Author: Rilinda

“Borxhi publik duke përfshirë edhe 30 shtatorin paraqet 4.69 miliard euro ose 45.8% të bruto prodhimit vendor (BPV), ndërsa borxhi shtetëror është 3.87 miliard euro ose 37.8% e BPV-së”, deklaroi dje Ministria e financave. Borxhi publik i Republikës së Maqedonisë përfshinë borxhin shtetëror dhe garantues, transmeton gazeta Lajm. “Borxhi shtetëror në tre mujorin e parë të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar është zvogëluar për 9.6 milion euro ose 0.1 %. Borxhi publik në tremujorin e tretë të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar është zvogëluar për 16.8 milion euro me një shumë absolute ose 0.2%”,…

Lexo më Shumë

Për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar, Prokuroria Themelore Publike Shkup ndërmori veprime kundër më shumë personave të involvuar të cilët kanë mundësuar privatizim të kundërligjshëm të tokës në pronë të një komune. Siç kumtoi PTHP Shkup, privatizimit i ka paraprirë procedurë për konfirmimin e statusit të tre objekteve të ndërtuara në mënyrë të kundërligjshme, e cila është realizuar në kundërshtim me ligjin. Si rezultat i kësaj procedure është bërë legalizim i objekteve dhe privatizim i tokës. “Me këtë është mundësuar toka të blihet me çmim prej 1 euro për metër katror, ndërsa çmimi i tregut në ankand në…

Lexo më Shumë

Nga LSDM konfirmuan se më shumë mjete për reklamim të kandidatëve të tyre për fushatën zgjedhore kanë paguar te Televizioni Sitel. Gjatë gjithë fushatës zgjedhore ky televizion nga LSDM ka fituar 155637 euro për reklama politike. “Duke u nisur nga principi i llogaridhënies, përgjegjësisë dhe transparencës, informojmë opinionin se gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të të dy raundëve, koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë u reklamua në shumë televizione kombëtare, rajonale dhe lokale”, thonë nga LSDM. Pas Sitelit, më shumë nga LSDM ka fituar edhe Kanal 5, gjegjësisht 106.389 euro.

Lexo më Shumë

Pesë gjykime për lëndët e PSP-së janë caktuar në nëntor, ndërsa dy prej tyre mbahen për herë të parë. Nga gjykime të tjera të muajit nëntor, më 2 nëntor do të caktohet gjykimi për rastin ‘Lagjja e Trimave’. MPB paralajmëron se do të mbyllen një pjesë e komunikacionit nëpër Shkup, për shkak të vendimit të gjykatës dhe për arsye se do të sillen të akuzuarit deri në gjykatë dhe se rrugët përreth ndërtesës së Gjykatës Themelore Shkup, do të rikahëzohen.

Lexo më Shumë

Me të vërtetë LSDM dhe Zaev bënë një progres të madh për ndarjen e partisë nga shteti, me atë që shkonin në fushatë pas orarit të punës, me vetura partiake ose private. Edhe aty patëm vërejtje serioze, por kishim edhe fjalë miradije, të merituara. Mirëpo kur erdhi radha të mbrohet jarani i koalicionit Ali Ahmeti, gjithçka ra në ujë. Ajo që do të kalonte më së miri, duhej të dështojë me hapat e fundit të fushatës e cila habiti, dëshpëroi dhe hutoi shumë njerëz. Me kalkulimet joparimore dhe me kërkimin e efekteve afatshkurtra politike, pamëshirshëm goditën madje edhe partnerin e…

Lexo më Shumë

Edhe pse një pjesë e ekspertëve dhe opinionit pritën një betejë më të ngushtë mes dy koalicioneve kur bëhet fjalë për numrin e komunave të mara në bllokun politik shqiptarë, përsëri, BDI arriti të konfirmoj epërsinë e rrethit të parë dhe me ndihmën e LSDM-së në rrethin e dytë arriti fitore në 7 komuna, ndërsa 4 komuna i takuan koalicionit BESA-ASH, shkruan “Vërtetëmatësi“. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale Maqedonia i njohu edhe 35 kryetarët e rinj të komunave, procesi i votimit kaloi qetë dhe më parregullsi minimale. Të paktën kështu e vlerësuan një pjesë e mediumeve dhe e…

