Author: Rilinda

Moti në Maqedoni pritet të jetë me diell dhe i ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior, veçanërisht përgjatë Vardarit. Temperatura do të lëvizë prej shtatë deri në 14 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura do të arrijë deri në 12 gradë. Të premten pritet mot me vranësira mesatare dhe temperaturat e mëngjesit do të jenë pak më të larta.

Lexo më Shumë

Në emisionin e sontëm Click Plus që emitohet në Tv 21 debatuan Izet Mexhiti nga BDI dhe Remzi Memedi nga ASH. Në emsion u diskutua për rezultatin zgjedhor si dhe për ankesat e deponuara nga ASH për Strugën. U fol rreth përgjegjësisë për rezultatet e zgjedhjeve tek partitë, dhe sa reflektojnë ato me votat që kanë marr, si u lexua porosia nga votuesit që morën partitë në pushtet, turbulenca në koalicionin qeveritar dhe çështja se si do të reflektojë përçarja e partive politike shqiptare që janë partnere në qeverinë qendrore, njofton Almakos. Sipas Izet Mexhitit, zgjedhjet kanë kaluar në një…

Lexo më Shumë

Rezultati i koalicionit LSDM-BDI, nuk mund të jetë më i madh se i koalicionit të ASH-BESA, duke marrë parasysh fuqine e këtyre partive. Dallimi i koalicioneve, koncepti qytetar e kemi si qëllim, duke u nisur nga barazia, integrimi në BE dhe NATO. Gjuha e Aleancës nuk është gjuhë etno-centrike por . Në lidhje me konceptin qytetar, ai ka kërkuar nga LSDM se çfarë nënkupton me konceptin qytetar. Ai ka shtuar se BDI duhet të sqarojë poashtu çfarë nënkupton me nocionin konceptin qytetar, pasi në një fushatë thirret ‘UÇK, UÇK….’, kurse tani iu bashkua LSDM-së që po e njëjta parti bën…

Lexo më Shumë

Në emisionin e sontëm Click Plus që emetohet në Tv 21 do të debatojnë Izet Mexhiti nga BDI dhe Remzi Memedi nga ASH. Në emsion do të diskutohet për rezultatin zgjedhor si dhe për ankesat e deponuara nga ASH për Strugën. #ClickPlus, sonte, 21:30 drejtpërdrejt në TV21! Tema: Zgjedhjet ikën, problemet shtohen!? Debatojmë me: Izet Mexhiti, BDI Remzi Mehmedi, Aleanca për Shqiptarët A pritet ta përmbysin rezultatin e së dielës, ankesat e deponuara në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve? Kush merr përgjegjësinë për rezultatet e zgjedhjeve tek partitë, dhe sa reflektojnë ato me votat që kanë marr? Si e lexojnë porosinë…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup parashtroi padi penale kundër J.S (48) dhe A.S (43), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Të denoncuarit drogën e kanë marrë në Kosovën fqinje, pas marrëveshjes paraprake me një person nga Kosova, për transport të marijuanës deri në Shkup, ndërsa për kompensim me para prej 500 euro për kilogram, gjegjësisht 7.500 euro. Vlera e drogës së sekuestruar në tregun e sivjetmë narkotik arrin pothuajse 80.000 euro.

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësorë, në seancën e caktuar të 8 nëntorit, do të shqyrtojë dorëheqjen e kryetarit të Gjykatës Penale, Stojance Ribarev. Në dorëheqjen e tij dërguar deri tek Këshilli Gjyqësor, Rybarev shpjegon se arsyet për tërheqjen e tij janë të natyre personale. Si pika tjera në rend dite në seancë janë të vendosura edhe miratimi i rang-listës përfundimtare të kandidatëve për kryetar të Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup, pastaj dhe miratimi i vendimit për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup, pas vendimit numër 08-1030/1 të 20.07.2017./Almakos

