dhe perëndimore do të ketë reshje të dobëta lokale, ndërsa në vendet malore do të ketë borë. Në Shkup dhe rrethinë në mëngjes moti do të…
Në sheshin Skënderbeu në Shkup, BDI ka nisur festën për fitoren e saj në zgjedhjet e sotme lokale me kandidatin e saj Visar Ganiu. “Urime fitorja. Çairi mbetet bastion i BDI-së. Visar Ganiu është kryetar i komunës së Çairit. Ju falënderoj të gjithëve që këto dy muaj nuk keni lënë familje në Çair pa ia prezantuar programin e kandidatit të ardhshëm Visar Ganiu.
Kasami: Fitoi LSDM-ja dhe humbi BDI-ja Heronjtë e luftës janë aktivistët e Besës, në rast se kemi parasysh votat e shqiptarëve ne kemi dyfishin e votave në krahasim me kundër kandidatin tonë tha kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Eshtë shuar një parti shqiptare në Maqedoni dhe lirisht mund të llogaritet BDI si degë e LSDM’së, njofton Almakos. “BDI-ja u shndërrua në degë të LSDM-së, sipas tij sonte është shuar BDI-ja dhe LSDM-ja është bërë sovran i shumicës së shqiptarëve. Nuk ka më BDI, por ka një degë më shumë të LSDM-së”. U bashkuan Zaevi, Boshkovski, Zejqeviqi dhe gjithë udbashët…
Nga numërimi i të gjitha kutive të votimit për zgjedhjet lokale është nxjerrë një pasqyrë e plotë e rezultateve nëpër komuna shqiptare gjatë rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale. Rezultatet janë si më poshtë! Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Ndërsa në Komunën e Strugës, Tetovës dhe Zhelinës numërimi akoma vazhdon.
“Në Maqedoni, çdo gjë ndryshon, por jo edhe mendësia politike se shteti është pronë e partive në pushtet,”- ka thënë shkrimtari ynë Kim Mehmeti sonte (e diel), për televizionin maqedonas, “Kanla5”. Duke i vlerësuar zgjedhjet e porsapërfunduara, Kim Mehmeti ka pohuar se “edhe në këto zgjedhje vendore, partia maqedonase në pushtet, se bashku me degën e saj shqiptare- BDI’në, kishin pas vetes tërë potencialin shtetëror, që nga njësite policore ‘alfa’ e deri te ‘omegat’ politike”, raporton Almakos. “Dhe ky potencial – posaçërisht ai policor – siç është bërë tani më traditë, më së shumti u përdorë nëpër vendbanimet shqiptare. Kështu…