Lexo më Shumë

Temperatura më e ulët prej -5 gradë Celsius sot në mëngjes është shënuar në Mavrovë dhe Lazaropole, ndërsa më e larta prej 5 gradë mbi zeron në Gjevgjeli. Siç kumtoi DPHM, temperatura prej -4 është shënuar në Tetovë, Shkup, Petrovec, Manastir, Berovë, -3 në Strumicë, D. Kapi, -2 në Prilep, Shtip, Krushevë, -1 në Kriva Pallankë, Kumanovë, Pozharan, Shkup, 0 Pretor, 1 Ohër, Gjurishtë, Vinicë, Topollçan dhe 4 gradë Celsius në Dojran. Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ftohtë me erë të dobët veriore. Temperatura do të arrijë prej 8 deri në 15 gradë Celsius.…

Lexo më Shumë

Këshilli i Prokurorëve Publik, në seancën e së nesërmes(e mërkuë), do të shqyrtojë aplikimet e kandidatëve për pasardhësin e Marko Zvrlevski, gjegjësisht për zgjedhje të prokurorit të ri shtetëror, njofton Almakos. Këshilli i Prokurorëve Publik në Republikën e Maqedonisë ka pranuar kërkesat e 23 të kandiduarëve për dhënien e mendimit nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë me dokumentacion të kompletuar dhe aplikimet e kandidatëve të paraqitur në shpalljen për emërim të Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë, të publikuar më 14.09.2017 në Gazetën zyrtare të RM-së”, theksojnë nga Këshilli i Prokurorëve Publik. Sipas procedurës ligjore, Këshilli i Prokurorëve Publik, me…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi për sot e caktoi seancën e 18-të, e para pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Në rend dite të seancës janë Propozimi i vendimit për ndryshim të Vendimit për dërgim të një pjesëtari të ARM-së në operacionin paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara, UNIFIL në Liban, kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 15 paragrafi 4 alineja 5 dhe neni 69 nga Ligji për tokë ndërtimore, i parashtruar nga kryetari i Komunës Ilinden, kërkesë për dhënie të interpretimit autentik të nenit 12 dhe nenit 13 nga Ligji për tokë ndërtimore, të parashtruar…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i komunës së Gjorçe Petrov, Sokol Mitrevski është arrestuar sot në mëngjes. Sipas mediave maqedonase, Mitrevski është arrestuar me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave lidhur me ndryshimin planeve hapësinore në komunë dhe dhënien e tokës me koncesion. Ai pas arrestimit është dorëzuar në një nga stacionet policore të Shkupit. Përveç tij janë arrestuar edhe disa persona të tjerë, që disa prej tyre mësohet se janë të punësuar në këtë komunë. Sokol Mitrevski ishte kandidat i VMRO-DPMNE-së.

Lexo më Shumë

Mbi 120 prindër, ekspertë dhe profesorë universitar sot do të marrin pjesë në konferencën “Ndihmë dhe mbështetje për prindërit të cilët kanë fëmijë me autizëm”. Konferenca do të mbahet në Muzeun e luftës së Maqedonisë, në organizim të Shoqatës shkencore të Maqedonisë për autizëm (SHSHMA). Pjesëmarrësit do tëp mund të njihen me arsimimin për prindërit e fëmijëve me autizëm në Maqedoni, Kroaci dhe Qipro, ndërsa do të prezantohen edhe shembuj për qasje pozitive në këtë sferë. Konferenca është në kuadër të projektit evropian “Barazi dhe inkluzion social përmes prindërimit pozitiv” (ESIPP). Autizmi është gjendje neurozhvillimore e cila karakterizohet me vështirësi…

Lexo më Shumë