Projektbuxheti për vitin 2018 tashmë është gati dhe para se të miratohet nga Qeveria do t’i jepet publikut, tha sot Ministri i Financave Dragan Tevdovski pas Ditës Botërore të Kursimeve të organizuar nga Shoqata Bankare e Odës Ekonomike.
Tevdovski tha se të hënën propozimi do të diskutohet me komunitetet e biznesit dhe pastaj të enjten do të organizohet një debat publik me sektorin e OJQ-ve.
“Obligimi ligjor i Qeverisë është të dorëzojë projekt buxhetin në Kuvend deri më 15 nëntor. Për herë të parë ne do të organizojmë një debat publik mbi të cilin do të paraqesim konturet e projektbuxhetit për vitin e ardhshëm” – tha Tevdovski.
Ministri nuk bëri të ditur se si do të duket buxheti i shtetit vitin e ardhshëm, por tha se deficiti më i ulët se ky vit do të jetë 2.8 përqind./Almakos