Lexo më Shumë

Seanca publik në Gjykatën e Apelit, i cili duhej të merrte në konsideratë ankesën e PSP’Së pas vendimit të Gjykatës Penale për të hedhur poshtë “bomba” si dëshmi në rastin e “tender”, u shty për nesër. Bombat nuk mund të jenë dëshmi në rastet e PSP-së, “Tenderë”, “Toplik” dhe “Tortura”. Kjo do të thotë se në këtë moment Katica Janeva nuk mund t’i shfrytëzojë bisedat e përgjuara kundër ish ministres Kançeska Milevska për ndërtimin e muzeut të VMRO-DPMNE-së. Siç shpjegohi kryetari i Këshillit, gjyqtarja Liljana Shopova është në udhëtim zyrtar, me këtëqë ata kërkuan që seanca të mbahet nesër (e…

Lexo më Shumë

Projektbuxheti për vitin 2018 tashmë është gati dhe para se të miratohet nga Qeveria do t’i jepet publikut, tha sot Ministri i Financave Dragan Tevdovski pas Ditës Botërore të Kursimeve të organizuar nga Shoqata Bankare e Odës Ekonomike. Tevdovski tha se të hënën propozimi do të diskutohet me komunitetet e biznesit dhe pastaj të enjten do të organizohet një debat publik me sektorin e OJQ-ve. “Obligimi ligjor i Qeverisë është të dorëzojë projekt buxhetin në Kuvend deri më 15 nëntor. Për herë të parë ne do të organizojmë një debat publik mbi të cilin do të paraqesim konturet e projektbuxhetit…

Lexo më Shumë

Misioni i OSBE-së në Shkup, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, do të organizojë një konferencë rajonale të mërkurën më 1 nëntor për të diskutuar praktikat rajonale për procesin e përfshirjes së personave pa dokumente të komunitetit rom. Me këtë rast, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Elmi Aziri, Ministri pa Portofol, përgjegjës për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Romët, Samka Ibraimovski dhe Zëvendës Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, Jeff Goldstein do t’iu drejtohen të pranishmëve.

Lexo më Shumë

Për shkak të intervenimeve të caktuara në rrjetin distribues elektrik, pa energji elektrike nesër do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve prej më shumë komunave të Shkupit, QRMK-Shkup pas njoftimit të marrë nga “EVN Maqedoni” SHA. Prej orës 09:00 deri në orën 15:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga f Bardovcë, komuna e Karposhit, në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 16:00 shfrytëzuesit e f. Orashje, shtëpitë e uikendit Vele Pole, f Kuçkovë, f Matkë, f Kondovë, f. Graçan, f Bojan , f Dvorcë. f Kopanicë, f. Radushë, f Svillare e Epërme, f. Svillare e Poshtme dhe…

Lexo më Shumë

Ambasada e SHBA përgëzon qytetarët e Maqedonisë të cilët ushtruan të drejtën e votës në zgjedhjet lokale të tetorit 2017. Përshendesim konkluzat preliminare të OSBE/ODIHR se zgjedhjet ishin konkurruese dhe se respektimi i lirive themelore kontribuoi për një proces demokratik. Këto konkluza janë në pajtim me ato të ekipeve të Ambasadës të SHBA që vëzhguan zgjedhjet në rrethin e parë dhe të dytë. Atje ku ka dyshime për parregullsi dhe keqpërdorime, përsëri ftojmë qytetarët që ato raste t’i paraqesin ndërsa autoritetet përkatëse t’i shqyrtojnë me përpikëri. Poashtu nxisim Komisionin shtetëror të zgjedhjeve dhe autoritetet tjera qeveritare të shfrytëzojnë periudhën pas…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë njoftoi se pret mendime dhe sugjerime për ndryshime në Ligjin për gjykatësit, pas rekomandimeve që i dha Komisioni i Venedikut, të cilat janë publikuar në Regjistrin e vetëm elektronik. Rekomandimet kryesisht kanë të bëjnë me bazat e shkarkimit të gjykatësve, mbajtjen e përgjegjësisë nga gjykatësit dhe shqiptimin e masave disiplinore, ridefinimin e kushteve për zgjedhje të gjykatësve dhe forcimin e funksionit mbikëqyrës të Ministrisë së Drejtësisë. “Qëllimi kryesor i Ligjit është forcimi i pavarësisë dhe integritetit të gjykatësve dhe specializimit të tij në fusha si dhe vërtetimi i kritereve të qarta për përgjegjësi gjatë kryerjes së funksionit…

Lexo më Shumë