Seanca gjyqësore për rastin “Transportuesi”, në të cilin i akuzuari i parë është kryetari i Manastirit Vlladimir Talevski, sot duhet të mbahet në Gjykatën Penale të Shkupit. Seanca paraprake, më 28 shtatori u anulua për shkak të mungesës të të akuzuarës Jasmina Nikiq Desanovska. Sipas mbrojtjes, e akuzuara Nikiq-Desanovska për shkak të aksidentit rrugor nuk ka mundur me kohë të arrijë nga Manastiri në Shkup. Këshilli gjykues, debatin kryesor e anuloi për sot, për kur, siç njoftojë, do të dërgojë edhe paralajmërim për arrestimin e saj. Në rastin “Transportuesi” janë të dyshuar Talevski dhe 20 persona të tjerë për keqpërdorim…
Author: Rilinda
Deputetët sot sërish do të ulen në bankat e Kuvendit, ndërsa në rend dite janë vazhdimet e tre komisioneve kuvendore, seancës së gjashtë, tetë dhe 12. Në rend dite të vazhdimit të seancës së gjashtë të Kuvendit deputetët mes tjerash do ta shqyrtojnë Propozim-ligjin për ndryshim të ligjit për marrëdhënie pune. Në rend dite janë edhe disa raporte, midis të cilëve Raporti i Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut për vitin 2016, Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2016, Raporte nga hulumtimet e…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot në mënyrë solemne do t’i ndajë bursat “Boris Trajkovski” për vitin akademik 2017/2018. Bursat, siç kumtoi Kabineti i Ivanovit, tradicionalisht ndahen për studime posdiplomike të Programit për administratë të biznesit – MBA në Fakukultetin Ndërkombëtar Shefild, Siti Kolexh në Selanik. Bursat i siguron Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë dhe Universiteti Shefild.
Kryeministri Zoran Zaev së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Koço Angjushev do të marrë pjesë në Forumin ekonomik “Dialogu për ardhmërinë 2017” Forumi Ekonomik, të mbajtur në Vjenë, Austri. Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë do të mbajë fjalim në suaza të debatit me temë “Bashkëpunimi rajonal si pjesë e integrimeve evropiane”, ndërsa zëvendëskryeministri Angjushev do të flasë në seancën e parë plenare “Jetojmë në kohë dixhitale! Vizioni dhe reagimi i investuesve”. Siç informoi pres shërbimi qeveritar, në orët e pasdites, është paraparë që kryeministri Zoran Zaev të realizojë takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe kancelar i ardhshëm…
Oda Ekonomike e Maqedonisë sot organizon prezantim të Propozim-buxhetit për vitin 2018 për komunitetin e biznesit. Në ngjarje, siç është paralajmëruar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, do të marrë pjesë ministri i Financave Dragan Tevdovski, i cili do t’i prezantojë projeksionet në Projekt-buxhetin dhe realizimet e planifikuara makroekonomike. “Përfshirja në procesin e konsultimit në fazën ku krijohet buxheti, do të mundësojë që komuniteti komuniteti i biznesit të japë propozime konkrete të cilat do të kenë karakter zhvillimor, dhe do të jetë me rëndësi të madhe edhe për njohjen me kohë të afaristëve me parashikimet për politikën makroekonomike për vitin e…
Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Në orët e mëngjesit, nëpër fushëgropa të caktuara do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullave të dobëta. Nga fundi i ditës do të ketë rritje të vranësirave, posaçërisht në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit, ndërsa do të ketë kushte për reshje lokale afatshkurta të shiut. Temperatura maksimale do të ulet deri në zero, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 17 gradë Celsius. Në Shkup temperatura e mëngjesit do të ulet deri në një gradë, ndërsa ajo e…
