Kryeministri Zoran Zaev së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Koço Angjushev do të marrë pjesë në Forumin ekonomik “Dialogu për ardhmërinë 2017” Forumi Ekonomik, të mbajtur në Vjenë, Austri.
Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë do të mbajë fjalim në suaza të debatit me temë “Bashkëpunimi rajonal si pjesë e integrimeve evropiane”, ndërsa zëvendëskryeministri Angjushev do të flasë në seancën e parë plenare “Jetojmë në kohë dixhitale! Vizioni dhe reagimi i investuesve”.
Siç informoi pres shërbimi qeveritar, në orët e pasdites, është paraparë që kryeministri Zoran Zaev të realizojë takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe kancelar i ardhshëm i Austrisë, Sebastian Kurc.
Bashkëpunimi bilateral, perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë, si dhe mbështetja e Kroacisë në procesin e integrimit evropian të vendit janë temat për të cilat do të bisedojnë zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane Marija Pejinoviq Buriq në Zagreb.
Osmani nga sot qëndron për vizitë pune dyditore në Kroaci, njofton kabineti i tij.
Gjatë vizitës, Osmani do të realizojë takime të ndara edhe me nënkryetarin e Kuvendit të Kroacisë, Zheljko Rajner, me kryetarët e Komisionit për Çështje Evropiane dhe Komisionit për Politikë të Jashtme në Sabor, Domagoj Ivan Millosheviq dhe Mirko Kovaç, ku do të hapin temat e bashkëpunimit rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të proceseve evropiane, si dhe perspektivat evropiane të të gjithë rajonit.
Në margjinat e vizitës në Zagreb, Osmani do të mbajë edhe ligjëratë në temën: “New page for Macedonia:2018 a credible enlargement perspective” në selinë e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Zagreb me zëvendës-shefin e Përfaqësisë, Milena Rashiq.

