Edhe pas disa javëve nga kërkesa që Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov kanë dorëzuar në Gjykatën Penale, akoma s’kanë marrë asnjë përgjigje.
Ndyshe, Prokuroria Spevciale kërkon nga Gjykata Penale e Shkupit të mos ua kthejë pasaportat kryetarit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe ish-shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov.
Ata kërkojnë që gjykata të veprojë njëllojë sikurse me pasaportën e kryeministrit Zoran Zaev, të cilit gjykata ia kthehu pasaportën.
PSP thekson se nuk kanë ndërruar rrethanat që atyre t’u kthehen pasaportat, të cilat ju konfiskuan si garancë për të mos u larguar nga vendi, pas padive që i ngritën ndaj tyre.
Gruevski dhe Mijallkov para disa javësh kërkuan që t’u kthehen pasaportat, pasi ju nevojiten për udhëtime zyrtare jashtë shtetit, ndërsa si garancë se nuk do të arratisen propozuan statuset familjare dhe bizneset që kanë në Maqedoni./Almakos