Përfundimisht nuk do të ketë rizgjedhje të gjykatësve, edhe përkundër asaj që koalicioni qeveritar ishte zotuar për një gjë tillë në fushatën zgjedhore. Arsyeja e marrjes së vendimit të tillë është rekomandimi i bërë nga eksperti gjerman Reinhard Priebe në raportin e tij për Maqedoninë, se rizgjedhja e gjykatësve do të kishte efekt shumë negativë në realizimin e reformave në gjyqësor. Duke folur për sistemin AKMIS, ministri i drejtësisë, Bylent Saliji tha se do të ketë kontrolle të rregullta në të gjitha gjykatat e vendit, shkruan tv 21. “Ai grup punues kreu kontroll, gjegjësisht ekspertizë në punën e sistemit të…
Agjentët e dyshuar në rastin e “Lagjes së Trimave” të Kumanovës janë të paprekshëm, edhe pse të akuzuarit kanë piketuar emra të caktuar, ndërsa kjo është bërë e ditur edhe përmes bisedave të përgjuara, që u lansuan në rrjetet sociale. Para se të ndodhte sulmi në Goshincë të Likovës e që javë më pas pasoi me përleshjen e armatosur në Kumanovë, ish gjenerali i policisë në vitin 2001, Stojançe Angellov kishte paralajmëruar një skenar. Angellov pretendonte se për realizimin e tij janë dhënë 2 milion euro, por pa potencuar emra nga kush dhe për kë. “Dikush në shtetin tonë ka…
Nesër në sheshin Skenderbeu në Shkup pritet të protestohet kundër vendimit gjyqësor për rastin ‘Lagja e Trimave’ Protesta organizohet nga disa organizata joqeveritare të cilët ftojnë që të zbulohen porositësit e ngjarjes së Kumanovës me hetim ndërkombëtarë. Protesta do të përfundojë para gjykatës Shkupi1.
Profesori universitar Qashif Bakiu në emisionin Agora të Lajm TV ka numëruar disa arsye se pse apatia politike është bërë trend në vendin tonë. “Ne kemi aktorët e njëjtë që nga fillimi i pluralizmit në Maqedoni. Ndërrimi i tyre është i vështirë, pothuajse i pakapërcyeshëm. Kur qytetari i sheh aktorët e njëjtë, ai me automatizëm lodhet nga po të njëjtit dhe nuk sheh zgjidhje. Element tjetër është edhe elementi i llogaridhënies”, ka veçuar mes tjerash Bakiu. https://www.youtube.com/watch?v=MiqdOgxHJfY
Kryetari i komunës së Shkupit Petre Shilegov ndaloi ndërtimin e fasadave të barokut në Shkup të cilat punime kryheshin me urdhër të ish kryetarit Koce Trajanovski. Është stopuar ndërtimi i 95 fasadave që duhehj të ishin barok që të përshtateshin me objektet tjera të projektit Shkupi 2014, Shilegov për Sakamdakazham.mk tha se janë ndaluar ndërtimet edhe tek objekti ‘Pelagonija’ dhe te qendra tregtare ‘Paloma Bjanka’, në të cilat objekte tani më kishin filluar punët ndërtimore. “Kam dhënë urdhër gojarisht që të stopohen të gjitha punimet. Bëhet fjalë për 95 objekte. Për këto punime ishin parashikuar rreth 90 milion denarë, para…
Në mes të ditës, personi S.M., anëtar i BDI në komunën Saraj, ka sulmuar fizikisht një aktivist dhe vëzhgues të Civilit. Incidenti ka ndodhur dje, më 1 nëntor, në afërsi të qarkores në Gjorçe Petrov, në ora 14. Civili ka marrë masa emergjente dhe kontrollime në terren dhe vërtetim të të gjitha të dhënave, ka kërkuar edhe deklaratë me shkrim nga vëzhguesi dhe e ka siguruar dokumentacionin e duhur për incidentin. Civili konstaton se sulmuesi është anëtar i këshillit zgjedhor në f. Llaskarcë, ndërsa arsyeja për sulmin mbi anëtarin tonë është pikërisht se ai ishte vëzhgues, i akredituar nga Komisioni…

